Connect with Us

Integrimi/ Basha përgjigjet nga Brukseli: Vendi nuk ka bërë progres për kushtet e vendosura

Politikë

Integrimi/ Basha përgjigjet nga Brukseli: Vendi nuk ka bërë progres për kushtet e vendosura

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura. Zoti Basha veçoi raportin e OSBE/ODIHR-it për të treguar se në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvilloi një proces antikushtetues votimesh moniste. Kreu i opozitës theksoi se në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kriza.

“Në Asamblenë Politike të PPE-së, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se megjithë gjendjen e vështirë, megjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili nga njëra anë t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’u dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare, se Bashkimi Europian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatave, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetuese, demokratike dhe institucionale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracitë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një Po me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, zoti Basha u përgjigj:

“Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli.

Një përqasje e tillë do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve për të rivendosur vendin në shinat e sundimit të ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të lidhur me krimin dhe mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet.”

Gjatë intervistës kreu i opozitës foli edhe mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për procesin e integrimit Europian.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron skandale/ Rama tregon planin e qeverisë për majin

“Bashkimi Europian i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Në fakt, jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi dot as zgjedhje demokratike. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucionet kushtetuese, duke shpërfillur dekretet e Presidentit të Republikës.

Nuk ka zgjedhje në Republikën e Shqipërisë pa dekret dhe këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetuese dhe juridike. Këtë thotë edhe Raporti i OSBE- ODHIR që është përmbledhja më domethënëse e problematikës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucionale siç ishte propozimi që bëmë për të ndarë politikën nga krimi me ligjin për Vetingun e politikanëve, ne u detyruam drejt hapave që hodhëm për të shpëtuar demokracinë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Ndaj në këtë kuptim, nuk pres të ketë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga Bashkimi Europian por vetëm forcim të tyre.”

Një nga pyetjet që iu përgjigj zoti Basha ishte nëse opozita mendon se e ka fituar betejën e ndërgjegjësimit të e komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos të Bashkimit Europian për problematikën me të cilën përballet Shqipëria.

“Pa dyshim në Bruksel ka një vetëdijësim të madh për krizën e thellë të demokracisë, për krizën e thellë të sundimit të ligjit në Shqipëri. Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratike, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë fuqishëm për integrimin europian dhe kërkojnë që edhe procesi i hapjes së negociatave t’i shërbejë fitores së kësaj kauze. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, i llogaridhënies para qytetarëve dhe i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përpara ligjit.

Këto janë themelet e Europës, këto janë themelet e çdo vendi anëtar i BE-së dhe duke patur me vete në këtë kauzë edhe autoritetin e BE-së dhe vendeve anëtare, i bëjmë një shërbim të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe afrojmë ditën e fitores së kësaj beteje, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e krizës së tmerrshme politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin, qeveria aktuale.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas investigimit të CNA.al, ku u nxorën në pah shkeljet e Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Eva Blushi, me profesion notere, ndonëse është në kundërshtim me ligjin për noterinë, i cili i ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, rezulton aksionere në 4 biznese.

Berisha e cilëson këtë akt si një veprimtari të mirëfilltë kriminale, ndërsa ngre akuzat se nën mburojën e kryeministrit Edi Rama, Blushi ia ka dalë të shpëtojë pa u lagur.

“Arben Malavita i papërmbajur! Miq, bashkëshortja e Arben Malavitës në shkelje flagrante të ligjit të noterisë e lumturon me katër biznese! Ndërkohë që ligji ndalon noteren në mënyrë kategorike që të ketë kompani private. Kjo është një veprimtari e mirëfilltë kriminale. Por për Arben Malavitën lëpirjet e Ramës i shuajnë ligjet!”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Eva Blushi me profesion notere, bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

LEXO EDHE:  Basha ngre tonet/ Akuza të forta mazhorancës, zotimi para qytetarëve

LEXO EDHE:  “Doshi”/ Brok: Në një vend demokratik, kreyparlamentari jep dorëheqjen

Por, pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, pas një investigimi të plotë, CNA.al ka zbuluar katër kompani, ku Eva Blushi është aksionere. Janë katër kompani ku dy prej tyre lidhen me njëra-tjetrën dhe dy të tjera kanë pothuajse të njëjtën fushë aktiviteti.

Lexoni më poshtë investigimet e CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së/ Mos përhapni panik

Publikuar

-

Nga

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike, sipas së cilëst MSH nuk po jep transparencë po dhe aktron me masat e marra në pikat kufitare kur koronavirusi është kaq pranë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mira Rakacolli i bëri thirrje opozitës të mos e përdorë këtë situatë për të bërë politikë.

Po ashtu ajo kërkon që opozita të mos përhapë panik, ndërsa shton se struktura e karantinës është përcaktuar që në mbledhjen e dytë pas vendosjes së kontrolleve për koronavirusin dhe plotëson të gjitha standardet, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

‘Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit. Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.

Kjo strukturë përmbush të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH. Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat, siç është bërë e ditur dhe në komunikimet tona të përditshme, për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me të gjitha rekomandimet që jep OBSH, me ekspertët e të cilës janë pjesë e Task- Forcës së ngritur, Komiteti Teknik është në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm’, shkruan Rakacolli.

Caktoi vendin e karantinës nga frika e koronavirusit/ Ish-deputeti mesazh Ministrisë së Shëndetësisë 

LEXO TE PLOTE