Connect with Us

Foli me Ramën për Kosovën/ Trump shkarkon Bolton

Politikë

Foli me Ramën për Kosovën/ Trump shkarkon Bolton

Publikuar

-

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkarkuar sot nga detyra këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton.

Ky shkarkim i Bolton vjen vetëm disa muaj pas bisedës telefonike që ai pati me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama, ku u diskutua për një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Asokohe këtë bisedë kryeministri Rama e pat “shitur” si një arritje të tij, pasi, siç dihet, Bolton nuk ka qenë asnjëherë fort dashamirës ndaj Kosovës, por pro Serbisë.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë” , ishte njoftimi që Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e deputetit demokrat/ Cakaj rrezikon stabilitetin në rajon

Por siç duket Kryeministri ynë, i cili mban “gurin e tersit” kudo me vete, së fundmi, si me ekipin e Bajerit të Mynihut, u bë ters edhe për fatin e John Bolton, të cilin presidenti Trump e shkarkoi sot./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

Publikuar

-

Nga


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

“Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion – 1 miliard lekë”, ka deklaruar Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Beteja është me lajmet e rreme

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike do t’i hajë “kokën” Ramës/ Do t’i bashkohen edhe të larguarit e PD-së

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidarizuar dhe ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la të vdekur 51 persona.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Hajdari deklaroi se “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë dhe po pret daljen e shifrave zyrtare për të ndihmuar edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Rama “kryekuzhinier”/ “Shkelmon” atë që vetë gatuan

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Sot, negociatat mes PS-së dhe LSI-së

“Amazon” na ka kontaktuar dhe po presim daljen e shifrave zyrtare. “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë që janë rrugës”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja: Teatri Kombëtar mbrohet nga Europa Nostra

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ka folur për kontributin e qytetarëve përmes kësaj aleance duke bërë transparente edhe shumën e lekëve të mbledhur nga donacionet e qytetarëve me ndërmjetës aleancën në fjalë.

I rëndësishëm për t’u përmendur është lajmi i mire që Kalaja ndau publikisht në studion e emisionit Opinion, kur tha se Teatri Kombëtar është tashmë i mbrojtur nga Europa Nostra si një monument kulturor.

Europa Nostra është një Federatë Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve të cilët punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

“Falë aleancës së mbrojtjes së teatrit, Teatri është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Një nga arsyet përse ndodhi kjo, është fakti që gjatë 14 ditë të termetit pati një besim të jashtëzakonshëm që kishin qytetarët shqiptarë tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ideja për mbledhjen e ndihmave lindi nga anëtarët mëngjesin e 26 nëntorit. Nuk prisnim që të mblidheshin aq shumë ndihma. Qytetarët filluan të dhurojnë, ne i mblodhem me këmbëngulje që të merrnim emër dhe mbiemër shënim. 1.5 milion lekë të reja janë mbledhur vetëm nga donacionet e njerëzve. Kemi çuar dy kamionet e parë në Thumanë që natë e parë. Ishim të parët që po çonim ndihma në atë kamp, ishte një situate prekëse”, u shpreh Kalaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE