LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu përmend emri nga Saimir Tahiri/ Ja si përgjigjet Kodheli

10 Shtator 2019, 16:09, Politikë CNA
Iu përmend emri nga Saimir Tahiri/ Ja si përgjigjet Kodheli

Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, emri i së cilës u përmend sot nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili theksoi se ka vënë në dijeni në lidhje me ?çështjen e fikjes së radarëve? ka folur  pa dorashka në rubrikën ?opinion? në News 24.

Kjo e fundit mohon që radarët të mos kenë punuar ndonjëherë ndërsa thotë se se nuk ka pasur nevojë për asnjë letër, pasi radarët kanë qenë pjesë e akuzave që socialistët atëherë në opozitë drejtonin ndaj qeverisë Berisha dhe e dinin që ishin të fikur.

?Nuk më është dashur as letra e zotit Tahiri që daton tetor i vitit 2013, pra ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë për të kuptuar që radarët nuk punonin sepse çështja e trafikimit të paligjshëm apo të mosfunksionimit të vrojtimit të bregdetit shqiptar ishte një nga shtyllat e luftës sonë politike kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës. Nuk ishte e nevojshme të vinte një letër pas një muaji sepse ne e dinim. Ne gjetëm shumë çka më keq se ato që ne mendonim se do të gjenim. për të qetësuar të gjithë, mund të them që në muajin nëntor të po atij viti, duke përcaktuar ruajtjen e kufijve tanë detar si një prioritet absolut unë kam përgatitur me urgjencë një draft projekt që i është prezantuar këshillit të ministrave, pra dy muaj pasi kishim hyrë në zyrë dhe është miratuar. Janë nxjerrë para nga fonde të veçanta për të mundësuar fillimin e rikthimit në punë të radarëve. Dhe pavarësisht se kjo u ngrit në një legjendë, jam e qetë sepse ministrat e vënë dorën mbi Kushtetutë dhe përgjigjen për respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit në vend.?

E pyetur se si e komenton vendimin e Prokurorisë e cila kërkoi 12 vite burg për Tahirin Kodheli u përgjigj:

?Nuk kam asnjë koment për kërkesën e prokurorisë ashtu si nuk kam për procesin gjyqësor. Ne jemi treguar mjaftueshmërisht dhe të drejtë në respekt të ligjit dhe respekt të moralit për t?i shkuar deri në fund një ngjarjeje që nuk duhet të njollosë as PS-në dhe as persona të veçantë që kanë qenë pjesë e partisë por që sot janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur atë për të cilën janë akuzuar. Nuk kam asnjë koment për këtë gjë. Është punë e drejtësisë, drejtësia do vazhdojë të përmirësohet për hatër të vettingut por edhe për shkak të emancipimit shoqëror./CNA.al

Lajmet e fundit nga