LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lojërat e dështuara të Bashës dhe lobimi në PPE

9 Shtator 2019, 20:15, Opinione CNA
Lojërat e dështuara të Bashës dhe lobimi në PPE

Nga Gjorg Kodra

Lulzim Basha paska kërkuar në PPE mbështetje për hapjen e negociatave që në këtë mënyrë të rritet kontrolli nga ana e BE mbi qeverinë dhe institucionet për të garantu kësisoj zgjedhje të lira e të ndershme.
Pra nëse hapja e negociatave e bën më të mire qeverinë, athere cna duhet opozita? Të ndihmojmë Ramën të na antarësoje me të drejta të plota e në këtë menyrë, sipas logjikës se Bashës, qeveria do jetë aq e monitoruar sa sdo ketë më nevojë as për rotacion e as për demokraci.

Me pak fjalë kjo është një nga lojrat me idiote të kryetarit të opozitës tashmë për të tretin vit rradhazi.

Bertet gjithë vitin “diktatura, diktatura”, djeg mandatet, bojkoton zgjedhjet, organizon 10 protesta mbarë kombëtare për rrëzimin e narkoshtetit të ppp-ve që po varfëron e shpopullon Shqipërinë dhe në vjeshtë, pasi ka deklaruar nisjen e sezonit të ri të protestave, lobon për hapjen e negociatave.

Vetëm pak javë më parë, po në mbledhjen e PPE, Lulzim Basha denoncoi (me shumë të drejte) qeverine e paligjshme te krimit, qeverinë e habilajve, balilajve, bajrajve. Qeverinë e vjedhjes së hajdutit psiqik, qeverinë e shpenzimeve te luksit, qeverinë e delegjitimuar të 15%, etj.
Sot u kërkon po të njëjtëve partnerë ta mbështesin qeverine e zezë të krimit e të korrupsionit e jo vetëm kaq por të ulen e të negociojnë me të termat dhe kapitujt e antarësimit tonë në BE.

Lulzim Basha e di fort mire se kjo qeveri nuk ka përmbushur asnjë kusht për hapjen e negociatave, as ato të para dy viteve e aq më pak ato bashkë me shtesat e vitit të kaluar.
Të lobosh në këto kushte është marrëzi. Po ashtu marrësi është të mos kesh guximin të thuash atje dhe këtu se kjo qeveri është turpi i Shqipërisë dhe si ilegjitime nuk mund të përfaqësojë qytetarët shqiptar në tryezën e negociatave për antarësim në familjen e vlerave evropiane.

Me këtë të sotmen Lulzim Basha rrëzoi dhe të vetmen alibi të pranueshme që pati për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, atë të sakrifikimit sublim për vëmendje ndërkombëtare. Për ti treguar botës se kush është Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga