Connect with Us

Gjermani, krizë për mësues/ Jepet alarmi për arsimin fillor

Bota

Gjermani, krizë për mësues/ Jepet alarmi për arsimin fillor

Publikuar

-

Fondacioni i Bertelsmann ka  lajmëruar se mungesa e mësuesve në Gjermani po përkeqësohet çdo herë e më shumë në vitet që po vijnë.

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se në 2025 shkollat fillore në Gjermani do të kenë mungesë të 26.300 mësues, që do të thotë se situata është shumë më drastike se më parë.

Mungesa e mësuesve në Gjermani është më rëndë nga se mendohej.

Vitin e kaluar në një konferenncë të mbajtur nga Ministri i Arsimit u tha se rreth 15.300 mësues të shkollave fillore do të mungonin në 2025. Por raporti i nxjerrë nga Fondacioni i Bertlesmann tregon një rritje me 40 përqind par një numër rreth 26.300 mësues.

Arsyeja e madhe për këtë mospërputhje është se në projektet e tyre KMK, ka nënvlerësuar dramatikisht numrin e fëmijëve të shkollës fillore për 2025.

LEXO EDHE:  Mediat turke: Harun Çelik kapet nga shërbimi sekret/ Bie versioni i shtetit shqiptar

Fondacioni Bertlesmann iu është referuar parashikimeve për rritjen e popullsisë e cila është publikuar nga Zyra e statistikave qershorin e kaluar, e cila mendohet se janë mes 3.254 deri në 3.323 milionë fëmijë të moshës 6 vjeçare në Gjermani për 2025.

Sipas anëtrait të Fondacionit të Bertelsmann, Jorg Drager , kapërcimi kritik për mungesën e mësuesve do të jetë një “Detyrë Hekurliane”. Për të trajnuar një mësues në Gjermani kërkon 5-7 vite kohë, aq më tepër nëse do të shtohet numri i njerëzve që duan të vazhdojnë një profesion të tillë.

Fondacioni po kërkon një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 51 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane bëjnë të ditur se 51 persona janë konfirmuar, të prekur nga koronavirusi.

Ansa.it raporton se 39 raste janë konfirmuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjera në Veneto. Ndërkohë, koronavirusi dy persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të virusit vdekjeprurës.

Viktima e parë ishte Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Padova, ku ishte shtruar së bashku me një tjetër person, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Mësohet se ai është banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

LEXO EDHE:  “Narkoshteti falimenton”/ Mësuesve i shtyhet paga me 2 javë

LEXO EDHE:  “Narkoshteti falimenton”/ Mësuesve i shtyhet paga me 2 javë

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

DW: Pёrpjekja e parё pёr buxhetin e BE dёshtoi

Publikuar

-

Nga

Paraja i ka ndarё gjithmonё vendet anёtare tё BE, e nuk ёshtё ndonjё habi qё samiti i BE dёshtoi. Por grindja mes vendeve paguese dhe atyre marrёse kёtё herё ёshtё shumё e fortё.

Nuk ishte ndonjё habi e madhe, qё tё 27 krerёt e shteveve dhe qeverive tё BE nё samitin e posaçёm nuk ranё dakord as pёr kuadrin buxhetor tё 7 viteve tё ardhshme. Hendeku ёshtё shumё i madh. Pozicionet tё pandryshuara. Paguesit duan tё japin vetёm 1000 miliardё euro, vendet pritёse kёrkojnё deri nё 1300 miliardё euro.

Por problemi nuk qёndron vetёm tek paratё, por mё shumё tek struktura. Nё buxhetin e planifikuar pёr 7 vitet e ardhshme, mund tё kuptosh, se si e pёrfytyron BE tё ardhmen e saj. Komisioni Europian kёrkon me njё „green deal”- marrёveshjen e gjelbёr tё arrijё mё shumё nё drejtim tё klimёs dhe ruajtjes sё mjedisit. Krahas kёsaj, politikanёt e BE rendisin edhe njё sёrё sfidash tё ardhshme pёr bashkёsinё europiane. Mbrojtjen e kufirit, migracionin, digjitalizimin, sektorin e mbrojtjes. Parё nё synimet qё kishte para fillimit tё tij, samiti i BE nuk shёnoi ndonjё progres nё qёllimet e tij pёr projektbuxhetin e debatuar. Ende dy tё tretat e fondeve rrjedhin nё ekonominё bujqёsore dhe nxitjen e zhvillimit tek rajonet mё tё varfra, tё ashtuquajturat fondet e kohezionit.

Drejtimi i gabuar

Struktura e buxhetit vendos pikёrёndesa tё gabuara. Kёtё mendim kanё tё paktёn ato vende anёtare qё nuk pёrfitojnё nga fondet “e dikurshme” pёr bujqёsinё dhe kohezionin. Mbёshtetja e ekonomisё bujqёsore mbetet puna kryesore e BE, kundёrpёrgjigjen tё tjerё, psh. vende si Franca qё merr njё shumё tё madhe tё mbёshtetjes. Por ka edhe nga ata anёtarё qё i duan tё dyja, fondet “e vjetra”, por edhe fondet “e sё ardhmes”, dhe kёrkojnё njё buxhet mё tё madh. Pas largimit tё Britanisё sё Madhe nga BE si njё pagues i madh nё shumёn e pёrgjithshme tё BE, paguesit neto tё BE janё shumё ngurrues kundrejt rritjes sё buxhetit. Mjafton mbushja e boshllёkut qё lenё britanikёt, ajo ёshtё e shtrenjtё.

Tё dyja kampet nё samitin e posaçёm tё BE nё Bruksel lёvizёn disa centimetra, por rruga pёrpara shёnon edhe disa metra tё tjerё. E nuk bёhet fjalё vetёm pёr shumёn e pёrgjithshme dhe pikёrёndesat programatike, por edhe pёr atё qё shpesh harrohet nё grindjen pёr paratё, pёr solidaritetin.

Thelbi i bashkimit europian ёshtё pёrceptimi i interesave tё pёrbashkёta dhe njё pёrngjasim i standarteve jetёsore. Me Poloninё dhe Hungarinё nga ky solidaritet janё shkёputur tё paktёn dy vende europiane, sepse tё dyja i kanё hedhur poshtё disa parime ligjore dhe nuk pranojnё tё marrin migrantё. Pse duhet tё presin ato tё njёjtat pagesa solidare si anёtarёt e tjerё besnikё tё shtetit ligjor? Kuadri i ri buxhetor duhet tё pёrdoret qё tё disiplinohet Polonia dhe Hungaria. Kёtё shans duket se krerёt e shteteve dhe qeverive nuk po e pёrdorin.

LEXO EDHE:  Kastro Zizo nga e hëna mësues!

LEXO EDHE:  Mundësi punësimi për një projekt në Korçë dhe Fier

                   Bernd Riegert

Do duhen disa samite tё tjerё

Me sa duket nё emёr tё ujdisё, vendet anёtare janё tё gatshme tё heqin dorё nga verifikimi i gjerё i pёrmbushjes sё parimeve tё shtetit tё ligjor para lёshimit tё mjeteve financiare. Kjo sinjalizon vetёm, se nё BE mund tё bёsh çfarё tё duash, por paraja nё fund rrjedh. Kjo e gёzon kryeministrin hungarez, Viktor Orban qё BE-nё e talli sё fundmi si njё aktivitet bla-bla-bla. Ai ka tё drejtё vetoje si anёtarё tё tjerё tё samitit. Kursi i tij nacionalist-populist kёshtu fiton. Po kёshtu mund tё gёzohet edhe udhёheqja polake. Megjithё kritikat pёr pengesat qё u krijohen gjykatёsve polakё, BE nuk ёshtё nё gjendje t’i diktojё rregullat e saj Varshavёs. Polonia dhe Hungaria i kanё injoruar paralajmёrimet, procedurat, vendimet e gjykatёs.

Nuk duhet tё ketё njё kuadёr buxhetor pa pranimin e shtetit tё sё drejtёs. Prandaj Angela Merkel bёri mirё qё e la tё dёshtojё ky samit. Do tё duhen disa samite tё tjerё, pёr tё arritur tё paktёn emёruesin mё tё vogёl tё pёrbashkёt. E nё fund buxheti nuk do tё jetё as i orientuar nga e ardhmja dhe as nuk do tё pёrcaktojё drejtimin e sё ardhmes. 27 vendet anёtare do tё bien nё ujdi me shumё zhurmё diplomatike, sepse duhet tё bien nё ujdi. Ndryshe BE nuk do tё funksiononte mё. E kёtё nuk e do askush nё tryezёn e rrumbullakёt./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Itali

Publikuar

-

Nga

Koronavirisu ka shënuar viktimën e dytë në Itali. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, bëhet fjalë për një grua, rezidente në Lombardi.

Po ashtu mediat Italiane shkruajnë se viktima e parë ishte Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Padova, ku ishte shtruar së bashku me një tjetër person, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Mësohet se ai është banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

LEXO EDHE:  Mediat turke: Harun Çelik kapet nga shërbimi sekret/ Bie versioni i shtetit shqiptar

LEXO EDHE:  “Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29./ CNA.al

LEXO TE PLOTE