Connect with Us

Kriza nuk zgjidhet me pazare/ Patozi “shuplakë” politikës

Politikë

Kriza nuk zgjidhet me pazare/ Patozi “shuplakë” politikës

Publikuar

-

Koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi i ka dhënë një “shuplakë” të fortë klasës politike, ndërsa theksoi se kriza nuk zgjidhet me pazare.

Në një intervistë për Vizion Plus, Patozi tha se largimi i Metës nuk i jep fund kësaj krize politike.  Sipas tij e vetmja mënyrë që të dalim nga kjo gjendje në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshme pas ndryshimeve në reformën zgjedhore.

Sa i takon dëshmisë së presidentit Meta në Komisionin Hetimor Parlamentar, Patozi tha se “E vetmja befasi sot ishte etika që palët shfaqën ndaj njëri tjetrit dhe me thënë të drejtën mua nuk më pëlqen shumë pasi kam parasysh se është i njëjti president e njëjta mazhorancë e cila shkumëzoi gjatë periudhës së verës dhe sidomos gjatë fushatës elektorale dhe nuk është më një shenjë e mirë, sepse kam përshtypjen se dëmet më të mëdha të këtij vendi  i shkaktohen kur palët vendosin që të bëjnë Pazar dhe jo kur palët janë emocionalë dhe e çojnë konfliktin deri në ekstrem.”

LEXO EDHE:  Astrit Patozi ironizon Ramën/ Mos i trego bilbilit pyllin

Gjithashtu ai theksoi se dukej sikur ose jemi para një pazari ose politika është aq hipokrite saqë përpiqej që të tregojë atë që në fakt nuk është.

“Në të dy rastet  unë them se do të ishte një humbje për publikun të mos harrojmë se mazhoranca dhe presidenti e kanë çuar në zgrip konfliktin midis tyre dhe unë këtë e konsideroj si fundin e shtetit në një farë mënyrë dhe kjo nuk mund të zgjidhet as me Pazar dhe as me shkarkimin e Ilir Metës në këtë rast.”-deklaroi Astrit Patozi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat me BE-në/ Greqia ende e pavendosur

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për raportet midis dy vendeve.

Sipas Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë kushtin kryesor të vënë nga Athina me qëllim që të marrë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE, të jap t’i drejta minoritetit grek.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në prenoncimin e tij për “Kathimerini”.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nxorri gishtin e mesit protestueve/ Qytetarët “masakrojnë” Borchardt

Publikuar

-

Nga

Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në vendin tonë, Berndt Borchardt, teksa i nxorri gishtin e mesit protestuesve pas thirrjes së këtyre të fundit “Rama ik”, qytetarët kanë reaguar mjaft të irrituar.

Për kameran e Fax news” ata kanë dënuar këtë veprim të ulët.

 “Ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha një qytetare.

LEXO EDHE:  Patozi e  thotë copë/ Rama ka bërë llogari me Bashën

LEXO EDHE:  Profesori Përparim Kabo i bashkohet protestës së artistëve: Politika nuk e di se ç'është kultura

Ndërsa një qytetare tjetër shprehet se  “Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Edhe Kolegji zbaton porosinë e Edi Ramës për t’i vënë kapakun 30 Qershorit

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al


LEXO TE PLOTE