LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

9 Shtator 2019, 06:17, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në

Qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Adriatik do të kushtëzojë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit në vendin tonë.

Për ditën e sotme, moti pritet të jetë me kthjellime e vranësira mesatare dhe rreshje shiu me stuhi përgjatë Ultësirës perëndimore dhe zonën Qëndrore në mesditë.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore kryesisht gjatë pasdites.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
në vendet malore: 13 / 24 °C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga