Connect with Us

Trafikonin klandestinët drejt vendeve të BE/ Arrestohen dy shtetas, një në kërkim

Kronika

Trafikonin klandestinët drejt vendeve të BE/ Arrestohen dy shtetas, një në kërkim

Publikuar

-

Goditet një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;
– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Tiranë, ku ka mbetur i vdekur një person.
Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital motoçiklisti me iniciale M.M. Gjithashtu është palgosur pasagjeri i motoçikletës shtetasi E.M.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

KLSH procedim disiplinor për drejtorin juridik/ Raportoi shkelje ligjore

Publikuar

-

Nga

Komisioni Displinor i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor kundër Drejtorit të Departamentit Juridik në këtë institucion.

Argumenti i dhënë nga Drejtori i Departamentit Juridik Ermal Yzeiraj është çështja e kompetencave pasi aktualisht KLSH nuk ka kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka përfunduar mandati vitin e kaluar.

Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërishë brenda-institucionale, që sipas tij e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek zv.Kryetarja dhe që më pas vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të kryetarit Leskaj.

Njoftimi i plotë i KLSH

Në dt. 13.09.2019, Drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, përmes një komunikimi elektronik me e-mail tek pjesa më e madhe e stafit auditues të institucionit, parashtroi disa shkelje të pretenduara prej tij, që preknin funksionet parësore audituese dhe ato mbështetëse institucionale.

Ky e-mail i dytë i Drejtorit Juridik vjen në vazhdën e një memoje fillestare të përcjellë elektronikisht prej tij më dt. 02.05.2019 tek Kryetarja në detyrë, Sekretarja e Përgjithshme, Drejtoresha e Përgjithshme dhe Drejtorët e Departamenteve të Auditimit në KLSH.

Në të dyja komunikimet, në mënyrë të përsëritur, Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërish brenda-institucionale, që e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek Zv. Kryetarja e vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të Kryetarit, ngjarje këto që lidhen me vonesën në emërimin e një Kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas trajtimit me kujdes të këtyre informacioneve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të KLSH-së, konsultimit me bazën ligjore e rregullative, si edhe me ekspertë të huaj, bashkëpunëtorë të institucionit, qëndrimi institucional është sa vijon:

1. Drejtori i Departamentit Juridik këshillohet të ndjekë çdo rrugë ligjore për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të ngritura prej tij. Nën moton “Udhëheqim përmes shembullit”, KLSH është e hapur dhe transparente për të provuar në çdo rast ligjshmërinë e veprimeve të çdo punonjësi të saj, duke nisur nga Kryetari e më tej deri tek specialisti, përpara organeve kompetente dhe opinionit publik.

2. Drejtori i Departamentit Juridik, në të dyja komunikimet, u bën thirrje punonjësve të KLSH-së të ndërpresin punën audituese. Kjo thirrje anti-kushtetuese, nga një punonjës i vetë KLSH-së, është një akt i rëndë për interesat e shtetit dhe institucionit. Përmes kësaj thirrjeje për bojkot institucional, që shpeshherë merr edhe formën e shantazhit, Drejtori Juridik merr atribute që tejkalojnë dhe kundërshtojnë në mënyrë flagrante kompetencat e detyrës për të cilën paguhet nga shteti.

3. Drejtori i Departamentit Juridik kërkon nga të gjithë punonjësit e KLSH-së që të marrin një qëndrim personal për pretendimet e ngritura prej tij në të dyja komunikimet. Të gjithë punonjësit e KLSH-së, si stafi auditues, ashtu edhe ai mbështetës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të kryejnë të qetë e me përkushtim detyrat e tyre funksionale.

Në kushtet kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë së afërmi në Kuvend mbi “Zbatimin e Buxhetit 2018”, detyrim ky që buron nga Kushtetuta dhe i ngarkohet me ligj Kryetarit të KLSH-së, punonjësit dhe drejtuesit kanë intensifikuar angazhimin e tyre, për të gjeneruar një raport cilësor, objektiv dhe të besueshëm, sikurse çdo vit. Raporti i KLSH-së mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit është dokumenti që i jep dritën e gjelbër vijimit të procedurave për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

4.Për sa më lart, Komisioni Displinor, i ngritur me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit të Etikës dhe Integritetit dhe me përbërje: 1. Drejtor i Përgjithshëm, 2. Sekretar i Përgjithshëm, 3. Drejtor i Burimeve Njerëzore, 4. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në institucion dhe 5. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në njësinë ku punon nëpunësi ndaj të cilit ka nisur procedimi, pasi shqyrtoi shkeljet e referuara me shkresën nr. 696, dt. 17.09.2019 dhe në mbështetje të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM-së nr. 115 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen dhe vendim-marrjen në Komisionin Displinor në Shërbimin civil”, vendosi që me shkresën nr. 696/11, dt. 19.09.2019 të nisë Procedurën Disiplinore ndaj Drejtorit të Departamentit Juridik në KLSH. Gjithashtu me shkresën nr. 696/12, dt. 19.09.2019, Komisioni Disiplinor, në përputhje me Kreun X, Nenin 59, pika 6 të Ligjit 152/2013, i ndryshuar, vendosi Pezullimin e Përkohshëm të Drejtorit të Departamentit Juridik deri në përfundimin e Procedurës Displinore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe mbetet një institucion i hapur, në shërbim të Kuvendit dhe taksapaguesit. Çdo përpjekje për të destabilizuar punën dhe besueshmërinë tonë, do të ndeshë në profesionalizmin dhe përkushtimin e gjithësecilit prej nesh, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bastiset burgu i Korydallos/ Shqiptari kapet me 19 pako kokainë në qeli

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme, policia greke ka bastisur burgun e Korydallos. Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti dhe sekuestroi një laptop, 12 celularë, 2 thika të blera dhe shumë thika të improvizuara.

Në operacion morën pjesë 60 oficerë policie nga Njësia Speciale e Antiterrorit, të cilët në prani të një prokurori kryen bastisjen në burg. Në burg u kontrolluan gjithësej 12 persona dhe tre prej tyre u kapën me drogë, celular dhe thika të improvizuara.

Një prej tre të arrestuarve, që u kontrollua ishte edhe një shtetas shqiptar 39-vjeç, i cili ishte arrestuar në vitin 2014 me akuzën e një grabitjeje të armatosur. Në qelinë e tij u gjetën 19 pako kokainë me një peshë totale prej 9.7 gramë, 630 euro dhe dy telefona celularë./CNA.al

LEXO TE PLOTE