Vetingu
La të lirë mikun e Shullazit/ Si ka ndryshuar në 18 vite, pasuria e gjyqtarit të Apelit

Gjyqtari i Apelit, Genti Shala ka qenë pjesë e trupës gjykuese, e cila para pak ditëve liroi nga burgu, anëtarin e bandës së Shullazit, Gjergji Cukali.
Pas katër muajsh hetimesh u desh vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranës për të lënë të lirë Cukalin, i cili ishte arrestuar si personi i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Gjykata e Shkallës së parë, pati dhënë masën “arrest me burg”, por Apeli e zëvendësoi me masën “detyrim paraqitje”.
Lirimi i Cukalit nga Apeli ka ngritur një sërë dyshimesh, derisa as Gjyka e Lartë nuk funksionon.

Por, trupa gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala ende nuk kanë dalë në Vetting dhe nëse kanë dhënë një vendim të ndikuar, gjithçka do të zbardhet në këtë proces.
Për të tre gjyqtarët ka nisur procesi i verifikimit, nga KPK, ndërsa CNA.al, përveç anës së tyre profesionale do të bëje publike pasurinë e tyre dhe do të raportojë hap pas hapi gjatë procesit të Vettingut.
Gjyqtari Gentjan Shala, deklaron si të ardhura, pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Kujtojmë se Shala, në vitin 2007 është zgjedhur edhe anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve.
Në deklaratën fillestare të vitit 2003 ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, ndërtuar para vitit ’90, privatizuar në vitin 1993 me vlerë 10 000 lekë dhe deri në vitin 2012 deklaron vetëm të ardhurat nga paga.
Ndërsa në vitin 2010 ai deklaron një tjetër apartament të përfituar nga privatizmi në Shkodër. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, me vlerën 6 000 000 lekë.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar një kontratë porosie për një apartament banimi me sipërfaqe 249 m2 me vlerë totale 99 600 euro, prej së cilës 24 600 euro janë paguar më 18.10.2012, 50 000 euro përfituar me kredi janë paguar më 20.12.2012 dhe 25 000 euro do të paguhen në momentin e dorëzimit të apartamentit, shkruan CNA.al.
Ndërsa në vitin 2017, ai deklaron se apartamentin në Shkodër, e përfituar nga privatizimi në vitin 2010 e ka shitur në në vlerën 52 000 euro.
Nëse shikojmë pasurinë e deklaruar prej tij dhe e krahasojmë me kolegët duket se gjyqtari Genti Shala është më i varfëri. Gjithsesi do të jetë Vettingu që do ta vërtetojë këtë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Gneti Shala.
Viti 2003
Ap.banimi me sip. 100 m2, ndërtuar para vitit ’90, privatizuar në vitin 1993 me vlerë 10 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shumën 900 000 lekë bruto.
Babai, të ardhura nga pensioni i pleqërisë, në shumën 160 000 lekë.
Nëna, të ardhura nga pensioni i pleqërisë, në shumën 100 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga në shumën 590 216 lekë.
Para Cash në vlerën 300 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga në shumën 1 135 204 lekë.
Para Cash në vlerën 600 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura nga paga në shumën 1 352 400 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në shumën 135 000 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga në shumën 1 954 200 lekë.
Dieta në vlerën 586 620 lekë.
Para Cash në vlerën 1 000 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga në shumën 130 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura nga paga në shumën 1 560 000 lekë.
Dieta në vlerën 400 000 lekë.
Para Cash në vlerën +500 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga në shumën 1 140 000 lekë.
Të ardhura nga paga si ish anëtar i KQZ në shumën 35 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në shumën 300 000 lekë.
Pensioni i babait në shumën 228 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 144 000 lekë.
Para Cash në vlerën 3 000 000 lekë.
Ap. banimi me sip. 100 m2, në vlerën 6 000 000 lekë, përfituar me privatizim.
Viti 2011
Të ardhura nga paga në shumën 1 140 000 lekë.
Të ardhura nga paga si ish anëtar i KQZ në shumën 420 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në shumën 300 000 lekë.
Para Cash në shumën +600 000 lekë.
Viti 2012
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në shumën 35 000 lekë.
Kontratë porosie ap. banimi me sip. 249 m2 me vlerë totale 99 600 euro, prej së cilës 24 600 euro janë paguar më 18.10.2012, 50 000 euro përfituar me kredi janë paguar më 20.12.2012 dhe 25 000 euro do të paguhen në momentin e dorëzimit të apartamentit.
Viti 2013
Të ardhura nga paga në shumën 1 140 000 lekë.
Të ardhura nga paga si ish anëtar i KQZ në shumën 600 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në shumën 53 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 45 000 euro për kredi bankare për blerje ap. banimi.
Detyrime të paguara në vlerën 4 537 euro për kredi bankare për blerje ap. banimi.
Marrëveshje për blerjen e sip. 20.2 m2 brenda apartamentit të blerë më parë në vlerën 1 161 500 lekë dhe afat shlyerje deri më 31.12.2014.
Para Cash në shumën 600 000 lekë.
Viti 2014
Pakësim i të ardhurave me 600 000 lekë.
Kredi bankare, 50 000 euro, marrë në vitin 2012, kësti mujor 387 euro/muaj.
Detyrim ndaj një shoqërie, 4 661 400 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie, 1 161 500 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga shitja më 29.03.2016 e automjetit tip ‘Mercedes – Benz A class’, vlera 380 000 lekë.
Kredi bankare marrë më 24.10.2012 në shumën 50 000 euro, këst mujor 376 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 45 500.94 euro.
Detyrim i mbetur pashlyer ndaj një shoqërie për shkak të diferencës së papaguar të çmimit të përgjithshëm, detyrim i pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm, 4 661 400 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie për shkak të blerjes së sipërfaqes 20.2 m2 rezultuar e tepërt në ap. e blerë më parë, detyrim i pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm, 1 161 500 lekë.
Bashkëshortja Marilda Shala, shpenzime për blerjen e një automjeti tip ‘VË Golf Plus’ më 26.04.2015, viti i prodhimit 2006, vlera 600 000 lekë.
Viti 2016
Gjendja cash, 200 000 lekë.
Kredi bankare, marrë më 24.10.2012 në shumën 50 000 euro, këst mujor 387 euro.
Detyrimi i shlyer, 4 400 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 74 260 euro deri më 24.10.2032.
Detyrim i mbetur pashlyer ndaj një shoqërie për shkak të diferencës së papaguar të çmimit të përgjithshëm, detyrim i pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm, 4 661 400 Lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie për shkak të blerjes së sipërfaqes 20.2 m2 rezultuar e tepërt në ap. e blerë më parë, detyrim i pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm, 1 161 500 lekë.
Viti 2017
Shitje ap. me sip.69 m2 në Shkodër në vlerën 52 000 euro.
Gjendje cash në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga në shumën 1 298 454 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si nëndrejtoreshë pranë Fondacionit Shkollor Austriak në shumën 74 236 lekë në muaj.
Nga kredia prej 50 000 euro janë shlyer 18 000 euro.
Nga kredia prej 50 000 euro janë shlyer 4 529 41 euro, ndërsa kanë mbetur pashlyer 23 786 29 euro.
Detyrim ndaj një shoqërie janë shlyer, 4 661 400 lekë.
Detyrim ndaj një shoqërie janë shlyer 1 161 500 lekë.
Viti 2018
Shtesë, gjendje cash në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga në shumën 1 317 845 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 863 282 lekë.
Pensioni i nënës, në shumën 238 044 lekë.
Nga kredia prej 50 000 euro janë shlyer 4 424 5 euro, ndërsa pashlyer 21 480 78 euro./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur...

Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?
Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini po përballet sot në një seancë dëgjimore, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Anton Martini, njëkohësisht është edhe kandidat për...