Lajm i Rekomanduar
Krimi që fsheh Ilir Meta

Sot, presidenti i Republikës, Ilir Meta tha live në Kuvend dhe u transmetua nga të gjitha mediat, se kishte informacion nga struktura të caktuara dhe nga informacione të klasifikuara se në qoftë se nuk do të shtynte datën e zgjedhjeve, në datën tetë qershor Kuvendi do të digjej. Një informacion i siguruar, siç tha ai, në datën 7 qershor, nga burime të besueshme.
Në fakt, në atë kohë u fol shumë për grupe të caktuara individësh që mund të bënin incidente apo të frymëzuara kryesisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët ishin personat që akuzoheshin për protestën.
Pra, Ilir Meta indirekt ka thënë se është vetë Basha dhe Monika që do të digjnin parlamentin.
Por, në qoftë se presidenti ynë kishte këtë informacion, a ia çoi këtë informacion Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës?
A i kërkoi ushtrisë të dilte dhe të rrethonte parlamentin?
Pse nuk i kërkoi Prokurorisë, SHIK-ut dhe institucioneve të tjera se kush ishin personat në lidhje me këtë informacion?
Pse nuk i kërkoi publikisht opozitës të anullonte protestën dhe të bënte publike se kishte këto informacione?
Por, u përdor për të shtyrë datën e zgjedhjeve, për të krijuar një precedent, i cili ishte si zgjidhje e vetme e tij për të shpëtuar Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin pas veprimit të shpejtë dhe të menjëhershëm të Kuvendit, frymëzuar dhe nxitur nga SHBA dhe BE, në lidhje me djegien e mandateve të deputetëve.
Pra, Ilir Meta, përtej asaj që thotë në parlament, fsheh një krim. Kush janë personat, pse nuk veproi?
Kjo është një arsye shumë e rëndë që e vë përballë përgjegjësisë presidentin. Një arsye shumë e madhe për ta shkarkuar Ilir Metën. Është pikërisht kjo. Pse e ka fshehur dhe pse nuk ka bashkëvepruar me institucionet përgjegjëse apo me shqiptarët për të dhënë një qëndrim publik se do digjej të nesërmen e asaj dite Kuvendi dhe se palët do të përplaseshin.
Ndërkohë që në fakt në të gjitha protestat e opozitës, edhe atëherë që pati përplasje, flakë dhe bomba me molotov, nuk ka pasur asnjë viktimë, nuk ka pasur asnjë pasojë, thjeshtë dhe vetëm hidhej gaz lotsjellës nga policia, e cila vepronte sipas rregullave të saj.
Protestuesit nuk kishin dalë për turizëm. Normalisht do të vepronin sipas shpirtit dhe forcës që ata kishin, porn ë asnjë rast nuk u tha se do të digjej Kuvendi. Tentohej e protestohej. Në asnjë rast nuk u vu në dyshim apo të diskutohej minimalisht mundësia e djegies së Kuvendit.
Ndaj dhe Ilir Meta nuk ka bërë asgjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm ka fshehur një krim ose ka manipuluar me djegien e Kuvendit, për të shpëtuar lëkurën e tij, tani kur ndodhet në prag të shkarkimit si president i Republikës. Por, e vërteta është se ai fsheh një krim, të cilin duhet ta tregojë. Meta duhet të tregojë kush janë personat përgjegjës dhe pse e fshehu atë./ CNA.al
Live-Meta e thotë copë: Basha dhe Monika do digjnin Kuvendin në 8 qershor
Tradita
9 Shtator, 2019 at 5:36 pm
idioter, po ky informacion i ka shkuar deh kryeministrit, mos qofte ky i fundimt qe me falangat e shik-ut e ka prodhuar kete informaacion per t akuzuat opoziten dhe per te mashtruar nderkombetaret.
POPULLI
9 Shtator, 2019 at 6:39 pm
nNEN HETIM PER MOS KALLZIM TE PUCIT DHE NE HETIM PER TE ZBARDH TE VERTETEN NDRYSHE KRIDHENI NE BURGE KETE KOKEBRESHKE QE PO NA VJEDH TASH E 30 VJET …!!!!!!!!!!!!!!!!!!