LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk bënte dot fëmijë, urrente të lante dhëmbët dhe trupin, ç’nuk dini rreth Mao Ce Dunit

9 Shtator 2019, 17:52, Blog CNA
Nuk bënte dot fëmijë, urrente të lante dhëmbët dhe

Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist i Kinës Mao Ce Dun. Propaganda zyrtare kineze e quante ?Timonieri i Madh?. Shumë historianë të huaj, e cilësojnë një diktator të pamëshirshëm. Ja cilat janë disa nga faktet më interesante mbi Maon, që mund të mos i dinit, apo që i keni harruar:

Numri i të vdekurve nën sundimin e tij, është i pallogaritshëm

Maos i njihet merita për stabilizimin e Kinës, dhe rritjen e madhe të jetëgjatësisë dhe numrit të popullsisë. Por nga ana tjetër, persekutimi i armiqve politikë, deri te revolucioni i tij agrar, shkaktoi një uri të madhe në popullatë, e cila çoi në vdekjen e 40-70 milion njerëzve, që është numri më i madh i vdekjeve, i shkaktuar nga një person i vetëm në historinë njerëzore.

Pëlqente të shkonte me vajza shumë të reja

Mao Ce Duni, kishte marrëdhënie seksuale me Çen Luen, një ?konkubinë perandorake?. Në kohën e takimit mes tyre, ajo ishte vetëm 14-vjeçe, ndërsa ai 68 vjeç. Marrëdhënia mes tyre zgjati gati një dekadë, në vitet 1962-1971.

Ishte infertil, dhe nuk mund të bënte fëmijë

Sipas doktorit të tij personal, sundimtari komunist ishte infertil, pavarësisht shtatzënisë së vëzhguar prej tij, për të paktën një prej të dashurave të tij. Përkundër infertilitetit, kryetari Mao kishte 4 gra që lindën 10 fëmijë. Ai ishte zyrtarisht gjyshi i 12 nipërve dhe mbesave. Diçka nuk shkonte në këtë rast?

Nuk lante dhëmbët, ndërsa e cilësonte dushin një ?humbje kohe?

Sipas shumë dëshmive, Mao Ce Duni nuk i lante asnjëherë dhëmbët e tij. Në vend të pastës, ai e shpëlante gojën me çaj, dhe pastaj përtypte gjethet e tij. Kjo ia bënte dhëmbët jeshilë, ndërsa mishrat i kutërbonin një erë shumë të keqe. Kur këshillohej nga mjeku i tij të lante dhëmbët, Mao do të përgjigjej:?A i lan dhëmbët një tigër??. Përveç dhëmbëve, Mao kishte probleme të tjera me higjenën personale. Ai e konsideronte larjen në dush ?një humbje kohe?.

Mao i ofroi zyrtarisht SHBA-së 10 milionë gra kineze, që ishin të ?tepërta? në Kinë

Tre vjet para vdekjes së tij, ?Timoneri i Madh?, i ofroi zyrtarisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës 10 milionë gra kineze. Mao besonte se vendi i tij ishte shumë i varfër, për të mbajtur me bukënjë numër sipas tij të ?tepërt? grash.

Vuante shumë nga pagjumësia

Gjatë jetës së tij, Mao vuajti nga një formë aq e rëndë e pagjumësisë, sa do të merrte deri në 10 herë më shumë sesa doza normale e pilulave të gjumit. Pagjumësia, bëri që ai të vuante për shumë kohë nga varësia nga barbiturate dhe qetësues të tjerë.

U poshtërua dikur nga Stalini, por u hakmorr ndaj Hrushovit

Gjatë një vizite që zhvilloi në Rusi, pak kohë pasi kishte marrë drejtimin e Kinës, Mao Ce Duni u ndje i pakënaqur nga sjellja ndaj tij e liderit sovjetik Josif Stalin, që e trajtoi si të ishte një mysafir i zakonshëm.

Për t?u hakmarrë, kur Nikita Hrushov vizitoi Kinën, Mao e vendosi të flejë në një dhomë pa ajër të kondicionuar gjatë një vere të lagësht në Pekin. Për ta vënë akoma më shumë në siklet, ai urdhëroi që takimi midis tij dhe Hrushovit të zhvillohej në një pishinë të hapur. Problemi i vetëm? Hrushovi nuk dinte të notonte.

Propaganda e nxirrte notarin më të aftë në botë

Qeveria kineze pretendonte se në moshën 73-vjeçare, Kryetari Mao u zhyt në lumin Jance dhe notoi 15 kilometra brenda 65 minutave. Kjo nënkuptonte që ai notonte me një shpejtësi 1 milje çdo 8 minuta, kur në atë kohë rekordi botëror ishte 1 milje çdo 20 minuta.

Stalini e ?psikologjisi? Maon, duke urdhëruar analizimin e jashtëqitjes së tij

Sipas një ish-agjenti sekret sovjetik, Stalini kërkoi që feçet e Kryetarit Mao të dërgoheshin për analiza në një laborator sekret. Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, dëshironte të mësonte çfarë kimikatesh dhe përbërësish ishin të pranishme në jashtëqitjet e Maos, për të krijuar një profil më të mirë psikologjik mbi të.

Ndërmorri një luftë të egër kundër përdorimit të drogave

Nën sundimin e Maos, Kina ndaloi prodhimin dhe konsumimin e opiumit. Qeveria e Maos, detyroi 10 milionë përdorues droge t?i nënshtroheshin një rehabilitimi të detyrueshëm. Trafikantët u ekzekutuan, ndërsa fushat e opiumit u ripërshtatën në fusha për kulturat bujqësore.

Persekutoi mijëra shkrimtarë, fitoi miliona nga librat që botoi vetë

Gjatë Revolucionit Kulturor, Mao persekutoi mijëra shkrimtarë kinezë, dhe urdhëroi djegien publike të librave të tyre. Sidoqoftë, ai vetë botoi shkrimet e tij mbi popullatën kineze, duke fituar miliona juanë nga honoraret, teksa përballej praktikisht me një konkurrencë zero në treg./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga