Connect with Us

Shtypi i ditës, 9 shtator 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 9 shtator 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 9 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Strukturimi i PD-së, dorëhiqet Bogdani”, ndërsa një tjetër titull vijon “Kompensim 760 lekë për pensionistët, kategoritë përfituese”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Kompensimi, paratë për 25 mijë emra me skemën e re”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nga lotët tek vetëvrasja, bisedat e plota sekrete të Enverit me Mehmetin pas fejesës me Silva Turdiun”.

“Shekulli” hapet me titullin “Dëmi 30 milion euro me TVSH-në, zbulohen faturat e pesë kompanive”, ndërsa një tjetër titull vijon “Sokol Hazizaj: Kuvendi është antikushtetues, po bën ligje kundër shqiptarëve”.

“MAPO” hapet me titullin “Ndryshim plani, Greqia kundër negociatave me Shqipërinë”, ndërsa një tjetër titull vijon “VOA: 25 punëtorë kanë humbur jetën në Shqipëri gjatë këtij viti”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu: Marrëveshje me Rajonin e Puglias për edukimin në vazhdim të mjekëve

Publikuar

-

Nga

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve kardiologë e kirurgë vaskularë të QSUT kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare që po zhvillon punimet në Bari të Italisë, organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë, jo vetëm në rajonin e Puglias por edhe në Evropë.
“Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”, tha Manastirliu.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit me rajonin e Puglias është trajnimi afatmesëm i mjekëve.
“Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, tha Manastirliu.
Kardiologjia dhe kardiokirurgjia invazive është fusha e parë ku nis ky bashkepunim bilateral, që do të shtrihet edhe në fusha të tjera të mjekesisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rekord shitjesh/ Ja çdo të ndodhë këtë fundjavë!

Publikuar

-

Nga

Si rrallëherë pritet që këtë fundjavë një uragan të godasë Shqipërinë. Ky uragan s’është uragani që imagjinoni pasi nuk sjell dëme, por vetëm përfitime.

Do të sjelle zbritje çmimesh të pa imagjinueshme që nuk kanë ndodhur asnjëherë më pare.

Zgjat vetëm këto 2 ditë, 21 dhe 22 Shtator.

Do të gjeni këtë televizor Samsung, me çmimin e çmendur për vetëm 59.990 lekë. Na thoni ju nëse një ulje prej 20.000 lekësh është e çmendur apo jo.

 

Kjo lavatriçe Bosch po thërret emrin tuaj.

Mban 8 kg dhe dikur kushtonte 69.990 lekë, ndërsa dy ditët e uraganit vjen me 43% më pak, pra vetëm 39.990 lekë.

Edhe në sektorin e informatikës  per ju që doni që femija juaj të punoje i qetë në shtëpi do të keni shansin e rrallë të blini Laptop Lenovo me cmim WOW prej 19.990 lekësh.

Neptun është shitës i autorizuar për markat më të mëdha në tregun e elektronikës dhe keto janë vetëm disa nga produktet e shumta që janë në ofertë dy ditët e uraganit. Mund të blini çdo gjë që ju nevojitet me ulje që vështirë të injorohen.

Hidhini një sy faqes zyrtare të Neptun.

Piketoni gjërat që ju pëlqejnë dhe të shtunën nxitoni të jeni të parët që të shkoni sepse për 50 blerësit e parë ka surpriza të tjera.

Mos harroni në çdo dyqan Neptun në gjithë Shqipërinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore  të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera por lokalisht mesatare në shumicën e tyre. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C
në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEXO TE PLOTE