LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili

9 Shtator 2019, 20:35, Politikë CNA
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar seancën e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për shkarkimin  e Presidentit Meta.

I ftuar në emisionin ?5 pyetje me Babaramon? në Report Tv, Vasili u shpreh se Presidenti po i merrte në pyetje ata, jo ata presidentin.

Ndërsa ka theksuar se sot u legjitimua edhe vendimi i opozitës për djegien e mandateve, me një parlament që ai e cilësoi si mediokër dhe mizerabël.

“Presidenti po i merrte në pyetje ata, jo ata presidentin. Veprim me dy anë. Një anë shumë e rëndësishme që tregonte seriozitetin shtetëror, u tregoi qytetarëve që ka një institucion të vetëm që respekton Kushtetutën dhe krahun tjetër një mediokritet dhe mizarebilitetit politk. Tregoi atë fytyrë që parlamenti nuk duhet të ekzistojë më. Fytyra më e neveritshme e një parlamenti. Rama i ka çuar për t’u tallur, në fund Rama do qeshë me ta. Shfreu skizofreninë kur Meta mbajti një pozicion shumë të qartë. Një inkoherencë kundër parimore e Ilir Metës. Këta janë mazhoranca e tullumbaceve, e dënglave, jo e punës, jo e reflektimit”, tha Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga