LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër aksident në punë/ Plagoset 49 vjeçari në Durrës

9 Shtator 2019, 16:59, Kronika CNA
Tjetër aksident në punë/ Plagoset 49 vjeçari në

Një tjetër aksident në punë është shënuar gjatë ditës së sotme.

Mësohet se një 49 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.5, Durrës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet P.D., 49 vjeç. Ai është dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga