Connect with Us

“Mos shit kolegët”/ Kulluri mesazh Kodhelit

Politikë

“Mos shit kolegët”/ Kulluri mesazh Kodhelit

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli sot në “News 24” ku dikutoi për cështjen e shumë përfolur  të radarëve që është përmendur edhe sot në seancën gjyqësore ku u dha pretenca për Saimir Tahirin.

“Mos shit kolegët nëse mendon të heqësh përgjegjësinë nga vetja” shprehet Kulluri duke iu referuar deklaratave të Kodhelit e cila tha  se asokohe “ ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë për të kuptuar që radarët nuk punonin”.

Postimi i plotë

Shoqes Kodheli i paska “djegur” puna e radareve! Vrap e ne Neës 24 per te folur! Ja keshtu fillon e shqetesohesh, por mos shit koleget nese mendon te heqesh pergjegjesine nga vetja! E di mire vete ti pse anulove proceduren e mirembajtjes se Sistemit te Vezhgimit te Hapsires Detare qe gjete gati ne Ministri per gjoja “mungese fondesh” kur fondet ishin ne buxhet dhe te planifikuara dhe miratuara. Por duhet te sqarosh edhe pse e prokurove dhe me fond akoma me te larte kete sherbim disa muaj me pas. Apo pse ju dha sherbimi kompanise qe ishte perjashtuar nga procedura per mos-zbatim kontrate nga paraardhesi qe perflet pa lidhje! Genje sa te duash por mos harro qe dosjet dhe faktet jane aty!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qepini ato hale”/ Ish-ministri i Ramës merr në mbrojtje Macron

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi ky i fundit i tha “jo” Shqipërisë në lidhje me negociatat.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani merr në mbrojtje Macron, ndërsa thekson se nuk e meriton gjithë këtë lumë fekalesh që sipas tij lëshojnë rilindasit.

“Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Po ashtu, Manjani shkruan se Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Postimi i plotë:

Çfarë tha Macron që të “meritojë” gjithë këtë lumë fekalesh që lëshojnë rilindasit?!

Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”

LEXO EDHE:  “Helikopteri i ushtrisë u ul për shantazh në oborrin e shtëpisë time”/ Kulluri i përgjigjet Topit

LEXO EDHE:  Basha, luftë me Krimet e Rënda/ Anëtari i Këshillit Kombëtar e kryqëzon

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.

Pa dyshim ju foli në fakt edhe Hahn-ërve, Mogheri-ërve, Junk-erve, Tursk-ërve, Knut-ërve e mutsihave të burokracisë së Brukselit që mbyllin sytë kur duhet ti hapin. Që duhet të japin pasqyrë të qartë të realitetit.

Macron në fakt, tha shumë më pak se çka thënë Parlamenti i Hollandës dhe i Gjermanisë. Qamet më pak!

Kryeministri i Italisë erdhi këtu në Tiranë e tha më shumë sesa Macron. Ai tha se si Edi Rama gënjen sa ka kokën. Edhe ja tha mu në sy e faqe kamerave.

Por Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Franca është njëri prej dy vendeve që themeluan Bashkimin Europian që shohim sot. Pa dyshim që fjala e saj është historikisht po aq me peshë sa fjala Gjermanisë.

Qepini ato hale e kuptoni se nuk na e ka fajin askush, pse pranojmë të mashtrohemi për ditë!

Pa u ndarë nga bashkjetesa me mashtrimin nuk ka Europë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk munda ti rezistoj”/ Galdini publikon foton prekëse të ish-mësuesit 85-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i LDE-së, Arian Galdini ka publikuar në një postim në rrjetet sociale, një foto prekëse të një ish-mësuesi, i cili jeton në kushte tejet të varfëra.

Ish-mësuesi, me 5 fëmijë, sot është 85 vjeç, fle në një krevat druri të sajuar me dhoga, në dhomën e tij ku jeton ka veç atë minibibliotekë gjithashtu të sajuar me dhoga dhe atë shtrat.

Por, sikurse shkruan Galdini, “mbi krye nuk mban as foto të bashkëshortes së ndjerë, as të fëmijëve të tij, as të nipërve dhe mbesave…
Mban sipas porosisë së Edi Ramës, foton e Ismail Qemalit dhe sipas bindjes së tij personale foton e Sali Berishës…”

Postimi i plotë:

Nuk munda ti rezistoj kësaj fotoje…

Ky i moshuari këtu është 85 vjeç, ish mësues, me 5 fëmijë, tmerrësisht i varfër, pabesueshmërisht i varfër, fle në një krevat druri të sajuar me dhoga, në dhomën e tij ku jeton ka veç atë minibibliotekë gjithashtu të sajuar me dhoga dhe atë shtrat, e megjithatë mbi krye nuk mban as foto të bashkëshortes së ndjerë, as të fëmijëve të tij, as të nipërve dhe mbesave…
Mban sipas porosisë së Edi Ramës, foton e Ismail Qemalit dhe sipas bindjes së tij personale foton e Sali Berishës…

LEXO EDHE:  “Edhe kur urojnë nuk thonë të vërtetën”/ Kulluri “masakron” Ramën e Bashën

LEXO EDHE:  Dëshmia në sallën e gjyqit/ Tahiri tregon si informoi Kodhelin me shkresë sekrete  

Kur e vizitova sot në shtëpinë e tij, nuk i fola për asgjë…

I kërkova leje veç për këtë foto…

U tregua i mirë e më lejoi.

Foton ma bëj, tha, por votë sta jap.

I thashë: Votën tënde nuk e dua se bëj mëkat po ta kërkoj.

Por një nder e dua prej teje, i thashë, lëru porosi djemve të ti japin me vete këto dy foto që ke mbi krye kur të shkosh në atëbotë… Të uroj jetë të gjatë. Por kur të të vijë koha për të kaluar matanë, meri këto 2 foto me vete, mos të humbasësh rrugën andej… Se këndej e paske zgjidh gjithçka…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është pengesa e vetme për integrimin”/ Kryemadhi sulmon ashpër “njeriun e saj special”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të forta pasi BE nuk arriti në një unanimitet për të hapur negociatat për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësoi si përgjegjës dhe pengesë kryesore për bllokimin e rrugës europiane të shqiptarëve.

“Me Edi Ramën, integrimi në Bashkimin Europian është një objekt i pamundur dhe ëndërr e parealizuar. Shqipëria nuk mund të jetë peng i Edi Ramës. Dorëheqja e tij do të ishte reflektimi më i vogël.

Shqip e duan Europën, dhe duan të jetojnë me standardet e saj. Shqiptarët e kanë të qartë se pengesa e vetme është Edi Rama. Dështimi i Ramës është personal, i fokusuar vetëm te ai, i cili rrënoi të ardhmen e shqiptarëve, i grabiti ata, u pasurua në kurriz të tyre dhe largoi mijëra shqiptarë nga Shqipëria”-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE:  “Helikopteri i ushtrisë u ul për shantazh në oborrin e shtëpisë time”/ Kulluri i përgjigjet Topit

LEXO EDHE:  Zbulohet se kur filluan të fiken radarët që kontrollojnë hapësirën detare dhe nga kush

Por, çuditërisht Monika Kryemadhi duket se e paska harruar që Edi Ramën e solli vetë ajo në pushtet së bashku me Ilir Metën, dhe se për më tepër ai është edhe “njeriu special”, i kryetares së LSI-së.

Për më tepër lexoni linkun më poshtë:/ CNA.al

Video/ Zbulohet mashkulli special i Monika Kryemadhit

LEXO TE PLOTE