Connect with Us

“Në krye të politikës ka njerëz që kanë vrarë”/ Deklarata e fortë e Saimir Tahirit

Politikë

“Në krye të politikës ka njerëz që kanë vrarë”/ Deklarata e fortë e Saimir Tahirit

Publikuar

-

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërthyer në akuza ndaj politikanëve shqiptarë, teksa foli për mediat pas seancës maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku Prokuroria kërkoi 12 vite burg për të.

Tahiri theksoi se në Shqipëri ka politikanë që kanë vrarë njerëz dhe kanë vjedhur miliona e sot janë në majë të politikës.

“Kam pritur dy vjet. Do pres edhe datën 19 që gjykata të japë vendim. Unë do merrem me drejtësinë, kjo është betejë. Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk kanë shkuar as në Prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Mua më intereson drejtësia dhe liria. Unë dua të jem i lirë.

LEXO EDHE:  Skandal tek Krimet e Rënda/ Humbasin fashikujt e dosjes "Tahiri"

Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike. Unë nuk po mendoj për këtë, por për drejtësinë time”, tha Tahiri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga dorëheqja e Sakos te viktimat e tërmetit/ Maliqi thirrje qytetarëve, opozitës dhe SPAK

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi tha se qeveria ka treguar mungesë papërgjegjshmërie, teksa foli për menaxhimin e situatës emergjente pas tërmetit të 26 nëntorit.

Maliqi i bëri thirrje qytetarëve të opozitës që në muajin janar të bëjnë një reagim mbarëpopullor.

“Jemi përballë një papërgjegjshmërie dhe i bëj thirrje qytetarëve dhe opozitës që ky muaj është pothuajse  zie për viktimat, muajin janar duhet të jetë muaji i reagimit mbarëpopullor se ndryshe njerëzit do të duhet të zgjedhin ose qeverinë e aktrimit ose një qeverisje të ardhshme që do t’u shërbejë qytetarëve, zhvillimit dhe të luftojë këta oligarkë, këtë krim ekonomik dhe këtë babëzi të kësaj qeverie”, deklaroi ai në një intervistë për RTV Ora.

Gjithashtu deputeti i bëri thirrje SPAK-ut të mbledhë të gjitha veprimet hetimore dhe të hetojë përgjegjësin, pasi e cilësoi ngjarjen si të paramenduar.

“I bëra thirrje strukturës së re që do të krijohet, SPAK-ut, që të mbledhë të veprimet hetimore të Prokurorisë së Durrësit, të Lezhës dhe Tiranës dhe të hetohet sepse kemi të bëjmë drejtpërdrejt me një vrasje me paramendim. Diheshin që ato pallate në Thumanë ishin të pabanueshme dhe nuk dihet kush e dha urdhrin  me shkrim apo me gojë për tu futur përsëri në ato banesa.

LEXO EDHE:  Skandali me shpenzimet e luksit/ Prokuroria mashtroi me hetimet ndaj Maznikut

LEXO EDHE:  Akuzat e Tahirit/ Përgjigjet “flakë për flakë” Xhafaj

Ndërkohë kemi vrasje me paramendim për shkak të lejeve të ndërtimit të firmave, të procedurave në qytetin e Durrësit në Tiranë apo në Thumanë, Krujë e me radhë”, u shpreh Maliqi, teksa foli edhe për dorëheqjen Valbona Sakos nga posti i kryebashkiakes së Durrësit.

“Dha dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit. Është enigmë dorëheqja e saj pavarësisht fjalës, mund të kërkonte edhe ndjesë sepse çfarë nuk kanë bërë këto të tjerët dhe nuk kanë dhënë dorëheqje. Kjo tregon se nënkryetari i bashkisë prej 13 vitesh vazhdon të drejtojë bashkinë, ndërkohë që aty bashkia është e para në akuzë bashkë me firmat e ndërtimit”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

CNA.al e paralajmëroi një muaj më parë/ Në krye te AKEP një ndër njerëzit e afërt të Ramës

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela emërohet zëvendësuesi i tij.

Ashtu sikurse CNA.al e zbuloi një muaj më parë, në krye të AKEP-it është emëruar një ndër njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në krye të AKEP-it, tashmë do të jetë juristi Thomas Frashërin, shefin dhe këshilltarin e protokollit të kryeministrit.

Kujtojmë këtu se një ndër emrat e lakuar për të marrë drejtimin e AKEP-it, fillimisht ishte gruaja e gjyqtarit të shumë akuzuar dhe përfolur Ardian Dvorani, Edlira Dvorani.

Por, Rilindja si duket ka bërë në moment të fundit një lëvizje surprizë, duke vendosur në vend të Zelës, një ndër njerëzit e afërt të kryeministrit dhe një ndër të preferuarit e ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 Më poshtë një CV e drejtuesit të ri të AKEP.

Kërkues në fushat e së drejtës publike, historisë, antropologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, këshilltar dhe drejtor i Protokollit të Kryeministrit të Shqipërisë, laureat në shkenca ekonomike dhe sociologjike të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës (Institut de France), anëtar i Fondacionit Charles de Gaulle (Paris), anëtar i Komisionit ndërkombëtar të urdhërave kalorsiakë dhe sistemeve të nderimeve publike (ICOC – Spanjë, Itali).

LEXO EDHE:  Ndryshime në Kodin Penal/ Ja çfarë propozon ish-ministri Tahiri

LEXO EDHE:  Tahiri akuza Prokurorisë/ Bën politikë me një proçes gjyqësor

Arsimin e ulët dhe të mesëm e ka përftuar respektivisht në shkollën 8-vjeçare “Elena Gjika – Dora d’Istria” (1997) dhe në Shkollën e mesme të Gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” (dega frëngjisht, 2001). Thomas Frashëri është formuar dhe specializuar në shkollën doktorale të së Drejtës publike dhe Historisë të së Drejtës të Universitetit Paris II – Panthéon-Assas, në të cilin ka mbrojtur tezën e masterit 2 shkencor “Droit administratif de la preuve et nouvelles technologies de l’information et de la communication” dhe është renditur si major i vitit universitar 2007 në drejtësi dhe si laureat i Fakultetit të Drejtësisë të Parisit.

Lëvizjet e Rilindjes/ Zbulohet zëvëndësuesi i Ilir Zelës në AKEP

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reagimi i Salianjit i falshëm”/ Balla s’i ndahet Bashës: Sulmi i tij shënjestroi edhe një nga prokurorët

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla shprehet se reagimi i ish deputetit Ervin Salianji ndaj pretencës është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij.

Sipas Ballës, sulmi i Bashës ndaj prokurorisë është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë.

“Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  “Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  “Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Më tej, socialisti shprehet: “Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët”./CNA.al

LEXO TE PLOTE