Connect with Us

Kryemadhi i del kundër Bashës/ LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën kryeministër

Politikë

Kryemadhi i del kundër Bashës/ LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramen Kryeministër. Kjo është deklarata që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dha për Neës24.

Ndër të tjera ajo tha se partia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve.

Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë.

Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri.

Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik.

Në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi .

Për mungesën e dialogut të deritanishëm midis palëve, Kryemadhi bën fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant.

Monika Kryemadhi kërkon që organet e reja të drejtesisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo do të minojë edhe më shumë krizën poltike në vend.

E pyetur rreth komisionit hetimor që është ngritur për Presidentin Meta, Kryetarja e LSI, përgjigjet:

“Nuk më shqetëson fare kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI, axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku në të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës.

Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”

Kryemadhi deklaroi se djegia e mandateve nuk ka qenë një gabim, pasi me këtë veprim opozita tregoi se nuk dëshironte të ishte fiktive në Parlament.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE