Connect with Us

Rama del nga kontrolli/ Përplaset me deputetët

Politikë

Rama del nga kontrolli/ Përplaset me deputetët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur vetën gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist.

Me tone të ashpra, Rama mësohet se është shprehur se kush nuk mund ta bëjë detyrën siç duhet, të marrë në konsideratë largimin nga grupi.

Edhe pse pa përmendur emra konkretë, kreu i Qeverisë ka theksuar se disa deputetë  nuk janë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre, çka sipas tij është e patolerueshme.

Për Ramën secili duhet të bëjë detyrën dhe jo vihen në lëvizje vetëm në raste kur ka vendime për ndryshime drejtorësh./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmetet e fuqishme tmerrojnë shqiptarët/ Andi Përmeti mesazh solidarizimi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti ka publikuar një mesazh solidarizimi pas termeteve të fuqishme që lekundën vendin.
“Sot, Shqiperia u godit nga nje sere termetesh, me i forte 5.8 rihter. Sot natyra na kujtoi se sa te vegjel jemi dhe se me e rendesishme eshte dashuria per familjaret, miqte, koleget, dashuria per njeriu. Sot te gjithe duhet te solidarizohemi dhe te ndihmojme me sa mundemi te prekurit nga termeti dhe te falenderojme ZOTIN qe nuk pati viktima.
ZOTI qofte me Shqiperine dhe shqiptaret”, shkruan Permeti në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot vendi është lekundur nga tërmete te fuqishme e për pasoje ka pasur një numer të madh njerëzish të lënduar dhe banesa te dëmtuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kush e “ndëshkoi” Durrësin, ikja e Dakos apo Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të cilit ishte afër Durrësit. Deri tani raportohet të ketë disa persona të lënduar por më shumë se sa aq ka qenë paniku në një tërmet 5.6 ballë i përsëritur më pas nga një tjetër 5.2, lëkundje të cilat kanë tronditur kryeqytetin  dhe Durrësin më shumë i cili ka qenë më afër epiqendrës.

Po të shohësh rrjetet sociale dhe komentet e njerëzve dy janë pikat kryesore që i referohen tërmetit.

Së pari në Durrës thonë na ra tërmeti se na iku Vangjush Dako, por edhe më shumë edhe më tej parashikuesi i këtij tërmeti ka qenë Ilir Meta i cili thoshte se do të kishte një shkundje apokaliptike në Shqipëri.

Tani në Durrës, duhet të votojnë që të zgjedhin se kush nga të dy ishte shkaktari i këtij tërmeti, largimi i Vangjush Dakos dhe mos kandidimi i tij apo parashikimi i dhënë nga Ilir Meta që është banor i Durrësit në Gjirin e Lalëzit.

Ndonjë tjetër do të donte të kishte dhe një opsion nga opozita apo Partia Demokratike, kryesisht Lulzim Basha, por sështë se ka ndonjë lidhje të tretë me Durrësin sepse Ferdinand Xhaferri i cili  ndoshta afrohet me Ilir Metën si profet, në këtë aspekt  premtoi vetëm rregullimin e cilësisë së diellit dhe të rërës, nuk hyri tek tërmetet, ndërsa Ilir Meta ishte ai që e parashikoi.

Në finale tashmë duhet të gjejmë ishte Dako apo Meta që sollën këtë tërmet që thuajse e shkundi fare Durrësin./CNA.al

LEXO TE PLOTE