Connect with Us

Rama në shkollën “Mihal Grameno”/ Jep lajmin e mirë

Politikë

Rama në shkollën “Mihal Grameno”/ Jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në shkollën “Mihal Grameno”, e cila është hapur këtë vit për nxënësit, pas rikonstruksionit.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Rama ka dhënë një lajm të mirë, ndërsa deklaroi se deri në fund të sezonit 2021-2022 të gjitha librat do të jenë falas për nxënësit deri në klasë të nëntë.

Rama theksoi se këtë vit është shtuar edhe klasa e pestë, ndërsa vitin që vjen do të shtohen edhe klasa e gjashtë dhe e shtatë, që do marrin librat falas.

“Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa, janë keq. Ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë. Tani kemi shtuar klasën e pestë për libra falas, vitin tjetër do shtojmë të gjashtë e të shtatë, e më pas edhe klasën e tetë.

LEXO EDHE:  Një mendim për kotec apelin apo Gjykatën e Lartë të narkoshtetit!

Dhe në fund të sezonit 2021-2020, të gjitha librat do jenë falas. Por, duhet t’i mbajnë mirë. Libri është shoku më i mirë, gjithë të tjerët shkojnë e vijnë, libri mbetet”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë/ “O ja dalim së bashku, o hajër s’bëjmë kurrë”

LEXO EDHE:  Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme?/ Fevziu rrëzon pretendimet e Bashës

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Mblidhet Asambleja e PS/ Rama: “Shuplaka” e studentëve vijon të më përvëlojë

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Mesimi amerikan: vota prej skllavi sjell lufte civile

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE