LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe 14 të plagosur

9 Shtator 2019, 16:13, Kosova & Bota CNA
Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe 14

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjermania ku 14 persona  kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në qytetin gjerman i Freudenberg-Alchen, në lindje të Këlnit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë “Bakes fest” ku morën pjesë rreth 100 njerëz.

Ngjarja shkaktoi panik tek të pranishmët, të cilët u larguan të alarmuar nga vendi i shpërthimit.

Grupi i shpëtimit dhe ambulanca mbërritën menjëherë në fshatin ku po zhvillohej festa dhe të plagosurit morën ndihmën e shpejtë.

Policia është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga