Connect with Us

Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Denoncim

Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi sot veprimet e një avokati i cili duke bërë sekserin e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë të Kurbinit,arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike

Investigimi ka zbuluar se për këta gjyqtarë  janë marrë 6 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë mekanizmmi

Qytetari  Kastrijot Sula ankohet në Fiks fare për mosmbbylljen e cështjes penale për të vëllain e tij nga gjykata,ndërkohë që kishin paguar avokatin për këtë gjë. Ai tregon me fakte sesi babai i tij pagoi 10 milionë lekë të vjetra avokatin Sami Dema që vëllai i tij Besnik Sula të mos dënohej

Në videot e transmetuara në Fiks fare avoakti Dema pranon se 6 mijë euro i ka marrë për t’ua dhënë gjyqtarëve të shkallës së parë që kishin çështjen ne gjykim, ndërsa tre milion lekë ai i ka marrë për veten e tij.

Z.Sula tregon në Fiks Fare se janë zhvilluar dy procese gjyqësore një kundrejt tij dhe tjetri kundrejt vëllait Besnik Sula dhe babait të tij, Avdi Sula, që të dy të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Për këto procese avokati Dema ka kërkuar dhe marrë 3 milion lekë të vjetra për veten e tij dhe 6 mijë euro për gjyqtarin, që të lironte të pandehurin Besnik Sula.

” Na ka përmendur një gjyqtar me mbiemër Arapi , emrin nuk ja di. Për atë thoshte se i kishte eurot” thotë për kameran e Fiks fare qytetari Kastrijot Sula.

Gjatë këtij procesi, babai i dy të pandehurve ka marrë përsipër  fajësinë dhe ësht ëdënuar.

Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, me kryesues gjyqtarin Aurel Arapi në 21 shtator 2016 vendosi pushimin e çështjes penale për të pandehurin Besnik Sula dhe shuarjen e masës së sigurisë për të.

Prokuroria e apeloi vendimin e Gjykatës së Kurbinit dhe  dy vjet me pas Gjykata e Apelit të Tiranës ,shpalli fajtor të pandehurin Besnik Sula për kultivim të bimëve narkotike duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Pra Gjykata e Kurbinit pushoi çështjen penale për të pandehurin Besnik Sula, kurse Gjykata e Apelit e dënoi.

Fiks fare solli bisedën e avokatit me qytetarin, ku ky i fundit i kërkon llogari se ku kanë shkuar paratë që familja e tij i dha për gjyqtart që do të lironin nga akuzat të vëllain

Në bisedë avokati Dema shpjegon sesi janë shpenzuar shuma prej 6 mijë eurosh. Ai thotë se  i ka çuar atje ku ju kishte thënë, pra tek gjyqtari ” më tej nuk kisha takat të çaja” shprehet avokati Dema në video.

Kur qytetari dhe kunata e tij shkojnë sërish tek avokati për të kërkuar kthimin mbrapsht të 6 mijë eurove të destinuara për gjyqtarët, meqë gjykata e apelit e dënoi të pandehurin Besnik Sula, , avokati  Dema ndryshon sjellje, mohon t’i këtë marrë 6 mijë eurot  për gjyqtarët, por shprehet se i ka pasur shpenzime gjyqësore  atë shumë.

” Ato 6 mijë euro nuk dilnin as për naftë poshtë e lartë” shprehet Dema.

Pas këmbënguljes së qytetarit për një përgjigje se ku kanë vajtur paratë e tij, avokati duke i bërtitur të largohet duke e dhunuar qytetarin .

Biseda e avokatit Sami Dema me familjarët e të pandehurit Sula:

Avokati-Qeshtu, po ju them, unë po u’a bëj me be,  qe te beja e Zotit,  kam punuar si të jetë për babain tim. Me ndershmërinë më të madhe. Për kryt të fëmijëve s’ju kam deviju mbi gja, bereqetin ua kam bo.   E kena diskutu si i bëhet, me sa lekë mbyllet kjo çështje. Të kam thënë për Zotin o Besnik nuk e kam mirë me qa ta. A të kam thënë qe kështu. Po thuj mo thuj troç tha. Me e mbyll edhe me 6 ( mijë, euro)  je i knaq. Atje të thash janë  dy gjyqtar, me 6. Po ta them kështu me be. Po jo tha, thash me e mbyll me tre  thash të jesh i kënaq, po me 6 … hallexhi jena. Ka thënë ky a të ngelet hatri me të dhënë më pak,  a më ke thënë qeshtu. Po ku ta gjej i thash. Megjithatë i kam thënë kaq, në qoftë se rregullon aq, edhe 5 të paktën do bënin punë. Dështoi puna se ashtu dështoi për të gjithë a kupto,   vetëm një gjë,  unë Sami   Dema,  shetebenë e Zotit Sami Dema,  për ça më keni autorizuar i kam bërë. Mbrapa, keni hall. Halli diku tjetër, doli ashtu. Për qato, vër dorën në be,  ku të doni kam 4 kalamaj,  nëse kam fut  lekë nga 6 mijë eurot, vetëm atë 3 mijëshen që m’ke dhënë. Qe ky ka qenë muhabeti.

LEXO EDHE:  Skandal/ Basha urdhëroi dhe nxorri përgjimet e Kryesisë

Qytetari-Kur u futa këtu, të thash o Sami si është puna,  unë the për Zotin s’kam takat. Më ke thënë s’kam takat.

Avokati-Dëgjo.

Qytetari-Më ke thënë s’kam takat për Gjykatë të Apelit.

Avokati-Po.

Qytetari-Më ke thënë s’kam takat. Tashti unë me qenë avokat, ec vet, me qenë gjyqtar ec vet,  me qenë prokuror ec vet, nuk vij te ti. Prandaj t’kam tha, me ec në  apel, gjykatë të lartë, dreq e të birit, duhet të ecësh ti, jo unë. Më the s’kam takat. Të thoja unë pak a shumë sa shkon, të 6 mijë më  ke thënë. Shty e shty gjyqin,

Avokati-Të thash

Qytetari-Shty gjyqin, shty gjyqin.

Avokati-Jo, jo…

Qytetari-PO hë pra..

Avokati- Ta shpjegova, unë e kam pas detyrimin  absolut deri në gjykatë të shkallës së parë.

Qytetarja shkon të takojë sërisht avokatin Dema për  kthimin e 6 mijë eurove

 Avokati-Ulu.

Qytetarja-Si është puna, se plasa t’u dëgju robt, jo po knej, jo po anej. Për ato lekë që janë marrë , a janë marrë për burrin tim a për çfarë janë marrë?

Avokati-Jo, jo, thash ke marr për punë pune. S’janë asgjë ato as naftën nuk e kanë justifiku.

Qytetarja: Ore ti smë ke kërkuar lekë për naftë mua, më ke kërkuar lekë për të më mbaru punë.

Avokati: Po për naftë pra, duhet naftë me maru punë,kam shpenzime,  kam pagesa , kam taksa kam gjana…

Qytetarja: Po për gjyqtarët, për ato gjanat?

Avokati: S’kam punë me gjyqtarët unë, le të ketë kush të dojë.

Qytetarja rikthehet bashkë me kunatën tek avokati për të marrë paratë

Qytetari-Duhet me u sqaru.

Qytetarja-Unë sa i kam marr lekët, i kam paguar naftë , taksa gjana.

—Avokati-Punët e mia.Po 3 miljonë e kam për të thënë ça i duhet ça si duhet.

Qytetari-Po 6 miljonshi.

Avokati-S’di gjë unë  s’kam punë me të.

Qytetari-Si S’di gjë?

Qytetarja-Jo hajde sqarohu brenda tani.

Qytetari-Si, hajde më kallzo lekët mua tani.

Avokati-Të kam thënë njëherë,e kam bërë  me atë.

Avokati-Pushim thotë.

Qytetari-Shife, pushim çështje.

Avokati-Po kështu ka qënë atëherë.

Qytetari-Po si ka qënë?

Avokati-Nuk duhet të ndiqet çështje penale.

Qytetarja-Nuk ka pushim çështje.

Avokati-Ti do me u rraf?

Qytetari-O zotni jo me u rraf.

Qytetarja-Jo, jo s’kemi për tu rrafur.

Avokati-Dil jashtë.

Qytetari-Mos prek avash njëçikë.

Qytetari-6 mijë euro ku e ke çuar për këtë.

Avokati-Ik tashti.

Qytetari-Jo mo zotni.

Avokati-Ik të thash hej, ik të thash (e shtyn me force qytetarin).

Qytetari-Prit se marr   129./TCH

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Emërohet Konsull në Janinë, nuk i çregjistrojnë makinën dhe e gjobisin!

Publikuar

-

Nga

Sofokli Vasili ka punuar prej 26 vjetësh në diplomaci dhe pjesën më të madhe të detyrës e ka kryer në Greqi. Në 2014 ai emërohet konsull në Janinë, e para se të nisej, kërkoi të cregjistronte targat shqiptare të makinës, pasi do të merrte targat diplomatike në Janinë.Në atë kohë, i thanë, se nuk kishte bazë ligjore për një shërbim të tillë.

Sofokliu shkoi disa herë në Drejtorinë e Targave, por nuk gjeti zgjidhje. Ai u ankua edhe në Ministrinë e Financave, por as atje nuk mori rrugë cështja e tij. Sot konsulli Vasili denoncon në “Stop” faktin, se nga tatimet i ka ardhur një detyrim prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra, për mospagim të taksës së targave.

LEXO EDHE:  Skandali me përgjimet/ Flet Xhaferri: Telefonata seksuale më shkaktoi probleme në familje

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali i radhës/ Veliaj pjesë e kompanive offshore

Për të shmangur abuzimet me targën e tij, Sofokliu e le atë në mirëbesim tek punonjësja e këtij sektori, ndërkohë që makina e tij ishte targuar me targa diplomatike në Greqi.Shefi i targave, ndërsa përpiqet të sqarojë emisionin “Stop”, sesi mund të zgjidhet kjo situatë, bën bllofin, pasi pranon në njëfarë mënyre, se nuk ka zgjidhje./Klan tv.

Për më shumë ndiqni videon.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Shqipëria e kërcënuar prej Iranit, nga sulme kibernetike

Publikuar

-

Nga

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri. Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste.

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata u dëbuan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për „dëmtimin e sigurisë kombëtare”.

Vendimi i Shqipërisë, u përshëndet të premten, (17.01.2020) edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH). Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, drejtoi gishtin ndaj Shqipërisë, duke iu referuar asaj si “një vend i vogël, por i djallëzuar evropian, ku elementët amerikanë komplotojnë me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamike”. Vetëm 3 muaj më parë, në tetor, Policia e Shtetit deklaroi, se kishte shkatërruar disa sulme të planifikuara terroriste të qeverisë iraniane kundër grupit të muxhahedinëve disidentë iranianë të strehuar në Shqipëri.

Këta janë anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, të njohur me inicialet MEK (Mojahedin-e-Khalq), opozita politike e regjimit klerik të Iranit. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Emigrani qëllon veten me pistoletë live me gazetarët

LEXO EDHE:  PD plas “bombën”/ Thellohet skandali tek Unaza e re

 Sa të rrezikuar janë sot 3 mijë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri? Në kampin e tyre të fortifikuar mirë, pranë qytetit port të Durrësit, 30 km larg Tiranës, Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për “Deutsche Wellen”, se “ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të  rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi.”Në kamp së fundmi janë përforcuar masat e sigurisë.

Sipas Saffarit “dëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianë për herë të dytë është një hap i guximshëm dhe i lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe tonën, si disidentë në mërgrim që duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera të Ballkanit.”

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë.  Për Behzad Saffarin, regjimi i Iranit kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por të gjithë rajonit të Ballkanit, përfundon raportimin media gjermane DW.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Nëna, dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13 vjeçare pse nuk kishte larë enët

Publikuar

-

Nga

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte pse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi “Fiks Fare”, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”.

Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës.

“Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë”, i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon e, më pas, e kërcënon: “Do të qeth, do të bëj zero flokun”.

Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019.

Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve.

“Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti”, i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon: “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”.

Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”.

Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte.

“Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër”, vijon ajo.

Në disa raste njërku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen.

“Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti”, i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon.

“Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri”, i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Në datën 2 shtator 2019, gruaja denoncoi bashkëjetuesin për dhunë në familje. Kur shkoi policia, burrin e gjeti të gjakosur dhe me shenja dhunë. Nga ana tjetër, gruaja nuk kishte asnjë shenjë.

Fillimisht, Gjykata vendosi urdhër mbrojtje për gruan. Pak ditë më pas, me një vendim tjetër, Gjykata e Sarandës konstatoi se me shenja dhune ka qenë burri, i cili ka pasur kafshime, gërvishtje dhe gjakosje.

Më 17 shtator 2019, Gjykata rrëzoi urdhrin e mbrojtjes. Në këtë proces, Gjykata pranon se burri ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij.

Në Gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tregoi se njerku nuk e ka dhunuar. Ajo tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” Gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Dhuna në familje u hetua edhe nga Prokuroria e Sarandës. Në Prokurori burri denoncoi dhunën ndaj vajzës 13 vjeçare. Ndërkohë, në këtë vendim të Prokurorisë, thuhet se: “Nëna për mirëedukimin e vajzës, fjalët e vlerësuara se janë fyese nuk janë shprehur se cilat janë”.

Sipas Prokurorisë: “Kujdesi për mirërritjen e fëmijës mund të ketë çuar edhe në rritjen e tonit nga ana e nënës”. Në këtë vendim thuhet se policia gjyqësore ka dhënë disa vendime për ekspertime mjeko-ligjore të të dyve, por asnjëri prej tyre nuk është ekzaminuar nëse kanë dëmtime apo jo.

Qytetari shkoi të pyesë në polici dhe prokurori për hetimet, por nuk mori asnjë përgjigje. Në polici i thanë se çështja është në prokurori, ndërsa në prokurori i thanë “nuk është prokurori”. Dhe, pasojat e mosveprimit të institucioneve kanë agravuar situatën, ku vajza është sërish pre e dhunës barbare, shpëtim nga kjo situatë mendon se e gjen vetëm duke vrarë veten.

***

13 JANAR 2020

(Videoja e dhunës)

Nëna – Pse, mësove. Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, mësove (e qëllon disa herë me shpullë). Mësove, mësove që le enët pa larë. Mësove, mësove që le enët pa larë.

Vajza ulet në tokë nga dhuna.

Nëna – Mësove, mësove

Vajza ulëret nga dhuna…

Nëna – Do të qeth do të bëj zero, mos të bëj zero moj, ta bëj zero flokun moj, ta bëj zero flokun!

2 SHTATOR 2019

Nëna – Ulu këtu, ulu këtu po të them. Ulu këtu, ulu, ulu

Vajza – (Qan vazhdimisht) Mami, mami!

Nëna – Ulu këtu, ulu…

Vajza – Më fal…

Nëna – Do ti thyej turinjtë, ulu këtu (i qëllon vazhdimisht).

Vajza – O mami.

Nëna – Dill çik përjashta nga dhoma (i drejtohet bashkëjetuesit)

Njërku – Nuk dal përjashta dhe ule zërin.

nëna – Dil përjashta, atë ça bëj unë me çupën e di unë, dil përjashta.

Njërku – Do të njoftoj …

Nëna – Dill çik përjashta, ha k… ça do njoftosh ti.

Njërku – Çupën mos e zë me dorë.

Nëna – Dil përjashta, e di unë ça bëj me çupën

Njërku – Se përpara…

Nëna – Ha k… ti dhe ndonjë tjetër bashkë, dil përjashta. Ti si puna jote që fle nëpër dritare.

Njërku – Unë fle nëpër dritare?

Nëna – Eee.

Njërku – Po ti ku fshihesh në hale?

Nëna – Unë ku të më dojë k…

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Emigrani qëllon veten me pistoletë live me gazetarët

LEXO EDHE:  PD plas “bombën”/ Thellohet skandali tek Unaza e re

Njërku – Kështu flet në sy të fëmijëve?

Nëna – Kështu flas.

Në të njëjtën ditë…

Nëna – Uli duart (e qëllon disa herë në dhomën e saj)

Njërku – (Futet në dhomë) Ça i bën…

Nëna – Dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon

Njërku – Mua më vjen anës, po mos me çupën

Vajza – Nuk dal më … jo telefonin (vazhdon të qajë)

Njërku – Lëre çupën

Nëna – Mos më thuaj mua lërë çupën, se e di unë ça bëj me çupën. Telefoni ishte në karikim (vazhdon ta qëllojë)

Njërku – Ça i bën çupës.

Nëna – Mbylle moj, mbylle.

Njërku – Ça i bën çupës në mes të natës moj

Vajza – Do ta vras vetë veten, do ta (vazhdon të qajë me ngashërim)

Vazhdon dhuna …

Rast 1

Vajza – (Qan me ngashërim)

Nëna – Mbylle, mos më thuaj mua ashtu se të thera. Mbylle, aty do të rrish. Aty, të vdesësh! Hiqi duart

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Hiqi duart, hiqi duart. Pusho, pusho (e qëllon disa herë). Qepe se të vras, qepe. Pusho ti (i drejtohet djalit 5-vjeçar)

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Qepe, qepe se të thera.

Rast 2

Nëna – Pusho moj, do sëmuresh. Do të varros në vend. Kur të them unë pusho, pusho.

Vajza – S’kam bërë asgjë.

Nëna – Të dali shpirti tani. Tani të dali shpirti s’më intereson më. Mbylle, mbylle.

Vajza – (Vazhdon të qajë papushim).

Nëna – Mbylle, mbylle. Do të ther, do të ther moj bushtër. Le të vdesë s’më intereson fare, mos më ndërhy fare. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend. Pusho thash (vazhdon ta qëllojë). Ti dali shpirti s’më intereson më. Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtrë.

Njërku – Lërë se e çmënde.

Nëna – Le të çmëndet, le të çmëndet.

Vajza – Më lër!

Nëna – Lërë të çmëndet, të vdesi. Ça ke ti. Le të çmëndet, të vdesi, e di unë atë. Bushtra mutit më thotë s’kam folur unë. Të kam thënë… b.k. të më dalë mua përpara. Ndyrësira. Të kam thënë mos që s’ka bir kurve, bir kurve ti marri Facebook-un, Instagramin, ti hanë mutin, ti rruajnë k… të gjithë nga fillimi në fund

Rasti 3

Nëna – Mua mos më thojë ti ai vendos.

Njërku – Jo me dorë, jo me dorë çupën.

Nëna – Darkot (e qëllon). Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Tyja më q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti.

Njërku – Fol mirë para fëmijëve.

Nëna – Qelbësirë e ndyrë

Vajza – (Qan).

Nëna – Mbylle gojën, mos më thuaj mua… qelbësirë e mutit. Do vësh tru ti moj qelbësirë, do vësh tru. Si të flas.

Vajza – Më fal!

Nëna – Mos më kërko falje se ta theva telefonin në kokë, hale.

Rasti 4

Nëna – Hajde mos të të nxjerrë… Për ça vajte… (e qëllon). Të kam thënë kur të vij unë të vish… Mos më rri rrugëve.

Njërku – Mos i bjerr çupës

Nëna – O Zot, të thashë merr një kile domate, … mos e gdhifsh!

Rasti 5

Nëna – Ore unë do ta vdes atë, jo ti të flasësh, unë do ta vdes në dru deri sa ajo të bëhet ashtu si dua unë. Ajo më sh… nënën, po ma çon shpirtin e nënës në majë të hundës.

Njërku – Fol mirë, fol mirë.

Nëna – S’ke turp, kundërshton edhe ato që ke bërë të thyej turinjtë.

Njërku – Lëri këto.

Nëna – Për çfarë?

Vajza – Unë do të veja te A…, meqë babi ishte…

Nëna – A të q… r… tani (e qëllon).

Njërku – Mos i bjer çupës, mos i bjer çupës moj.

Rasti 6

Nëna – Ulu, ku nuk të kam lënë unë të vesh, ëëë? Ke prindër ti, ke? (E qëllon). Po flas unë, po flas. Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri.

Njërku – Do vazhdosh drurin?

Nëna – Ça të bëj. Ta lidh, ta mbaj lidhur?

Njërku – Po ti je në terezi.

Nëna – Unë e mbaj të lidhur, e mbaj të mbyllur.

Krahas dhunës, nëna flet me fjalor rruge në sy të fëmijëve

Rasti 7

Nëna – Ndyrësirë e mutit ke folur për lekët, ky thotë kam folur. Rri në telefon ndyrësira, thotë kam folur. Ta tregoj unë nesër mos u bëj merak. Unë kam për të q… r… ty bashkë me atë k…, ndyrësirën. Ka takuar ky shefin e krimeve! E dëgjon moj të keqen mamaja, ka takuar shefin e krimeve ky. Ti nxjerrë mamasë tuaj dashnorët. Se ka vajtuar ka q… ndyrësira, plehrë e mutit. Se di ky ajo q… në b…, plehrat e mutit. Të q… r…, ndyrësirat e mutit.

Rasti 8

Nëna – Mos më gjuaj mua o b… m…, ik qerohu ndyrësirë. Regjistron ti surrat, i jep informacion k… (përleshen me njëri tjetrin).

Vajza – O ma boll, o ma boll.

Nëna – Merja telefonin. (Fëmijët vazhdojnë të qajnë).

Nëna – Të q… r… telefonin! Nuk ke për të dalë gjallë nga kjo shtëpi ore.

Njërku – Shpirti babit mos qaj.

Nëna – Bashkë me atë plehrën, k… m…. Halerat e m…, o b… q… e m…!

Rasti 9

Nëna – Nuk ja shkrove dot…, ja shkrove ti. Të q… shoqërinë. Të q… k… Po s’ke bythë ku do vesh, në p… s….

 

LEXO TE PLOTE