Connect with Us

Me apartament dhuratë dhe dy kredi/ Zbulohet deputeti më i varfër i Rilindjes

Vetingu

Me apartament dhuratë dhe dy kredi/ Zbulohet deputeti më i varfër i Rilindjes

Publikuar

-

Deputetët janë kategoria më e pasur në Shqipëri. Jo vetëm ata që vijnë nga fusha e biznesit por edhe ata që s’kanë lidhje me biznesin.

Pavarësisht se çfarë arsimimi dhe niveli kanë, deputetët shqiptarë, janë njëri më pasur se tjetri.

CNA.al ka zbardhur në vijimësi pasuritë e politikanëve dhe sigurisht ka edhe të varfër në mes të pasurve, nëse mund ta themi kështu.

Më i varfri i miliarderëve të Kuvendit dhe njëherësh më i varfri i socialistëve, është deputeti Rolant Xhelilaj.

                                          Rolant Xhelilaj

Ky i fundit nga viti 2003 deri më 2013,ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës dhe Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste. Nga 2003 deri në 2005 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës së Durrësit. Nga 2013 deri në Prill 2017 – Prefekt i Qarkut Durrës si dhe është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e Xhelilajt sipas të dhënave të marra nga ILDKPI. Xhelilaj deklaron pasuri të patundshme një apartament me sipërfaqe 156 m2 që ia kanë bërë dhuratë si dhe një apartament me sipërfaqe 150.9 m2, të cilën thotë se ka blerë me kredi në shumën 100 000 euro.

Përveç kësaj kredie ai ka marrë dhe një tjetër që e deklaron në vitin 2018  në shumën 500 000 lekë, por nuk e specifikon se për çfarë, ndërkohë që nga kredia e parë ka pa shlyer shumën 23 366 20 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga deputeti socialist Rolant Xhelilaj.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Ap. me sip.156 m2, dhuratë.

Depozita bankare në shumat 10 000 00 dollarë dhe 2 000 000 lekë.

Depozitë kursimesh në shumën 1 000 079 lekë.

Ap. me sip. 150.9 m2 blerë me kredi në shumën 100 000 euro.

Të ardhura nga puna në firmën “Best construction”, në shumën 540 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese në shumën 477 000 lekë.

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 66 202 03 euro.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga puna në prefekturën e Qarkut Durrës, në shumën 248 697 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në shumën 159 000 lekë.

Viti 2014

Depozita bankare shtuar me 674 99 lekë dhe 384 245 lekë.

Depozita bankare shtuar me 81 837 lekë.

Makinë tip Benz  në emër të djalit me vlerë 5 000 euro.

Të ardhura nga paga për vitin 2014 në shumën 1 033 808 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si zv drejtore në një shkollë 9 vjeçare në shumën 621 333 lekë.

Të ardhura nga paga në Drejtorinë e Policisë Durrës, në shumën 246 712 lekë.

LEXO EDHE:  Debat me Pezën për pasuritë/ Shkullaku: Në dallim nga ti, edhe mjekrën e kam të deklaruar

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 58 831 euro.

Viti 2015

Depozitë bankare në shumën 2 000 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 10 03 dollarë.

Depozitë bankare në shumën 1 095 212 51 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 1 027 488 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si zv drejtore në një shkollë 9 vjeçare në shumën 777 600 lekë.

Të ardhura nga paga në Drejtorinë e Policisë Durrës, në shumën 560 870 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës 10 360 euro.

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 50 874 euro.

Viti 2016

Depozita bankare në shumat 2 000 000 lekë dhe 10 139 46 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 1 106 639 23 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 1 014 732 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si zv drejtore në një shkollë 9 vjeçare në shumën 635 016 lekë.

Të ardhura nga paga si specialist në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 1 025 280 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës 33 159 euro.

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 42 097 07 lekë.

Viti 2017

Depozita bankare në shumat 2 000 000 lekë dhe 10216.96 dollarë.

Depozitë bankare në shumën 1 111 345 50 lekë.

Llogari e pagës në shumën 851 833 55 lekë.

Llogaria e pagës së djalit në shumën 93 490 83 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 631 066 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si zv drejtore në një shkollë 9 vjeçare në shumën 622 296 lekë.

Të ardhura nga paga si specialist në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 971 858 lekë.

Të ardhura nga paga si deputet në shumën 922 406 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës 387 55.00 euro.

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 32 902 30 euro.

Bashkëshortja deklaron një sip.49 000 m2.

Viti 2017 (Deklaratë pas largimit nga funksioni)

Të ardhura nga paga e prefektit në shumën 391 466 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 218 288 lekë.

Të ardhura nga paga si specialist në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 273 533 lekë.

Viti 2018

Depozita bankare në shumat 102 17 lekë dhe 4728 23 lekë.

Gjendja e llogarisë në shumën 649 130 65 lekë.

Gjendja e llogarisë në shumën 72 980 76 lekë.

Gjendja e llogarisë në shumën 84 928 18 lekë.

Të ardhura nga paga si deputet në shumën 2 956 097 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si zv drejtore në një shkollë 9 vjeçare në shumën 673 512 lekë.

Të ardhura nga paga si specialist në Autoritetin Portual Durrës, në shumën 1 214 619 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës 36 672 euro.

Kredi 100 000 euro. Shuma e pashlyer është 23 366 20 lekë.

Kredi bankare në shumën 500 000 lekë. Shuma e pashlyer është 195 857 55 lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet “filtrit” të Vettingut.

Trupa Gjykuese e cila do të bëjë rivlerësimin e Hajdarmatajt, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

LDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se Hajdarmataj ka deklarime të sakte, burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Ndërsa KPK është shprehur se pas hetimeve ka figuruar se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, një me 5 milionë dhe një tjetër me vlerë 1 milionë. Sipas KPK këto llogari e kanë burimin nga kursimet e pagës prej vitit 1997 deri në vitin 2016, duke deklaruar se deklarimet e tij përputhen.

Në llogari të Hajdarmataj janë edhe dy shuma parash , prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh  të dërguara nga i vëllai me banim në Angli. KPK deklaron se pas verifikimeve ka rezultuar se i vëllai figuron me punësim të ligjshëm në Angli duke i quajtur dhuratat të justifikuara.

LEXO EDHE:  Rilindja, si pjellë e krimit dhe korrupsionit në vend!

LEXO EDHE:  Zbulohet kush e rrahu deputetin e Lulit/ CNA.al gjen autoren e dyshuar

Kujtojmë këtu se Hajdarmataj, është një ndër tre prokurorët që kohë më parë kërkuan arrestimin e sih-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda./ CNA.al

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet të hënën me Vetingun

Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kryeprokuror/ KLP s’bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Duke qënë se në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një dakordësi mes anëtarëve të KLP-së sa i takon metodologjisë, kjo pikë e rendit të ditësh është shtyrë për në mbledhjen tjetër.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP.

LEXO EDHE:  Europarlamentari McAllister inkurajon Shqipërinë

LEXO EDHE:  Debat me Pezën për pasuritë/ Shkullaku: Në dallim nga ti, edhe mjekrën e kam të deklaruar

Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Lulzim Alushi ka paditur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara dhe ndërkohë Apeli administrativ i la afat deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apeli Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra, duke shmangur kështu përballjen me Vettingun.

Haxhialushi ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë dhe në KLGJ si dhe pranë KPK-së, me motivacionin se po largohet nga sistemi për arsye shëndetësore.

Kujtojmë këtu se Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazës së  dytë të Vettingut, por ende pa datë seance.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Haxhialushit, i cili rezulton se ka pafund pasuri të patundshme, për të cilën thotë e ka trashëgimi.

Bëhet fjalë për prona në bregdet, Gjirin e Lalzit, në Durrës, në Karpen të Kavajës, por jo vetëm.

Sipas një vëzhgimi i bërë në Open Spending Albania, Haxhialushi, rezulton se është pronar i 47 ha pyll në Vorë, 62500 m2 truall i lirë në zonë rurale Vorë, 200 m2 truall në Shetaj Durrës, 58000 m2 ullishte Marqinet Tiranë, 26.19 m2 garazh në Tiranë, 280 m2 truall Karpen Kavajë, pronar i një toke e kompensuar me 4.600.000 lekë Kavajë, 47.5 m2 truall në Kavajë, ¼ e 38000 m2 në Shetaj Durrës si edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 106.72m2. Kjo është ajo çfarë ai ka deklaruar me 23.03.2017.

LEXO EDHE:  Njihuni me deputetin miliarder të Kuvendit/56 shtëpi, zyra, dyqane e karburante

LEXO EDHE:  “Largohem nga politika”/ Rama sfidon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin

Në linkun më poshtë pasuria e zbardhur e Haxhialushit:/ CNA.al

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në katër qytete

 

LEXO TE PLOTE