Connect with Us

“Na morët në qafë”/ Policët dhunojnë qytetarin që vuan nga zemra

Denoncim

“Na morët në qafë”/ Policët dhunojnë qytetarin që vuan nga zemra

Publikuar

-

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari nga Prrenjasi, i cili u dhunua nga dy policë brenda komisariatit të këtij qyteti, pasi kishte shkuar aty për të denoncuar një qytetar.

Bëhet fjalë për Lulzim Hidrin 36 vjeç, i cili vuan nga zemra. Për kamerën e “Stop”, ai sqaron se kishte patur konflikt me një qytetar në Prrenjas dhe gjatë debatit, personi në fjalë i hodhi kovë me ujë 36-vjeçarit Hidri. Ky i fundit, për shkak të probleme me zemrën, u ndje keq dhe thërriti policinë për ndihmë. Aty pranë kaloi një automjet policie, por nuk e ndihmoi. Me vështirësi, Lulzim Hidri u zvarrit deri tek Urgjenca e qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë.

“Quhem Lulzim Hidri. Jam 36 vjeç, jam person me aftësi të kufizuar i kategorisë së parë. Vuaj nga një problem i rëndë kardiak, nga zemra, vrimë në zemër dhe mungesë të arteries pulmonare. Kam vajtur për të sqaruar një problem. Kam vajtur për të shpjeguar situatën. Personi në fjalë e sipër është nxehur. Më ka hedhur një kovë me ujë, e cila ka rënduar situatën time ngaqë vuaj nga zemra. Ka qenë ujë i ftohtë. Më pas ka filluar të më godasë duke më larguar nga vendngjarja aty. Kam njoftuar policinë sepse nuk isha në gjendje të mirë shëndetësore për t’u afruar, megjithëse isha pranë spitalit, nuk mund të lëvizja dot. Është afruar policia pranë spitalit, nuk më ka kapur fare me dorë. Zvarrë-zvarrë jam munduar të arrij deri tek Urgjenca, kam ngelur në disa shkallë. Kanë ardhur punonjësit e Urgjencës. Më kanë marrë përkrahu, më kanë çuar në gjendje të rëndë”.

Prej këtej, Lulzim Hidri iu drejtua komisariatit të Prrenjasit për të bërë denoncim për qytetarin me të cilin debatoi. Por, në ambientet e vetë komisariatit të policisë, 36-vjeçari ra pre e dhunës së dy punonjësve të uniformave blu. Ata e goditën me grushte duke i shkaktuar hemorragji dhe probleme frymëmarrje, për shkak se 36-vjeçari vuan nga problemet e zemrës.

“Direkt nga spitali, ka ardhur nëna më ka marrë sepse nuk isha në gjendje të ecja dot, kam ardhur të bëj denoncim në polici. Gjatë dhënies së denoncimit, ishin dy efektivë të policisë dhe personi që unë isha duke denoncuar. Gjatë kohës që isha duke dhënë denoncimin, personi në fjalë vazhdonte të më kërcënonte me jetë. I kam shpjeguar oficerit të policisë, që ju lutem shikoni është duke më kërcënuar akoma në sytë tuaj. Ka vazhduar duke sharë nënën time në moshë 77-vjeçare dhe polici ka nxjerrë nënën time përjashta, jo personin që më akuzonte. Në moment e sipër vazhdonte të shante e të kërcënonte me jetë, duke thënë që në momentin që do dalësh nga policia do të marr jetën. Jam ngritur në këmbë, i kam thënë në sy të policëve, urdhro meqënëse jam këtu. Policat në atë moment më kanë vënë në pranga, më kanë shtrirë përtokë dhe më kanë goditur me grushte në bark edhe supe. Sepse menduan që unë u ngrita për të goditur personin në fjalë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, unë mezi arrij dhe të vishem, jo të rrah një person, i cili është dy herë më i madh se unë me trup”.

Kurse e ëma e 36-vjeçarit tregon se ishte prezent në ambientet e policisë, kur djali i saj u dhunua.

Nëna: Unë nuk i njoh ata policat, për të tjerët kam respekt. Si s’më rrahu mua, e goditi djalin. E morën djalin dhe po thoshja unë. Ai polici më kërcënoi. U ngrit polici, e qëlloi këtë. Kur e pa pastaj të operuar, kur e pa keq morën ambulancën në telefon. Dola në derë të marr ujë, tha ‘bo bo ç’na bëtë. Na morët në qafë’. E mori ambulanca pastaj, e çoi në spital. Jam me stres. Ky i sëmurë, unë grua plakë. Fëmijët nuk i fut dot në telashe. E dinë ata po s’kanë se ç’bëjnë”.

Lulzim Hidri dhe gazetari i “Stop” shkuan në komisariatin e Prrenjasit për t’u interesuar lidhur me identitetin e dy policëe të cilët e dhunuan dhe për të bërë ndaj tyre kallëzim. Por, Policia e Prrenjasit nuk i tregon emrat e efektivëe. Aty na thonë se çështje është referuar në Prokurori dhe na drejtojnë për në Policinë e Librazhdit.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Policia nis aksionin

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Ju nuk keni asnjë raport, se kush ka qenë në datën 18 Gusht 2019 në shërbim?

Polici- Unë s’e di, se kush ka qenë!

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Mirë, faleminderit! Mirupafshim!

Polici- Kalofsh mirë!

Lulzim Hidri- O, Pëllumb…!

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Si kalove?

Lulzim Hidri- Kam ardhur, të pyes cikë për emrat e atyre dy policëve.

Inspektori i Krimeve, Prrenjas – I ke, të thashë njëherë, në prokurori.

Lulzim Hidri- Në prokurori?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Po!

Lulzim Hidri- Unë dua, të marr emrat e atyre, që më rrahën atë natë! Kush ishin ata të dy…?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Do shkosh, thashë, i ke tek prokuroria, i ke emrat atje. Dakord?

Lulzim Hidri- Pëllumb! Po pse nuk më jepen emrat e atyre dy policëve?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Do shkosh, ta thashë, atje! I ke atje.Do shkosh atje! I ke të gjitha, cfarë është bërë…

Gazetari- Kemi një denoncim nga një qytetar i Prrenjasit. Është dhunuar këtu në datën 18 gusht 2019, këtu. Ka bërë një denoncim për një qytetar tjetër dhe është dhunuar nga dy punonjës polici. Ne, thjesht duam emrat e atyre.

Polici- S’prish punë, s’prish punë …,ore cfarë të kërkoni ju, do t’ja u japim ne.

Gazetari- Po pse nuk ia jepni këtij, se gjynah?

Policia- Letrat e tij kanë shkuar në prokurori.

Gazetari- Kanë shkuar për atë tjetrin, por jo për policët, se e pashë unë! Jo për policët, jo për policët.

Polici– Ëeee…zbrit njëcikë poshtë, se kanë ardhur ca të televizionit. Inspektori i krimeve .

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Hajde, hajde!

Gazetari- Procedurën, që është bërë për dy policët, që e kanë dhunuar këtu brenda ambienteve të Komisariatit Prrenjas. Zotërise i lind e drejta, minimalisht, që të marrë emrat, që të bëjë një kallzim ose në SHCCBA…?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Po janë emrat, edhe në SHCCBA janë.

Gazetari- I ke referuar?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas– Po, po!

Gazetari- Edhe për dy policët?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Jo, për atë i referon SHCCBA-ja. Po kanë vajtur kopje të raport-shërbimit, të gjitha të dhënat kanë shkuar. Do interesohet tek Komisariati Librazhd, se atje është varësia.

Nga ana tjetër, blutë  e Librazhdit thonë në mënyrë konfidenciale se nuk ka asnjë raportim për këtë incident nga dy punonjësit e Policisë së Prrenjasit.

Ndërkohë, mjeku Sami Agolli shpjegon kushtet në të cilat mbërriti në spital Lulzim Hidri, ditën e incidentit.

Doktori Sami Agolli – I shoqëruar me policë erdhe ti atë natë në 18-të?

Lulzim Hidri- Atje, po s’e mbaj mënd, se unë isha i përhumbur, më nxorrën për krahu. Aq mbaj mënd, kur më vunë oksigjenin.

Gazetari- Po cfarë ka pasur, shkruhet aty?

Doktori Sami Agolli – Shkruhet “merret me ambulancë,kur ka ardhur doktori i ka dhënë kështu një xxxxx bllokuese”,- quhen këto mban edhe vetë nga këto…

Gazetari- Po s’ia kishin dhënë atë atje.

Doktori Sami Agolli – Kur ka këtë, rrafjen, ajo e normalizon dhe zemra clodhet, punon më avash.I ka bërë njëherë për dhimbjen, një voltaren. Pastaj të nesërmen ka ardhur me xxx dhimbje gjoksi.

Gazetari- Hemoragji?

Doktori Sami Agolli – Po! Pështynte gjak.

Lulzim Hidri ka një apel për të gjithë duke marrë shkas nga ajo që i ndodhi.

“Rasti im të jetë i fundit që dhe të tjerët të mos dhunohen në këtë gjendje. Gjithmonë në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar janë cilësuar si persona që nuk arrijnë të kuptojnë, janë gjithmonë fajtorë dhe janë gjithmonë përgjegjës dhe shkaktarë për probleme. Nuk është e vërtetë! Është e nevojshme dhe urgjente që ata të përkrahen dhe të mbrohen me të drejtat që ju takojnë, ashtu si në çdo vend të Europës dhe të botës“, apelon 36-vjeçari Lulzim Hidri. /TV Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” nga Gjirokastra/ Policia e Shtetit në shërbim privat të biznesmenit që grabiti vëllain

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së 30 milionë dhrahmive të të ndjerit Hajro Buzheri nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ky i fundit pranoi, që i kishte marrë këto para dhe me paratë e grabitura hapi një biznes privat në Kardhiq të Gjirokastrës të quajtur GJIBU dhe një tjetër në emër të gruas, të quajtur Kovi Al, përmes të cilit bënte kalimin e parave.

LEXO EDHE:  Dhunohet ish-deputeti i Partisë Socialiste

LEXO EDHE:  Dhunohet ish-deputeti i Partisë Socialiste

Mbrëmjen e sotme “STOP” raportoi se Islam Buzheri përdor edhe policinë e Gjirokastrës, për të mbrojtur biznesin e ngritur me paratë e nipërve. Ai udhëton me makinën e policisë, me të cilën shoqëron edhe nipërit në rajon.

Emisioni “STOP”ka ndjekuR nga afër momentin kur policia shkon per t’i shoqëruar në komisariat. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Bulevardi i Ri, nga një anë ndërtohet, nga ana tjetër vidhet

Publikuar

-

Nga

Një nga investimet më të mëdha të Bashkisë Tiranë është edhe Bulevardi i Ri i Tiranës. Ky bulevard është menduar të realizohet në tre segmente, ku segmenti i parë është përfunduar dhe marrë në dorëzim nga bashkia Tiranë, ndërsa segmentet e tjera janë në punime e sipër nga kontraktuesi.

Por “Fiks Fare” ka arritur të dokumentojë vjedhjen që po i bëhet disa konstruksioneve metalik që përdoren për të ndarë rrugët e këmbësoreve me lulishtet që ka ky bulevard në segmentet ende në punim e sipër që nuk i janë dorëzuar ende bashkisë.

Ky konstruksion futet në tokë dhe shërben për të krijuar kufirin midis rrugës dhe lulishtes. Gjatësia e një konstruksioni të tillë shkon rreth tre metra gjatësi dhe peshë afro 13 kg. Këto konstruksione pas vjedhjes shiten për skrap.

“Fiks Fare” paraqiti me pamje se një pjesë e mirë e bulevardit të ri është zhveshur nga këto konstruksione metalike. Madje në disa pjesë ato janë gjysmë të hequra gati për t’u marrë e çuar për shitje. Me anë të kamerave të fshehura emisioni zbuloi mënyrën se si prona publike prishet, vidhet e më pas shitet në treg të zi për skrap.

Bashkëpunëtori i “Fiks Fare” bisedon me dy fëmijë të moshave 13 dhe 15 vjeçare banues të zonës të cilët frekuentojnë bulevardin, por edhe e vjedhin atë. Konstruksionet e shkëputura që u kapën nga vëzhgimi i “Fiks Fare”, merren nga këta dy adoleshentë dhe çohen në një pikë grumbullimi në rrugën “Jordan Misja” ku shiten për skrap. Kamerat e fshehta realizuar nga bashkëpunëtorët e “Fiks”-it tregojnë qartë pamjen e dy grabitësve minoren me konstruksionet metalike në krah dhe pa u shqetësuar nga askush në mes të ditës, prishin pronën publike e më pas i shesin për hiç gjë.

Gazetarët e “Fiks”-it nuk e lanë me kaq por shkuan edhe në pikën e grumbullimit të skrapit pikërisht aty ku u shiten konstruksionet metalike të hequra padrejtësisht nga Bulevardi i Ri.

LEXO EDHE:  Zhduken mushkat në Shqipëri!/Ja skema e re e trafikut të drogës

LEXO EDHE:  O Edo, je bërë si gomar!/Ja si ia kthen Rama qytetarit

Bashkëpunëtorët shohin në pikën e grumbullimit duke u hequr se kërkojnë të blejnë disa pllaka inoksi për t’i përdorur si fasheta. Dhe në pikën e grumbullimit blejnë pikërisht konstruksionet metalike të hequra nga bulevardi me një çmim prej 6 mijë lekësh të dyja konstruksionet e inoksit pasi bëhet peshimi i tyre.

Gazetarët u interesuan edhe në Bashkinë e Tiranës për problematikën e hasur, ku Drejtoresha e Investimeve znj. Ilda Qazimllari shprehet se ky është një problem serioz por jo i vetmi.

” Edhe në segmentin e parë që kemi marrë në dorëzim , para disa kohësh janë vjedhur mbi 100 spote ndriçuese që ndodhen nën pemë” shprehet Qazimllari.

Ajo pohon gjithashtu se dëmtime në këtë rrugë janë shkaktuar edhe nga përdoruesit e mjeteve për të cilët kanë gjetur një zgjidhje, kurse në vjedhje e spoteve bashkia ka kërkuar ndihmë policisë. Vjedhjet e konstruksioneve që po bëhen në segmentet në pronësi të firmës ndërtuese, janë kosto për Bashkinë e Tiranës e cila e ka bërë njëherë investimin. Megjithëse sipas znj. Qazimllari nga ana e bashkisë po merren masa si instalimi i kamerave të sigurisë për të frenuar këtë fenomen. Në fund drejtoresha e investimeve pranë Bashkisë Tiranë bën një apel qytetarëve për ta mbrojtur pronën publike.

Rreth 27 milion euro është shuma e vënë në dispozicion për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, prej të cilave 6 milionë euro janë kostot e parkingut nëntokësor. Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur financimin e këtij projekti përmes një kredie të fondit Abu Dhabi. Ky projekt konsiston në ndërtimin e një bulevardi me gjatësi 1.8 kilometra dhe gjerësi 70 metra, që fillon nga ish stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës./ Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fëmijet nuk kanë kopësht në Tiranë/ Veliaj hedh valle

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e kopështit 41 në Tiranë, i cili nuk hapet që prej datës 26 nëntor, dhe ndërkohë nga Bashkia nuk ka asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me qindra fëmijë që frekuentonin këtë kopësht.

Në një postim në rrjetet sociale, publikon denoncimin e një qytetari, sipas të cilit për kopështin në fjalë një herë thuhet se është në rregull, një herë thuhet se ka dëmtime, dhe asnjë përgjigje nuk jepet nëse do hapet apo çfarë do bëhet me fëmijët.

Berisha akuzon kryebashkiakun Veliaj se hedh “valle” në media, ndërsa që fëmijët në Tiranë nuk kanë kopësht.

“Duke parë që po na bien ne vesh të shurdhët kerkesat tona si banore , qe me daten 26 nentor 2019 femijet na kane ngelur pa kopesht sepse kopshti numer 41 ne Tirane njehere e bejne te rregullt nje here e bejne te prishur nga termeti askush nuk na jep pergjigje se cfare do te behet me fatin e 360- 400 femijeve.Ju lutem publikoje pasi vetem nese reagon ti mos behet ndonje gje sepse askush nuk na jep informacion se ca do behet. Kopeshti eshte i mbyllur”-shkruan denoncuesi.

Skandal-Veliaj hedh fëmijët në rrugë/ Zbardhen gënjeshtrat e kryebashkiakut

Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

LEXO TE PLOTE