LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kombëtarja pa pasaporta diplomatike/ LSI sulmon Ramën

10 Shtator 2019, 09:29, Politikë CNA
Kombëtarja pa pasaporta diplomatike/ LSI sulmon Ramën

Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social mbi heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Sipas Vasilit djemtë e kombëtares janë krenaria e Shqipërisë. Ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar veprimin e tij

Postimi i plotë i Vasilit:

Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi!

Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike ,por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte.

Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit.

Dhe ky Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie. Turp e faqe e zeze.

P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre, ka shkruar Vasili./CNA

Lajmet e fundit nga