Connect with Us

“Marrëdhënia me Shqipërinë e pakthyeshme”/ Leyla Moses-Ones vlerëson Forcat e Armatosura

Sociale

“Marrëdhënia me Shqipërinë e pakthyeshme”/ Leyla Moses-Ones vlerëson Forcat e Armatosura

Publikuar

-

E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-Ones deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pamatshme dhe të pathyeshme. Ones përgëzoi Shqipërinë për respektimin e zotimit të bërë në Samitin e Uellsit për arritjen në 2% të PBB në NATO.

“Çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profesionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të përgatitura, të gatshme për të luftuar, në cdo kusht. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimin e Samitit të Uellsit për arritjen në 2% të PBB.

SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit.

Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur” tha e ngarkuara me punë e SHBA-së.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte sot kështu.

“SHBA na është gjetur në momentet më të vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër.

Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatimit të reformës në drejtësi. SHBA ka pajisur forcat e armatosura shqiptare me armë moderne. Në termat e kontributeve për frymë, Shqipëria renditet e dyta pas SHBA-së. Baza ajrore në Kuçovë do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e SHBA-së” tha ministrja.

Deklaratat e ngarkuara me punë e SHBA-së  dhe ministrja e Mbrojtjes i bënë gjatë ceremonisë së nderimit me Medaljen e Mirënjohjes për Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata pas termetit, mblidhet Grupi i Punës në MFE/ Kemi çdo fond, monitorim situatës

Publikuar

-

Nga

Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale.

MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren, për t’u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.

Edhe pse këto struktura po evidentojnë dëmet në terren, është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se MFE, disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore.

Si institucioni, që ka në varësi Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për të bërë verifikimin e gjendjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut www.ishmt.gov.al , si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për çdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected] .

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Shtabi i Emergjencave i ngritur nga Prefektuera e Tiranës pas tërmeteve që kanë trunditur Shqipërinë pasditën e sotme, ka ngritur 6 pika në ambiente të hapura.

Këto gjashtë pika janë vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe do të shërbejnë për të pritur qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe rrezikojnë të qëndrojnë brenda tyre.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surpriza për gazetarin/ Meko ikona e ZP feston me stafin e politikanë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Drejtori i RTSH Korça, Muharrem Mako feston ditëlindjen. Meko është surprizuar nga miqtë e tij më të ngushtë dhe politikanë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meko ka falenderuar të gjithë ata që e bënë këtë ditë të rëndësishme për të edhe më të bukur.

“24 orë intesive, me urime, telefonata nga larg, surpriza…e sot e ulëm siparin e këtij eventi personal me me këtë “rrethin e ngushtë “, tek ” ANTONETA “, në Boboshticë !

Kaluam disa orë të këndshme së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Rtsh-se Thoma Gellcin, ish zv/ kryeministrin e Shqipërisë e deputetin Niko Peleshin, Kryetarët e Bashkive Korçë e Devoll, Sotiraq Filo e Eduard Duro; me Tonin Frokun, Arben Gëllçin, Agron Matrakun, Kristaq Musllin e Ilir Dinellarin…

Në vazhdën e surprizave ishte edhe prezenca e ish kolegut të ZP, gazetarit e fotografit të mirënjohur Agim Rama. Botën do të më kishit falur, sikur të gjithëve t ju kisha aty.Faleminderit ,u jam mirënjohës të gjithëve juve që ma bëtë kaq të lumtur këtë ditë. Vetëm suksese e gëzime paçi !”, shkruan Meko.

Më tej Muharrem Meko tregon se si ka vijuar festa gjatë pasdites e teksa përshkruan me detaje surprizën që miqtë e tij më të ngushtë i kishin bërë.

“Kurrë nuk e kam përjetuar një surprizë të tillë, sinqerisht do te mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës time ! Paraditen e mbylla mes urimesh pafund.

Mbasditen e kisha planifikuar në dispozicion të familjes, por aty rreth orës 17:00, më njoftuan se ” një biznesmen nga Gjirokastra kërkonte të më takonte , pasi donte një reklamë ne Rtsh Korça…” etj. -Ok, po nisem – thash.

Ngjita katin e dytë dhe pyeta, se kush më kërkonte ,por ç’të shikoj. Përpara syve të mi plasi një fishekzjarre…edhe një tjeter, edhe një tjetër…dhe dera e sallës qe u hap menjëherë e ku gazetarë, kameramanë, bashkëpunëtorë e gjithë punonjësit, që po këndonin thuajse nën një zë; shumë urime për ty…shumë urime për ty…! Të them se u emcionova, është pak, por po mjaftohem me kaq.

U jam mirënjohës përjetësisht ! Nuk gjej dot fjalë tjetër. Jeni njëri me i mirë se tjetri, ju stafi i mrekullueshëm i Rtsh Korçës…! Pasioni juaj për punën, më ka bërë krenar, kjo e sotmja kalon ç’do cak….! Ç mund të kërkoj më tepër se sa kaq, një drejtues institucioni !!!? -Thjesht më keni lumturuar…

Druaj se në këtë kurth” ke dorë edhe ti Jetmir Shpuza…ta paça borxh o Stafa Ymeri…!”, shkruan Meko.

Stafi i CNA.al i uron shëndet e mbarësi Muharrem Mekos, gazetarit dhe politikanit të palodhur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE