Connect with Us

“Cilësia është më e rëndësishme se sasia”/ Çfarë bisedoi Meta me Ruçin

Politikë

“Cilësia është më e rëndësishme se sasia”/ Çfarë bisedoi Meta me Ruçin

Publikuar

-

Një ditë pasi dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar, në lidhje me vendimin e tij për të shfuqizuar 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjehdjeve vendore, ka ardhur një tjetër reagim i kreut të shtetit, Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka pasur një takim me kreun e parlamentit, Gramoz Ruçi, me të cilin sipas tij kanë rënë dakort se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”-shkruan  Meta në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

”Vdekje grushtit të shtetit”/ Zëdhënësi i Presidentit: Asnjë hap pas, liri Shqipërisë dhe shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.

Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me ‘vdekje’.

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas investigimit të CNA.al, ku u nxorën në pah shkeljet e Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Eva Blushi, me profesion notere, ndonëse është në kundërshtim me ligjin për noterinë, i cili i ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, rezulton aksionere në 4 biznese.

Berisha e cilëson këtë akt si një veprimtari të mirëfilltë kriminale, ndërsa ngre akuzat se nën mburojën e kryeministrit Edi Rama, Blushi ia ka dalë të shpëtojë pa u lagur.

“Arben Malavita i papërmbajur! Miq, bashkëshortja e Arben Malavitës në shkelje flagrante të ligjit të noterisë e lumturon me katër biznese! Ndërkohë që ligji ndalon noteren në mënyrë kategorike që të ketë kompani private. Kjo është një veprimtari e mirëfilltë kriminale. Por për Arben Malavitën lëpirjet e Ramës i shuajnë ligjet!”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Eva Blushi me profesion notere, bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës mesazh Metës/ Mos shko tek ai palo Komision

LEXO EDHE:  Meta zhvillon takim me strukturat e LSI Tiranë/ Të zbatojmë vendimet e Konventës Kombëtare

Por, pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, pas një investigimi të plotë, CNA.al ka zbuluar katër kompani, ku Eva Blushi është aksionere. Janë katër kompani ku dy prej tyre lidhen me njëra-tjetrën dhe dy të tjera kanë pothuajse të njëjtën fushë aktiviteti.

Lexoni më poshtë investigimet e CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE