Connect with Us

1889, Britanikët planifikuan të ndërtojnë në Londër kullën e tyre Eifel/ Ja përse dështuan

Blog

1889, Britanikët planifikuan të ndërtojnë në Londër kullën e tyre Eifel/ Ja përse dështuan

Publikuar

-

Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në Paris, nuk ishte shumë e njohur në kohën kur u ndërtua. Kur Gustav Eifel (njeriu që e dizajnoi dhe ndërtoi atë), prezantoi projektin e tij spektakolar, u kritikua nga shumë prej artistëve dhe intelektualëve kryesorë të Francës.

Njerëzit nuk ishin mësuar të shihnin objekte gjigande, të bëra tërësisht prej hekuri. Kulla ishte planifikuar të ishte qendra kryesore e Ekspozitës Universale të vitit 1889, një panair mbarëbotëror për të kremtuar 100-vjetorin e Revolucionit Francez.

Ata që protestonin, deklaronin se kjo kullë do të linte në hije të gjithë monumentet e bukura dhe të rëndësishme në Paris (si Harkun e Triumfit, Katedralen e Notrë Damit apo Luvrin). Njëri nga kundërshtarët, shkrimtari i njohur Gi Dë Mopasan, thuhej se hante drekën çdo ditë në restorantin e Kullës Eifel, pasi ishte vendi i vetëm në Paris, prej nga ku kulla nuk ishte e dukshme…

Gjithsesi kulla 324 metra e lartë u ngrit, dhe u bë shumë shpejt një atraksion i suksesshëm turistik. Ajo u bë simbol i përparimit në të gjithë Evropën. Shumë vende e kishin zili, por disa prej tyre shkuan një hap më tej, duke nisur të hartojnë versionin e tyre të kullës.

Kjo ndodhi në Britaninë e Madhe, kur deputeti Eduard Uotkins, nxiti idenë e ndërtimit të një “Kulle Eifel më të madhe dhe më të mirë” në Londër. Në një rast, Uotkins deklaroi se “çdo gjë që mund të bëjë Parisi, Londra mund të bëjë edhe më të madhe!”. Ai ishte aq i vendosur për ndërtimin e një Kulle Eifel në stilin britanik, sa që ftoi vetë Gustav Eifelin të hartonte një projekt të ri.

Por ky nuk pranoi, pasi nëse kjo ndodhte, populli francez “nuk do të më cilësonte më një francez të mirë, sa unë shpresoj që jam”. Pas përpjekjes së dështuar për ta përfshirë inxhinierin e famshëm në këtë projekt, Uotkins organizoi një konkurs në vitin 1890.

Në total u paraqitën 68 modele për “Kullën e Madhe të Londrës”. Disa nga propozimet më ekzotike, përfshinin një kullë që do të kishte një kosto mbi 1 milionë stërlina, e frymëzuar nga Kulla e Pizës; dhe më një linjë hekurudhurorë në formë spiraleje që ngjitej në pjesën e jashtme të saj.

Një dizajn, përfshinte një model të Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt, e parashikuar si një “koloni e vegjetarianëve ajrorë, që do të kultivonin ushqimin e tyre në kopshte të varura”. Të gjitha modelet, u botuar në një katalog. Projekti fitues ishte “Dizajni Nr.37”.

Ndryshe nga Kulla e Parisit, ajo e Londrës do të mbështetej mbi 8 këmbë, pasi kështu do të harxhohej më pak para për të garantuar drejtpeshimin e saj. “Stili i adoptuar, është i karakterit oriental. Katër ashensorë do të vendosen që në fazën e parë. Pjesë kryesore e kullës, ndodhet 61 metra mbi tokë, dhe përmban një sallë të madhe qendrore, me formë tetëkëndëshe, me sipërfaqe 1860 metra katrorë, dhe 18 metra të lartë. Rreth platformës, ndodhet një verandë e madhe.

LEXO EDHE:  2019-a po na lë me një botë të përçarë

Ndërkohë brenda në kullë, do të ngrihej një hotel me 90 dhoma gjumi”- thuhej në projekt.

Ata vlerësuan se i gjithë projekti do të kushtonte 352.222  stërlina. Ishte një shumë e madhe parash për kohën, por autorët e projektit pretendonin se kishin “gjetur mbështetjen e shumë biznesmenëve”. Edhe pse punimet nisën shumë shpetj, Kulla e Madhe e Londrës, nuk do të përfundonte asnjëherë.

Punimet u ndalën pas disa muajsh për shkak të mungesës së fondeve, mbështetjes publike, dhe modelit që nuk garantonte qëndrueshmërinë e Kullës. Uotkins ngriti enkas një kompani për të menaxhuar projektin, Ndërmarrjen Ndërkombëtare të Ndërtimit të Kullave.

Pas një apeli të pasuksesshëm për mbledhje fondesh, kompani mund të vazhdojë edhe për disa kohë vetëm me fondet e veta. Uotkins porositi një ridizajnim të projektit, dhe modeli me tetë këmbë ndryshoin në një model me katër këmbë, që ngjante shumë më tepër me Kullën Eifel.

Themelet u hodhën në vitin 1892, dhe punimet nisën në qershorin e vitit 1893. Njëherazi, parku përreth filloi të ndryshojë. U ndërtua një fushë kriketi dhe një liqen artificial, që do të ishte gati për vizitorët e parë. Parku Uembli u hap zyrtarisht për publikun në maj 1894, megjithëse ndërtimi i kullës ishte në zhvillim e sipër, dhe faza e pare e punimeve nuk kishte përfunduar ende.

Gjithsesi, parku tërhoqi 12.000 vizitorë vetëm gjatë vitit 1895. Në shtator të atij viti, përfundoi pjesa e parë kullës, që kishte një lartësi prej afro 47 metrash. Në këtë kohë, punët nuk kishin ecur sipas plafifikimit, ndërsa shëndeti i Uotkinsit nisi të përkeqësohej. Shumë shpejt u zbulua se themelet e strukturës ishin të paqëndrueshme.

Ulja e numrit të këmbëve të kullës për të ulur kostot, kishte shtuar presionin mbi secilën nga këmbët. Gjatë viteve që pasuan, kompania nisi të ketë probleme të mëdha me financimin e projektit, teksa shpalli falimentimin në vitin 1899. Puna u ndal, dhe kulla nuk u ndërtua kurrë. Uotkins vdiq në vitin 1901, ndërsa pjesa e ngritur e kullës u shkatërrua me dinamit në vitet 1904- 1907./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?

Publikuar

-

Nga

Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike “Pravda”, raportoi një ngjarje të bujshme:disa mjekë nga Moska, ishin arrestuar nga policia sekrete, me akuzën e tentativës së vrasjes së udhëheqësit të Bashkimit Sovjtik, Josif Stalin, nëpëmjet mjekimit të gabuar.

Raporti thoshte se mjekët ishin “blerë nga shërbimi sekret amerikan, dhe ishin rekrutuar si agjentë nga anëtarët e një komiteti antifashist, që dyshohej se kishte motive dashakeqe ndaj BRSS.

Shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti që akuzohej ishte një organizatë sioniste. “Pravda” përmendi Komitetin Amerikan të Shpërndarjes së Përbashkët, një organizatë bamirëse hebreje me seli në Nju Jork, si një nga organet që qëndronte pas komplotit famëkeq.

Përfundimi ishte se hebrenjtë, po përpiqeshin të rrëzonin sistemin socialist në Bashkimin Sovjetik. Historia e çuditshme e “Komplotit të Mjekëve” nisi që në majin e vitit 1945, menjëherë pas fitores së BRSS mbi Gjermaninë naziste, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

                                         Andrei Zhdanov  

Një zyrtar i njohur komunist dhe shkrimtar në profesion, Aleksandër Sherbakov, për të cilin thuhej se pinte shumë alkool, pësoi një infarkt në zemër, dhe vdiq në një spital të Moskës.

Tre vjet më vonë, në gushtin e 1948-ës, një tjetër zyrtar i lartë sovjetik, Andrei Zhdanov, gjithashtu i alkoolizuar, vdiq në rrethana të njëjta.

Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit që trajtonin udhëheqjen e lartë, konsultoheshin shpesh me mjekun hebre Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951, një zyrtar i MGB (Ministria e Sigurisë së Shtetit), i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se dr.Etinger ishte autori i vrasjes së Sherbakov dhe Zhdanov, duke u shkaktuar qëllimisht pushimin e zemrës.

Abakumov nuk e besoi këtë histori. Gjithsesi dr.Etinger u arrestua. Nëse ai ishte apo jo i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin t’ia tregonte MGB. Doktori vdiq gjatë torturave, një natë para marrjes në pyetje nga vetë Abakumov. Në vitin 1952, pati më shumë akuza për abuzime të qëllimshme të mjekëve.

Disa prej tyre, mund të kenë pasur një grimë të vërtete. Ka gjasa që Zhdanov të ketë vdekur si pasojë e mjekimit të gabuar nga ana e mjekëve të Kremlinit, që u përpoqën ta mbulojnë këtë gjë për të shmangur ndëshkimin. MGB u përpoq shumë që të nxirrte para përgjegjësisë mjekët me origjinë hebreje.

Arrestimet nisën në shtatorin e vitit 1952, në fillim me mjekët jo-hebrenj, por më pas kryesisht me mjekët hebrenj. Qindra njerëz u mbyllën në qelitë e MGB, dhe nën tortura dhanë “rrëfime” duke denoncuar të tjerët. Por a kishte realisht ndonjë komplot? Me siguri që jo, por kjo nuk kishte rëndësi për Stalinin.

LEXO EDHE:  Buzëqesh Clarkson në Londër

LEXO EDHE:  Sulmi në Francë/ Arrestohen 2 persona

“Komploti i Mjekëve”, dukej si preteksti i duhur për të justifikuar valën e radhës së terrorit. Mos vallë Stalini, po përgatitej për një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” preludi i saj? Këtë nuk do ta dimë kurrë. Nëse kjo teori komploti, ishte në fakt pjellë e e imagjinatës së Stalinit, cili ishte synimi i saj?

Historianë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme. Por ideja që ai po planifikonte një seri tjetër spastrimesh, si ato të viteve 1930, është e vështirë të hidhet poshtë. Në prag të Luftë së Dytë Botërore, Stalini eleminoi këdo që mund të ishte ndoshta një kërcënim, duke e lënë vendin plotësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur BRSS u sulmua nga Gjermania naziste. Vitet e fundit të Stalinit, ka pasur disa prova që një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata. Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se i duheshin më shumë spastrime në radhët e udhëheqësjes politike dhe ushtarake, që e ndihmuan atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore,

Gjithsesi, pyetja kryesore është pse Stalini shënjestroi hebrenjtë. Feja u shtyp në Rusi pas Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore, mbetën një segment i rëndësishëm në BRSS. Ka të ngjarë që “Komploti i Mjekëve, të ishte një justifikim për një spastrim etnik, por ka mundësi që të ishte edhe një test besnikërie.

Një letër e gjetur në arkivin personal të Stalinit, shumë udhëheqës hebrenj në BRSS, ishin detyruar të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit, dhe të denonconin mjekët e “këqij” që kishin qenë pjesë e komplotit. “Komploti i Mjekëve” ishte i rremë, por ironikisht Stalini nuk jetoi aq gjatë sa të shihte ndëshkimin e gjithë komplotistëve.

Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas njoftimit në “Pravda”, dhe kur shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini u shtri të flejë në vilën e tij në periferi të Moskës, pasi kishte pirë shumë, bashkë me disa miq. Të nesërmen në mëngjes, ai nuk u ngrit në orën e zakonshme.

Por stafi i tij druhej se mos e shqetësonte, ndaj nuk trokiti në derë. Më në fund në orën 10 të mëngjesit, dikush guxoi dhe hyri në dhomën e tij. Ai e gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtirë në dysheme në gjendje kome. Kishte pësuar hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë ndërroi jetë.Vdekja e diktatorit, ishte një lloj “çlirimi” për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, veçanërisht Beria, i pëshpejtuan hetimet, dhe në fund i liruan “komplotistët” si të pafajshëm./Seanmunger.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Jim Morrison, tek Kurt Cobain dhe Amy Winehouse/ Mallkimi i numrit 27

Publikuar

-

Nga

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock.

Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Të cilët i ka bërë bashkë koinçidenca e pafat që kanë ikur nga kjo botë, pa i mbushur të 28 vitet.

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock. Edhe pse ajo që i dha jetë këtij lloj mallkimi ka qenë ndoshta vdekja në rrethana misterioze e Robert Johnson (1911-1938), kantautor dhe kitarist i të mëdhenjve të muzikës blues amerikane. Aq i talentuar sa i dha jetë legjendës së pakti të firmosur mes tij dhe Satanait, për të qenë në gjendje të arrinte ata nivele të aftësisë teknike.

I pari

Në vitet e zhurmshëm të rosk and roll-it, i pari që u fut në listën e veçantë të artistëve të mallkuar, të konsumuar prej teprimeve dhe një krijueshmëri vetëshkatërruese ishte Brian Jones. Themelues i Rolling Stones u gjet i pajetë në vitin 1969.

Autopsia përcaktoi se artisti kish ndërruar jetë nga pasoja të natyrshme të një jete me alkool dhe drogë. I kish marrë në sasi kaq të mëdha, saqë ia kishin dëmtuar në mënyrë të pashërueshme zemrën dhe mëlçinë.

Shtypi akuzoi policinë lokale se kishte mbuluar një krim, por një autopsi e re e vitit 2009, arriti në të njëjtin verdikt si mjeku i parë.

Tre gjigandë të rock-ut

Dyvjeçari vendimtar që ushqeu famëkeqin Klubi 27, ai që e bëri vërtetë një legjendë të zezë, ishte 1970-1971. Në mënyrë të shpejtë erdhën e u bënë pjesë e tij tre gjigandë të rock-ut, si Himi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison. Në apartamentin e Samarkand Hotel në Londër, në 18 shtator 1970 Monika Dannemann gjeti të pajetë shokun e saj Jimi Hendrix. Ishte mbytur në të vjellat e tij, pas një overdoze: kishte ikur nga kjo botë kitarristi më i madh i rosk-ut. Dhe ishte 27 vjeç.

LEXO EDHE:  A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?

LEXO EDHE:  Kush ishte spiuni sovjetik, që vodhi sekretet e bombës atomike amerikane

Dy javë më vonë, muzika mbeti pa një prej zërave të saj më të jashtëzakonshëm, atë të Janis Joplin. Edhe ajo prej një kokteili vdekjeprurës morfine dhe uiski. Një vit më vonë, në 3 korrik 1971, në vaskën e banjës së apartamentit të tij në Paris doli tragjikisht nga skena, idhulli i revolucionit kulturor të viteve gjashtëdhjetë Jim Morrison, artisti dhe themeluesi i The Doors.

U gjet i pajetë nga partnerja e tij Pamela Courson. Ajo dëshmoi se Morrison kish marrë heroinë duke e pandehur për kokainë. Trupi i tij nuk iu nënshtrua kurrë autopsisë, arsye kjo që shkaktoi lindjen e shumë teorive komplotiste për vdekjen e yllit, autor i “The End”. Ndërkohë që varri i tij në varrezën e Pere-Lachaise në Paris është shndërruar në një vend pelegrinazhi të pandërprerë sot e kësaj dite.

Vitet ’90

Mallkimi i numrit 27 u duk se u ndal në vitet tetëdhjetë, por u rikthye të godasë në vitet nëntëdhjetë me ikjen nga kjo botë të njërës prej figurave më me influencë të të rinjve të kohës, këngëtari dhe lideri i Nirvana Kurt Cobain, i cili në 5 prill 1994 vendosi të heshtë një herë e përgjithmonë, duke vrarë veten me pushkë.

Trupi u gjend vetëm tre ditë më vonë në shtëpinë e tij në Seattle. Edhe Kobain, ashtu si pjesëtarët e tjerë të klubit kishte patur probleme të mëdha me drogën. Të njëjtët demonë që ndeshi në rrugën e saj të shkurtër edhe këngëtarja britanike Amy Winehouse. Mbretëresha e soul-it të bardhë ndërroi jetë në 23 korrik 2011 pas një abuzimi me pije alkoolike. Ia kish dalë me shumë mund të çlirohej nga droga, por jo nga alkooli. Tre vite më herët, kantautorja kishte shprehur frikën se mund të vdiste pikërisiht në atë moshë. Profeci që për fat të keq doli e vërtetë. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si përdoret sot mjekra për të bërë “politikë”

Publikuar

-

Nga

Nga Jessica Murphy “BBC”

* Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, u rikthye nga pushimet e tij dimërore me mjekrën e rritur. Në këtë mënyrë, ai iu bashkua një liste politikanësh në rritje, mjekra e të cilëve ka ngjallur një lloj magjepsje tek publiku. Në disa pjesë të botës, mjekra mund të tregojnë shumë më tepër sesa stili personal.

“Politika e mjekrës”, ka qenë e disktueshme vitet e fundit në Egjipt, një vend me tradita thellësisht laike, ku mjekrat janë parë shpeshherë si një simbol i islamikëve fanatikë. Ndërkohë në SHBA, mjekrat janë perceptuar nga votuesit si një symbol i kthesës në jetën politike të dikujt, dhe si një lloj “strehe” për kandidatët e mposhtur në betejat elektorale.

Ish-kandidati presidencial amerikan Al Gor bëri bujë në media, kur u rishfaq në vitin 2001, pas humbjes së tij të hidhur në zgjedhjet e nëntorit 2000, me një mjekër të madhe. E quajtur nga mediat si “mjekra e ekzilit”, ajo ishte subjekt i një analize intensive. Sot duket se ajo është rrikthyer shumë në modë.

Kur ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Pol Rajan zbuloi në Instagram në vitin 2015 pamjen e tij të re me mjekër, vuri në dukje se ishte spikeri i parë i Kongresit me mjekër në thuajse 100 vjet. Vendimi i tij për të braktisur pamjen e tij të mëparshme shkaktoi tronditje.

Sipas një studimi nga profesorja e shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Oklahomës, Rebeka Herrik, vetëm 5 për qind e anëtarëve të Kongresit Amerikan, mbanin në atë kohë mjekër ose mustaqe. Mjekra e senatorit republikan amerikan Ted Kruz në vitin 2018, e magjepsi botën e internetin për javë të tëra.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është i famshëm për mjekrën e tij të veçantë. Dhe mediat vendase, vunë re se 18 nga 58 ministrat e kabinetit të tij të ri verën e kaluar, kishin mjekër. Në Britaninë e Madhe, kur kryeministre ishte Margaret Theçër, neveria e saj për mjekrën e burrave, çoi deri në akuza për “pogonofobi”, që është frika ekstreme ndaj mjekrave.

Por kohët e fundit, lideri laburist britanik, Xheremi Korbin ishte njeriu i parë me mjekër që drejtoi një parti politike në vend që nga viti 1908. Thuhet se Margaret Theçër ishte shprehur:“Nuk do të toleroj tek asnjë minister i kabinetit tim lënien e mjekrës!”.

Në Kanada, 3 udhëheqësit e fundit të Demokratëve të Rinj të krahut të majtë, kanë mbajtur mjekër, përfshirë udhëheqësin aktual Xhegmit Sing, një kanadez i besimit Sikh që mban në kokë edhe një çallmë si pjesë e besimit të tij. Megjithatë, paraardhësi i tij, Tomas Makeri, u përball me thirrjet për të hequr mjekrën kur mori drejtimin e partisë. Kryeministri i fundit kanadez që mbante mjekër, ishte Sër Robert Borden në fillim të shekullit XX.

LEXO EDHE:  Londër/ Makina hyn mes njerëzve, ka të plagosur

LEXO EDHE:  Fjalët e para të Macron pas fitores/Vijon beteja me Le Pen

Nuk është e qartë nëse mjekra e Trudo, do të bëhet një pjesë e qëndrueshme e pamjes së tij të jashtme, apo nëse ai do të heqë atë para se deputetët të kthehen në parlament nga pushimet dimërore në fund të janarit.

E përkohshme apo jo, mjekra pas pushimeve “është më shumë një pamje që tregon pjekuri, veçanërisht me ngjyrën gri që vjen ajo”, thotë për BBC-në Lin Mekej, këshilltare e kompanisë konsulente të imazhit “Mackay Byrne Group”.

“Është një pamje që tregon vendosmëri”- shton më tej këshilltarja e imazhit, që ka punuar për shumë politikanë kanadezë, edhe pse jo për Trudo. “Me këtë mjekër ai po projekton një nivel të caktuar pjekurie. Për këtë gjë nuk ka dyshime”- thotë ajo.

Kryeministri 48-vjeçar, u ngjit për herë të parë në pushtet në vitin 2015, si një fytyrë e freskët në politikën kanadeze, por edhe skenën botërore. Duke qenë gjithnjë një politikan i ndërgjegjshëm per rëndësinë e imazhit, pamjet me mjekër të Trudo të publikuara nga ekipi i tij, bie ndesh me “markën” e tij politike rinore.

Pas një serie krizash politike dhe skandalesh, ai u përball me një betejë të ashpër elektorale gjatë rizgjedhjes, dhe arriti të mbante postin, edhe pse humbi shumicën në parlament. “Ai nuk duket dhe aq i ri me këtë mjekër. Me siguri duket më shumë si një burrë shteti me përvojë”- shprehet Mekej.

Ajo vuri në dukje se mjekra është diçka që është sa brenda aq dhe jashtë modes, dhe që ka parë një rigjallërim vitet e fundit. Mekej, një konsulente në botën e biznesit në vitet 1980, theksoi se pamja e rruar e një politikani, synon të transmetojnë hapje dhe integritet.

“Mjekrat janë shumë të pranueshme në të bërit biznes, dhe mendoj se ky është një tranzicion natyral drejt përdorimit të tyre edhe në politikë. Mjekra është ndërkohë një nga mënyrat e pakta, përmes së cilës burrat shprehin veten me stilin e tyre, dhe tregojnë paksa individualizëm”- përfundon ajo./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE