Connect with Us

“Furtunë” në Kadastrën e Vlorës/ Ikin “kokat” më të larta të këtij institucioni

Politikë

“Furtunë” në Kadastrën e Vlorës/ Ikin “kokat” më të larta të këtij institucioni

Publikuar

-

Një furtunë shkarkimesh ka ndodhur në Kadastrën e Vlorës, ku mësohet se kanë ikur “kokat” më të larta të këtij institucioni.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për “BalkanËeb” se është shkarkuar nga detyra kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili mbante këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti.

Ai është zëvendësuar me Alteo Nazërajn, i cili nga sot do të drejtojë Kadastrën e Vlorës. Nazëraj ka punuar si specialist në drejtorinë e Hipotekës prej 10 vitesh, ndërsa me profesion është jurist.

Gjithashtu, është shkarkuar nga Kadastra edhe nëndrejtori Klodian Troci, si dhe një numër i pakonfirmuar specialistësh.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Goditet me levë në kokë elektriçisti

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Publikuar

-

Nga

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Ish-ministri, Tritan Shehu ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në fokus të postimit që bën në rrjetet sociale vendos fëmijët e Qarkut Gjirokastër, që i cilëson si arsimdashës, ndërsa shton se ata nuk kanë nevojë as për nxitje dhe as propagandë për të shkolluar fëmijët a nipërit e mbesat e tyre.

“Banoret e Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Përmetit, Kelcyres, Memaliajt e Tepelenës nuk kanë nevoje as për nxitje e as propagande për të shkolluar fëmijet a niperit e mbesat e tyre.

Ata e kanë të trasheguar në “genin” e tyre, prej qindra vitesh, brez pas brezi dëshiren, vullnetin dhe sakrificat për shkollim e dije, kjo është pjesë e historisë se atij Qarku, pjesë e jetës së këtyre njerezve kulturdashes, pa të cilen nuk mund të jetojnë”, nënvizoi ish minstri.

LEXO EDHE:  Moti i keq paralizon lundrimin në Vlorë/ Dallgët deri në 8 ballë



Sipas ish-ministrit shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, për shkak të mundësive më të mira.

LEXO EDHE:  Pakënaqësitë në Vlorë/ Ish-ministri tallet keq me Ramën

Edhe nqs sot shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, një nga shkaqet kryesore është mundesia e arsimimit, kulturimit, ngritjes në rrugën e dijes se pasardhesve të tyre, në ato nivele europiane që ata kanë aspiruar gjithemone.

Pra sot pavaresisht momenteve tejet të vështira ku jetojmë, për të gjithë ata është një ditë e vecantë gëzimi, por dhe shprese e optimizmi” përfundoi ish-minstri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE