Connect with Us

Dëshmia në sallën e gjyqit/ Tahiri tregon si informoi Kodhelin me shkresë sekrete  

Kronika

Dëshmia në sallën e gjyqit/ Tahiri tregon si informoi Kodhelin me shkresë sekrete  

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda ka dëshmuar se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, Mimi Kodhelin se radarët nuk punon.

“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”.-është shprehur Tahiri.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për ‘Neës24’, tregoi detaje në lidhje me seancën gjyqësore.

“Prokuroria më akuzon mua për 4 episode trafikimi droge. Por sipas tij, akuzat nuk kanë logjikë. Ai tha: “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015.”. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016.”-tha Tahiri.

Po ashtu, sipas Lalës, Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit.

Sipas Tahirit, prokuroria duhet t’i publikuar faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra. Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt.

Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë.

LEXO EDHE:  Didi konflikt me Tahirin, nuk flisnin prej dy muajsh

“Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri.

Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima. “Prokuroria”- tha Tahiri, e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët. Të njëjtën gjë bëri dhe për episodin e radhës Tahiri kur tha se Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj. Ata u dërguan sipas sistemit TMS, tha Tahiri, për kontroll. Tahiri në të gjitha përballjet ka ndalë triumfatorë. Nëse gjykata do të kërkojë kohjë, atëherë do të na duhet të presim për verdiktin final, për ministrin që Edi Rama dikur e quante ministrin kampion”, pohoi Klodiana Lala.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Projekti për Teatrin/ Prokuroria rrëzon akuzat ndaj arkitektit danez

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshje me autoritetet dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur.

Sipas Abcnews.al, prokurori Saimir Hysa në nëntor të 2019 vendosi mosfillimin e procedimit penal, me argumentin se nuk ka element të veprës penale, ndërkohë çështja përfundoi në gjykatë, përderisa Partia Demokratike e ankimoi vendimin e Akuzës, duke mos qenë dakord me të.

Opozita e kallëzoi arkitektin e huaj për akuzën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndër të tjera në dokument thuhet se arkitekti ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë në arsyetimin e tij prokurori Hysa thekson se pasi shqyrtoi kallëzimin, arrin në konkluzionin se nuk ka bazë ligjore, për fillimin e procedimit penal. Kjo për faktin se punimet për ndërtimin e teatrit të ri nuk kanë nisur dhe për rrjedhojë nuk rezulton që subjekti i kallëzuar të ketë ofruar shërbime.

LEXO EDHE:  Berisha: Hajdutët e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin shqiptarëve!

LEXO EDHE:  Berisha: Hajdutët e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin shqiptarëve!

“Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 16 000 euro në Rinas/ Procedohet penalisht poseduesi

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Nga informacionet zyrtare mësohet se policia në Rinas ka sekuestruar një shumë prej 16 000 euro, si dhe është proceduar penalisht poseduesi.

“Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

LEXO EDHE:  Denoncimi i policit/ Kushërinjtë e Tahirit dhe nipi i Leskajt, kultivues droge në Vlorë

LEXO EDHE:  Problemi nuk është Saimir Tahiri

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE