LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patundshmëri në Tiranë, Golem dhe Shëngjin/ Miliarderi i Krimeve të Rënda në Vetting

9 Shtator 2019, 13:54, Vetingu CNA
Patundshmëri në Tiranë, Golem dhe Shëngjin/ Miliarderi i

Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Gjovalin Përnoca, do të përballet nesër me Vettingun.

Hetimet për rivlerësimin e tij janë kryer nga trupa gjykuese e KPK -së, e përbërë nga Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komiçi.

CNA.al ka zbardhur më herët pasurinë e gjyqtarit, i cili rezulton miliarder.

Në vitin 2003 ai deklaron një shtëpi në Tiranë si dhe një automjet, ndërsa një vit më vonë ai ka blerë një autoveturë Opel Corsa për gruan në shumën 240 000 lekë.

Në vitin 2005 gjyqtari ka blerë dy apartamente një në Golem dhe një në Tiranë në vlerat, 1 900 000 dhe 49 860 euro.

Në vitin 2006 e ka shitur shtëpinë në Golem me gjithë orenditë në shumën, 3 400 000 lekë, ndërsa ka blerë autoveturë Volsvagen Polo me vlerë 200 000 lekë, të cilën e ka shitur një vit më pas për të blerë një tjetër, raporton CNA.al.

Deri në vitin 2008 është marrë me shitje blerje makine, ndërsa në vitin 2009 deklaron se merr të ardhura edhe nga dhënia e banesës me qira në Tiranë me vlerë 170 mijë lekë në muaj.

Në të njëjtin vit, deklaron se bashkëshortja e tij ka nisur punën në SHISH.

Bashkëshortja e gjyqtarit Përnocaj, në vitin 2010 ka blerë 1 000 m2 pyll në zonën e quajtur  “Mali i  Shëngjinit”, me vlerë 186 000 lekë.

Në vitin 2011, gjyqtari ka blerë një banesë në Sarandë, me një tjetër shtetas, në shumën 50 000 euro.

Në vitin 2014, bashkëshortja, ka blerë autoveturë tip Golf, në shumën 7 000 euro.

Nga viti 2013 -2018 deklaron shpenzime marramendëse për studimet e fëmijëve jashtë shtetit, ndërsa në vitin 2018 djalit i ka dhuruar para për t’u bërë ortak në një kompani./CNA.al

Shpenzime marramendëse për fëmijët/ Zbulohet një tjetër miliarder tek Krimet e Rënda

Lajmet e fundit nga