Connect with Us

“Lëvizje brenda PD kundër Bashës”/ Çfarë paralajmëron Edvin Kulluri

Politikë

“Lëvizje brenda PD kundër Bashës”/ Çfarë paralajmëron Edvin Kulluri

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka paralajmëruar lëvizje brenda PD-së kundër Bashës brenda disa ditësh.

Sipas Kullurit demokratët janë të pakënaqur dhe PD-së duhet ti kthehet meritokracia, gara dhe ideologjia e djathtë e qartë.

“Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja.

Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë”, tha Kulluri në studion e Report Tv./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE