LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e "tradhëtoi" kryebashkiakun e Vaut të Dejës?/ Gazmend Bardhi tregon "spiunin"

10 Shtator 2019, 17:55, Denoncim CNA
Kush e "tradhëtoi" kryebashkiakun e Vaut të Dejës?/

Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka qenë i intervistuari i ditës i TV “A2-CNN”, ku denoncimi i inkriminimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka qenë në fokus.

Ndërsa ka thenë se gjithsa ka adresuar për Babanin PD e ka të dokumentuar, Bardhi ka zbuluar dhe “spiunin” që bëri të mundur të identifikoj inkriminimin e kryebashkiakut të rilindjes, që rezulton të jetë i treti në rradhën e të tillëve, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës. Madje Bardhi ka deklaruar se në dijeni të të inkriminuarve është edhe kryeministri Edi Rama e se PD nuk e ka patur informacionin para mbajtjes së votimeve të 30 qershorit.

?Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit?Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm Kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar?, tha  Gazmend Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga