Connect with Us

Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës/ Zbulohen detajet e bisedës

Politikë

Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës/ Zbulohen detajet e bisedës

Publikuar

-

Komisioni i Venecias ka nisur sot turin e takimeve me përfaqësues të partive politike në vend.

Mëngjesin e sotëm, delegacioni është takuar me ish-deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi si dhe ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi tha se Parlamenti tentoi që të bënte pjesë të lojës së pistë ndërkombëtarët sa i takon nismës për shkarkimin e presidentit Meta.

Sipas Bylykbashit, presidenti nuk mund të shkarkohet meqë nuk pranoi zgjedhjet farse.

“Parlamenti në lojën e tij të turpshme donte të bënte pjesë ndërkombëtarët për të kapur të gjitha pushtetet, përfshi dhe presidentin e Republikës. Presidenti shkarkohet vetëm nga gjykata Kushtetuese. Presidenti i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në një datë tjetër me kushte të mira. Në këtë lojë të turpshme, parlamenti tentoi të bënte palë ndërkombëtarët. Ne ja bëmë të qartë dhe aspektin politik arsyet se pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODHIR është lajmërimi vdekjeje i zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që e përmend në mënyrë të qartë presidenti i Shqipërisë se pse në qershor nuk mund të kishte zgjedhje”, tha Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Reforma zgjedhore, duhet “game changer” për votë të lirë

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e LSI-së Gjosha tregoi detaje nga takimi me delegacionin e “Venecias”. “Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE. Qeveria do duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave, ne merremi me një çështje të rëndë, që është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen, për të mbuluar raportin e OSBE/ ODIHR, që tregon qartë se në Shqipëri zgjedhjet janë pa standarde. Parlamenti dhe mazhoranca kërkojnë të bëjnë politikë me çdo gjë”, pohoi ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

”Vdekje grushtit të shtetit”/ Zëdhënësi i Presidentit: Asnjë hap pas, liri Shqipërisë dhe shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.

Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me ‘vdekje’.

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas investigimit të CNA.al, ku u nxorën në pah shkeljet e Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Eva Blushi, me profesion notere, ndonëse është në kundërshtim me ligjin për noterinë, i cili i ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, rezulton aksionere në 4 biznese.

Berisha e cilëson këtë akt si një veprimtari të mirëfilltë kriminale, ndërsa ngre akuzat se nën mburojën e kryeministrit Edi Rama, Blushi ia ka dalë të shpëtojë pa u lagur.

“Arben Malavita i papërmbajur! Miq, bashkëshortja e Arben Malavitës në shkelje flagrante të ligjit të noterisë e lumturon me katër biznese! Ndërkohë që ligji ndalon noteren në mënyrë kategorike që të ketë kompani private. Kjo është një veprimtari e mirëfilltë kriminale. Por për Arben Malavitën lëpirjet e Ramës i shuajnë ligjet!”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Eva Blushi me profesion notere, bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Historia e Majkos me “gozhdën”, si e Nastradinit

LEXO EDHE:  Votimi elektronik/ Gati plani, ja kur do të testohet

Por, pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, pas një investigimi të plotë, CNA.al ka zbuluar katër kompani, ku Eva Blushi është aksionere. Janë katër kompani ku dy prej tyre lidhen me njëra-tjetrën dhe dy të tjera kanë pothuajse të njëjtën fushë aktiviteti.

Lexoni më poshtë investigimet e CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE