Connect with Us

“Isha në zyrë me Adriatik Llallën”/ Tahiri lë pa fjalë prokurorët

Kronika

“Isha në zyrë me Adriatik Llallën”/ Tahiri lë pa fjalë prokurorët

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka marrë vetë në dorë mbrojtjen e tij, sot në seancën gjyqësore që po mbahet tek Gjykata për Krimet e Rënda.

Nga përgjimet e Prokurorisë, Moisi Habilaj flet me trafikantët, madje në një moment del në pah dhe “shefi i madh”, madje thuhet se ishin dhe në drekë me “shefin”.

Por, Saimir Tahiri ka hedhur poshtë këto pretendime, pasi sipas tij atë ditë, për të cilën flitet në përgjime, ai ka pritur në zyrë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kreun e SHISH, Visho Ajazin dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço.

“Në fakt në ditën që bëhet biseda, unë ndodhesha në Bruksel me Klajda Gjoshën, Nasip Naçon, dhe kam dalë në konferencë me komisionerin për Zgjerim. Nuk ka si të isha edhe në konferencë, edhe në drekë. Prokuroria më akuzon se kam pritur në zyrë njërin nga vëllezërit Habilaj, por në atë ditë unë kam qenë në zyrë me Adriatik Llallën, Visho Ajazin dhe ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, pasi atë ditë ishin arratisur 7 persona nga Burgu i Drenovës”, ka thënë Tahiri./ CNA.al

Saimir Tahiri merr situatën nën kontroll në sallën e gjyqit/ Nxjerr jashtë loje prokurorët

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

KLSH procedim disiplinor për drejtorin juridik/ Raportoi shkelje ligjore

Publikuar

-

Nga

Komisioni Displinor i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor kundër Drejtorit të Departamentit Juridik në këtë institucion.

Argumenti i dhënë nga Drejtori i Departamentit Juridik Ermal Yzeiraj është çështja e kompetencave pasi aktualisht KLSH nuk ka kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka përfunduar mandati vitin e kaluar.

Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërishë brenda-institucionale, që sipas tij e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek zv.Kryetarja dhe që më pas vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të kryetarit Leskaj.

Njoftimi i plotë i KLSH

Në dt. 13.09.2019, Drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, përmes një komunikimi elektronik me e-mail tek pjesa më e madhe e stafit auditues të institucionit, parashtroi disa shkelje të pretenduara prej tij, që preknin funksionet parësore audituese dhe ato mbështetëse institucionale.

Ky e-mail i dytë i Drejtorit Juridik vjen në vazhdën e një memoje fillestare të përcjellë elektronikisht prej tij më dt. 02.05.2019 tek Kryetarja në detyrë, Sekretarja e Përgjithshme, Drejtoresha e Përgjithshme dhe Drejtorët e Departamenteve të Auditimit në KLSH.

Në të dyja komunikimet, në mënyrë të përsëritur, Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërish brenda-institucionale, që e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek Zv. Kryetarja e vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të Kryetarit, ngjarje këto që lidhen me vonesën në emërimin e një Kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas trajtimit me kujdes të këtyre informacioneve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të KLSH-së, konsultimit me bazën ligjore e rregullative, si edhe me ekspertë të huaj, bashkëpunëtorë të institucionit, qëndrimi institucional është sa vijon:

1. Drejtori i Departamentit Juridik këshillohet të ndjekë çdo rrugë ligjore për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të ngritura prej tij. Nën moton “Udhëheqim përmes shembullit”, KLSH është e hapur dhe transparente për të provuar në çdo rast ligjshmërinë e veprimeve të çdo punonjësi të saj, duke nisur nga Kryetari e më tej deri tek specialisti, përpara organeve kompetente dhe opinionit publik.

2. Drejtori i Departamentit Juridik, në të dyja komunikimet, u bën thirrje punonjësve të KLSH-së të ndërpresin punën audituese. Kjo thirrje anti-kushtetuese, nga një punonjës i vetë KLSH-së, është një akt i rëndë për interesat e shtetit dhe institucionit. Përmes kësaj thirrjeje për bojkot institucional, që shpeshherë merr edhe formën e shantazhit, Drejtori Juridik merr atribute që tejkalojnë dhe kundërshtojnë në mënyrë flagrante kompetencat e detyrës për të cilën paguhet nga shteti.

3. Drejtori i Departamentit Juridik kërkon nga të gjithë punonjësit e KLSH-së që të marrin një qëndrim personal për pretendimet e ngritura prej tij në të dyja komunikimet. Të gjithë punonjësit e KLSH-së, si stafi auditues, ashtu edhe ai mbështetës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të kryejnë të qetë e me përkushtim detyrat e tyre funksionale.

Në kushtet kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë së afërmi në Kuvend mbi “Zbatimin e Buxhetit 2018”, detyrim ky që buron nga Kushtetuta dhe i ngarkohet me ligj Kryetarit të KLSH-së, punonjësit dhe drejtuesit kanë intensifikuar angazhimin e tyre, për të gjeneruar një raport cilësor, objektiv dhe të besueshëm, sikurse çdo vit. Raporti i KLSH-së mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit është dokumenti që i jep dritën e gjelbër vijimit të procedurave për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

4.Për sa më lart, Komisioni Displinor, i ngritur me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit të Etikës dhe Integritetit dhe me përbërje: 1. Drejtor i Përgjithshëm, 2. Sekretar i Përgjithshëm, 3. Drejtor i Burimeve Njerëzore, 4. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në institucion dhe 5. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në njësinë ku punon nëpunësi ndaj të cilit ka nisur procedimi, pasi shqyrtoi shkeljet e referuara me shkresën nr. 696, dt. 17.09.2019 dhe në mbështetje të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM-së nr. 115 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen dhe vendim-marrjen në Komisionin Displinor në Shërbimin civil”, vendosi që me shkresën nr. 696/11, dt. 19.09.2019 të nisë Procedurën Disiplinore ndaj Drejtorit të Departamentit Juridik në KLSH. Gjithashtu me shkresën nr. 696/12, dt. 19.09.2019, Komisioni Disiplinor, në përputhje me Kreun X, Nenin 59, pika 6 të Ligjit 152/2013, i ndryshuar, vendosi Pezullimin e Përkohshëm të Drejtorit të Departamentit Juridik deri në përfundimin e Procedurës Displinore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe mbetet një institucion i hapur, në shërbim të Kuvendit dhe taksapaguesit. Çdo përpjekje për të destabilizuar punën dhe besueshmërinë tonë, do të ndeshë në profesionalizmin dhe përkushtimin e gjithësecilit prej nesh, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bastiset burgu i Korydallos/ Shqiptari kapet me 19 pako kokainë në qeli

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme, policia greke ka bastisur burgun e Korydallos. Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti dhe sekuestroi një laptop, 12 celularë, 2 thika të blera dhe shumë thika të improvizuara.

Në operacion morën pjesë 60 oficerë policie nga Njësia Speciale e Antiterrorit, të cilët në prani të një prokurori kryen bastisjen në burg. Në burg u kontrolluan gjithësej 12 persona dhe tre prej tyre u kapën me drogë, celular dhe thika të improvizuara.

Një prej tre të arrestuarve, që u kontrollua ishte edhe një shtetas shqiptar 39-vjeç, i cili ishte arrestuar në vitin 2014 me akuzën e një grabitjeje të armatosur. Në qelinë e tij u gjetën 19 pako kokainë me një peshë totale prej 9.7 gramë, 630 euro dhe dy telefona celularë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e magazinierit në galerinë e minierës/ Sindikata ultimatum qeverisë

Publikuar

-

Nga

Pas vdekjes së magazinjerit në galerinë e minierës së Spaçit, paraditen e sotme, si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike në punë, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Nëpërmjet një deklarate mediatike Konfederata i apelon qeverisë ti heqë dorë nga konferencat fasadë dhe të ulet për hartimin e një strategjie që ti jap fund vdekjeve nëpër galeritë e minierave të kthyera në fenomen.
“Përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit pasi aksidentet në punë me pasoje vdekjen janë kthyer në shqetësim madhor. KSSH prej vitesh ka ngritur shqetësimin  e aksidenteve në punë si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike në punë. Bilanci është tragjik, teksa minierat në mbarë vendin janë kthyer në galeri vdekjesh. Vakumi ligjor po shpëton nga prangat pronarët e galerive, njerëz të lidhur me pushtetin. Minatorët janë në mëshirë të fatit dhe zëri ynë dhe i medias është i pamjaftueshem për ti shpëtuar puntorët shqiptar nga skllaveria. Qeveria të heqë dore nga konferencat dhe fasada por të ulemi në tryezë dhe të hartojmë strategjine se si  luftojmë këtë fenomen”, thuhet në deklaratën e Sindikatës. Kujtojmë se shkak i vdekjes së 40 vjeçarit është bërë goditja në kokë prej vinçit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE