Connect with Us

Live-Meta e pranon/ Shfuqizimi i zgjedhjeve nuk është në Kushtetutë

Politikë

Live-Meta e pranon/ Shfuqizimi i zgjedhjeve nuk është në Kushtetutë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta e ka pranuar sot se shfuqizimi i zgjedhjeve nuk thuhet në asnjë nen të Kushtetutës.

I pyetur nga deputetja Klotilda Bushka se në cilin nen të Kushtetutës bazohej vendimi i tij për të shfuqizuar 30 qershorin, Meta tha se “Këtë të drejtë ma jep praktika e Presidencës. Nuk ma jep në mënyrë të qartë një nen i Kushtetutës. Por, në cilin nen të Kushtetutës i jepet e drejta qeverisë për të shfuqizuar vendimet? Nëse e kam shkelur unë Kushtetutën, i bie që e kanë shkelur dhe presidentë të tjerë. Por, e vërteta është se nuk e kanë shkeluir, por kanë shmangur gjakderdhje”-tha Meta.

Ndërsa në lidhje me pyetjen, se pse mendonte se nga 30 qershorit deri me 13 tetor do garantoheshin zgjedhje të lira e të ndershme, Meta tha se “Qëllimi im ishte të garantoja zgjedhje të standardeve europiane. Kjo ishte një kohë e mjaftueshme që opozita të reflektonte, apo dhe opozita e re të gjente kandidatë në të gjithë Shqipërinë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi me Albin Kurtin/ Basha zbulon çështjen kritike për të cilën diskutuan

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Basha bën me dije se me Kurtin diskutuan për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale.

Lideri i demokratëve deklaron se së bashku ngritën shqetësimin për çështjen kritike, se si të ndalojnë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

“E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews- Rama, Basha apo Meta/ Ja kush është më i korruptuari

LEXO EDHE:  Studentët shqiptarë në SHBA/ Flasin mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja, shkruan Syri dhe thekson se të gjithë kandidatet janë në shkelje te ligjit.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës. Ky i fundit 5 vitet e shkuara anëtar i bordit të AMA-s.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

LEXO EDHE:  “Një pyetje për presidentin”/ Artan Hoxha “kryqëzon” Metën 

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja për Reformën/ Meta përshendet Ramën, Bashën dhe ambasadorët

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri të Bujqësisë.

Ky është rasti kur Rilindja tregon se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionet e balancuara politikisht. Qëllimi janë gjobat, presioni dhe shantazhi ndaj medias.

Kandidimi i katër kamikazëve politikë me urdhër, tregon se Rama dhe Veliaj duan të kenë nën thundër median, e cila nuk po i nënshtrohet, kryesisht ato online.

Me ndryshimet e fundit ligjore dhe kapjen e AMA-s, Edi Rama kthehet në kryetar të komisionit të gjobave ndaj medias, detyrë me deligim që ja ka kaluar Fugës. Ky i fundit ka përgatitur listën e bandës së këshilltarëve politikë, të gjithë aktivistë dhe mbështetës të hapur të Partisë Socialiste.

Kapja e AMA- s dhe kandidimi i këshilltarëve të ministrave është tashmë fakt dhe vërteton edhe njëherë se kryeministri kërkon të kontrrollojë mediat kritike, duke i monitoruar dhe gjobitur ato me këshilltarët e kabinetit të tij.

Shumë shpejt mund të kemi Maklen Mishën kryetar te AMA-s, por defakto do jetë çifti Fuga-Veliaj si të deleguar të Ramës për të copëtuar dhe gjymtuar mediat kritike në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  Meta prononcim për mediat pas takimit me LU dhe Vlahutin/Ligji për plehrat, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet

LEXO EDHE:  Meta prononcim për mediat pas takimit me LU dhe Vlahutin/Ligji për plehrat, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE