Connect with Us

“Ngec”në Vetting/ KPK shkarkon kreun e Prokurorisë së Matit

Vetingu

“Ngec”në Vetting/ KPK shkarkon kreun e Prokurorisë së Matit

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare subjekti ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Edhe DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

LEXO EDHE:  Kandidati për kryeprokuror përballë KPK/ Ja kur mbahet seanca për Olsian Çelën

Pas verifikimeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra./CNA.al

Prokurori i “listës së zezë”/ Si e mbrojti Llalla nga Rama, të arsimuarin e plepave

Një trompist në organin e akuzës/ Prokurori i “listës së zezë” me lidhje politike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Dorëzoi detyren e Kryeprokurores/ Zbulohet ku do të transferohet Arta Marku

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi i KLP-së hyn në fuqi me datë 1 Janar 2020.

Kujtojmë këtu se Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED për 2019-ën.

Po ashtu, Arta Marku mbajti për rreth dy vite edhe detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, ndërsa pak ditë më parë ia dorëzoi këtë detyrë Kryeprokurorit të ri, Olsian Çela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Me 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK/ “Shkrihen” Krimet e Rënda, ja ku transferohen prokurorët

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente mbledhjen plenare të saj, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, tha se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u.  Ngritja e kësaj strukture  pritet të “shkrijë” Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Ndërkohë, KLP vendosi transferimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

LEXO EDHE:  Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i “pret” kokën këshilltares ligjore

LEXO EDHE:  “Ngec” në rrjetë/ Shkarkohet nga detyra kryegjyqtari me pallat

Kështu, KLP vendosi që të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, prokurorët: Arens Çela,  Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj,  Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe  Pranvera Pustina.

Prokurori Artan Bajrami do të transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërsa Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkalles së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.

Me 11 vota pro, KLP vendosi që Anton Martini të caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Edhe drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela, me 10 vota pro dhe një kundër, u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës janë caktuar edhe prokurorët Ditan Prençi dhe Isa Jata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Video-SHBA tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi/ Tregon si do të funksionojë SPAK

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë sot një tjetër mesazh në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një mesazh në faqen zyrtare të ambasadës, tregohet sesi do të funskionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

LEXO EDHE:  Vlerësohet gjyqtari i Apelit / Ilir Toska rikonfirmohet në detyrë

LEXO EDHE:  Ultimatumi i BE “zgjon” Vettingun/ Paralajmëron KPK: Do pastrojmë drejtësinë nga të korruptuarit

Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: