Kronika
E rëndë/ Dhunohet turisti rus në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku dy persona kanë dhunuar një turist nga Rusia.
Shkak për këtë ngjarje është bërë ndërhyrja nga ana e turistit rus pasi ka parë që dy të rinjtë po dhunonin një qen afër një ndërtese të braktisur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Turisti rus ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të ndalojë këtë veprim aspak njerëzor, por në këtë moment, të rinjtë kanë dhunuar edhe turistin rus i identifikuar si Sergey Dzambula.
Veprimi i turpshëm i të rinjve nuk ka përfunduar me kaq. Ata nën demonstrimin e forcës kanë tentuar t’i grabisin edhe telefonin cellular, raporton Ballkan Web./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Atentat ndaj dy vëllezërve/ Njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme në Tepelenë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë...

Rrëfimi tronditës i Klodiana Lalës/ Drama e Komisar Ajetit dhe përqafimi prej babai me zemër të plagosur!
* 30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për ta shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas. Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të...