Connect with Us

Makina përplas kalimtarin në Elbasan, shoqërohet drejtuesi

Kronika

Makina përplas kalimtarin në Elbasan, shoqërohet drejtuesi

Publikuar

-

Një këmbësor është përplasur nga një makinë gjatë paradites së sotme në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pranë prefekturës së qytetit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i pari ai që i ka dhënë ndihmën të lënduarit, duke lajmëruar edhe ndihmën e shpejtë.

Mësohet se i aksidentuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pësuar dëmtime të shumta.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik pas mesnatës/Humbin jetën 4 persona

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ku dhe po kryhen veprimet e rastit. CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet mashtrimi me kreditë/ Goditet grupi prej 6 personash në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka goditur disa raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare, nëpërmjet operacionit të koduar “Kredia”.

Mësohet se blutë kanë ndaluar shtetasin me iniciale A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, raportohet se ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim, edhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit, duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300 000 lekë, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190 000 lekë.

Të dyja shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, nëpërmjet kredive që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik pas mesnatës/Humbin jetën 4 persona

LEXO EDHE:  Po transportonte nënën në spital/ Aksidentohet ish-kreu i AKU

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për të shpenë më tej hetimin për konsumimin e veprës penale të ‘’Mashtrimit’’, e kryer në bashkëpunim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrihet barbarisht babai i dëshmitarit kundër Shullazit/ Dy autorët i marrin paratë

Publikuar

-

Nga

Rrihet barbarisht Naim Musai, babai i dëshmitarit të Prokurorisë, që u rrëfye kundër bandës së Shullazit.

Pasi e kanë dhunuar, dy autorët i kanë vjedhur edhe çantën ku kishte 150 mijë lekë dhe 275 euro.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen numër 13, tek “Rrota e Kuqe”, në Plazh Durrës. Babai i Besnik Musait punonte si kambist. Gjatë grabitjes, ai ka marrë dëmtime në kokë, fytyrë dhe në trup.

“Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

LEXO EDHE:  Policia i kontrollon shtëpinë/Arrestohet 23-vjeçari nga Librazhdi

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Indonezi/ Humbin jetën 26 persona

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Vepra penale e konsumuar është ”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Besnik Musai dëshmoi kundër Emiljano Shullazit, lidhur me konfliktin me Ylvi Beqjan. Dëshmitari ka qenë për 5 vite shoferi i Ylli Beqajt, i cili i kishte dhënë Shullazit 80 mijë euro. Më parë ai ka deklaruar se është kërcënuar personalisht edhe familja e tij. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentohet një alpinist në Tomorr/ Niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një alpinist është aksidentuar pasditen e sotme në Malin e Tomorrit.

Mësohet se alpinisti ka thyer këmbën, pasi ka rrëshkitur në ngjitje dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 personash. Ata ishin nisur nga Qafa e Dardhës në Librazhd dhe pranë vendit të quajtuar “Çesma e Tarikos” alpinisti ra nga një zonë të thepisur.

LEXO EDHE:  Detajet që e lidhin shokun e dhëndrit të Sejdinit me ngjarjen e Elbasanit

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Makina e OSHEE përplas biçikletën

Shokët që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë nga atje me helikopter për shkak të borës së madhe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE