LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI bën avokatin e Metës/ Kapet mat Ulsi Manja

9 Shtator 2019, 08:26, Politikë CNA
LSI bën avokatin e Metës/ Kapet mat Ulsi Manja

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para Komisionit hetimor Parlamentar, për të provuar se nuk ka shkelur Kushtetutën, me çdekretimin e 30 Qershorit si datë për zgjedhjet vendore.

Sapo ka nisur me dhënien e dëshmisë e tij, ka ardhur reagimi i parë nga LSI-ja.

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka  thënë se Komisionin Hetimor Parlamentar filloi për faqe të zezë.

“Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur të porositur nga Edi Rama, seancën.

Duhet ta dini të gjithë që fjalimi, nëse ka një të tillë,mbahet vetem diten e parë kur komisioni fillon punën,ndërsa sot fillon direkt me pyetjet, për të cilat komisioni ka interes të marrë shpjegime.

 Postimi i plotë:

Komisioni hetimor per Presidentin fillon per faqe te zeze.

Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur te porositur nga Edi Rama seancen.

Duhet ta dini te gjithe qe fjalimi,ne se ka nje te tille,mbahet vetem diten e pare kur komisioni fillon punen,ndersa sot fillon direkt me pyetjet per te cilat komisioni ka interes te marre shpjegime.

Po keta sharlatane s’kane as turp dhe s’kane asnje lidhje asgjekundi as me shtetin dhe as me ligjin,keta jane turpi i ketij vendi,jane thjesht banditizmi ulur ne karriget e kuvendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga