LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jahti në Shëngjin/ Autoritetet refuzojnë tërheqjen e tij nga pronari turk

10 Shtator 2019, 11:26, Sociale CNA
Jahti në Shëngjin/ Autoritetet refuzojnë tërheqjen e tij nga

Pronari i Jahtit të braktisur në mënyrë misterioze në Shëngjin është kthyer në mollë sherri mes Prokurorisë dhe ambasadës turke.

Pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi, ka mbërritur në Shqipëri për të tërhequr jahtin por nuk është lejuar. Sipas burimeve jahti po mbahet si provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në zbardhjen e hetimeve.

Në mbështetje të tij paraditen e sotme ka shkuar edhe ambasada turke, por nuk kërkesa për ta marrë jahtin është refuzuar sërish.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij, por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu me të cilin ka humbur kontaktet me datë 6 shtator.

Sipas tij herën e fundit që është lidhur me të, i ka thënë se ndodhet në ujërat shqiptare, por se deti ishte shumë i trazuar.

Më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por e ka patur të pamundur./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga