Connect with Us

Forcat speciale të policisë gjermane godasin mafian shqiptare të drogës

Kronika

Forcat speciale të policisë gjermane godasin mafian shqiptare të drogës

Publikuar

-

Forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në disa shtëpi në Oberhausen në orët e para të mëngjesit të së martës, ka raportuar gazeta “Bild”, sipas të cilës policia i kapi të pa përgatitur personat që ishin brenda banesave. “Bild” shkruan më tej se qëllimi i policisë elitare gjermane të armatosura deri në “dhëmbë”, ishte goditja e një strukture të drejtuar nga mafia shqiptare e drogës.

Gjashtë urdhër-arreste për anëtarët e krimit të organizuar duhet të zbatoheshin nga policia, ndërsa hetuesit donin të siguronin prova të shumta gjatë aksionit policor. Paraprakisht thuhet se nëntë të dyshuar janë arrestuar, ndërsa ende nuk dihen emrat e tyre. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Në dispozicion të policisë ishin edhe qentë antidrogë, të cilët ishin të suksesshëm gjatë aksionit, pasi u kapën mbi tre kilogramë lëndë narkotike kanabis,, raporton “Bild”, ndërkohë që media të tjera gjermane shkruajnë se mes të arrestuarve përveçse shqiptarë, ka edhe tunizianë, marokenë dhe gjermanë. Midis të arrestuarve, dy janë gra midis moshës 25 dhe 33 vjeç.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Çifti i bashkëshortëve u qëlluan me armë në banesë

Publikuar

-

Nga

Dalin detajet e para nga të shtënat e para pak minutave në Allias të Tiranës.

Mësohet se dy personat e plagosur janë një çift bashkëshortësh. Paraprakisht raportohet se ata janë plagosur në banesën e tyre në rrugën “Njazi Meka”, nga persona të paidentifikuar.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i bashkëshortëve , të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagosen 2 persona

Publikuar

-

Nga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente në Tiranë.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në rrugën “Njazi Meka”, në Allias të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se të plagosur kanë mbetur një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar menjëherë në spital.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe shkaqet e të shtënave, por autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motoçikletën/ Humb jetën 32-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Mësohet se një makinë tip “Benz”, me drejtues një 28-vjeçar me iniciale A.U, është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Nga informacionet paraprake, raportohet se 32-vjeçarja S.U., e cila drejtonte motoçikletën është dërguar menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, drejtuesi i “Benz”-it është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetime, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE