Connect with Us

DW: Asnjë ndryshim, vetëm tregti me Kinën

Bota

DW: Asnjë ndryshim, vetëm tregti me Kinën

Publikuar

-

Njëmbëdhjetë marrëveshje dhe disa fjalë paralajmëruese për Hong Kongun: Me Kinën, Gjermania luan me kujdes dhe me taban të dyfishtë. Pikërisht tani duhet pak guxim nga Merkeli, thotë Maximiliane Koschyk.

Si mund të matet suksesi i një takimi të nivelit të lartë midis Gjermanisë dhe Kinës? Me numrin e marrëveshjeve të nënshkruara? Në rrethanën sa herë është përmenduar fjala “të drejtat e njeriut”? Edhe pse kancelarja Angela Merkel u kthye nga Kina me njëmbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi në bagazh dhe u shpreh publikisht dhe privatisht për protestat në Hong Kong – vizita e Merkelit në Republikën Popullore nuk ishte e kënaqshme as për përfaqësuesit e ekonomisë dhe as për përfaqësuesit e të drejtave të njeriut.

Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) paralajmëron, se anëtarët e saj përplasen me modelin ekonomik kinez në “konkurrencën e sistemeve”. Ai që kishte shpresuar për një dialog të vërtetë me shoqërinë civile kineze gjithashtu u zhgënjye: me avokatët e të drejtave të njeriut Merkeli u takua jo në publik.

Bundeskanzlerin Merkel in China (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Iluzioni i përhershëm i politikës së jashtme të Gjermanisë

Kur bëhet fjalë për Kinën, Gjermania vazhdon me ide të vjetëruara. Me politikën e tij socialdemokrate ndaj Lindjes (Ostpolitik) Willy Brandt-i vërtet kishte sukses gjatë Luftës së Ftohtë. Versioni liberal “ndryshim përmes afrimit” ndërkohë është kthyer në një iluzion të përhershëm të politikës së jashtme gjermane. Hong Kongu është shembulli më i mirë i mungesës së interesit të Kinës për një rend kushtetues liberal-demokratik.

Prandaj, do të nevojitej pikërisht këtu dhe tani ai guxim merkelian, me të cilin ajo pozicionohet herë të tjera kaq qartë në politikën e jashtme: në krizën e Ukrainës kundër Putinit dhe pas eksceseve seksiste të Trumpit. Por me Pekinin, Berlini nuk luan pa rrjetë mbrojtëse dhe pa taban të dyfishtë.

Bundeskanzlerin Merkel in China (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Qëndrimi i qartë nuk duket gjëkundi

LEXO EDHE:  Takimi Merkel-Putin/ Ja për çfarë do diskutohet

Kjo në një kohë, kur ky qëndrim hezitues ndaj Kinës e dëmton autoritetin modest të politikës së jashtme të Gjermanisë. Nga partnerët e BE-së, qëndrimi ambivalent i Gjermanisë ndaj Kinës shihet në mënyrë kritike. Dhe pa mbështetjen e BE-së, Gjermania do të konsumohet pa shpresë midis Kinës dhe SHBA.

Kjo është pikërisht arsyeja pse po përpiqet Merkeli të bashkojë BE-në për një marrëveshje investimi të përbashkët me Kinën. Por për aq kohë sa Gjermania nuk pozicionohet qartë, as BE nuk do të gjejë qëndrim të përbashkët. Dhe po për aq kohë, mbetet e vështirë të negociosh një marrëveshje midis BE-së dhe Kinës.

Është fjala edhe për trashëgiminë politike të Merkelit

Maximiliane Koschyk
Maximiliane Koschyk

Sidoqoftë, Merkeli nuk ka shumë kohë për të. Vizita në Kinë mund të jetë një nga të fundit në Republikën Popullore. Pas përfundimit të mandatit të saj në 2021 ajo dëshiron të tërhiqet nga politika. Gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2020, e cila mendohet se është e fundit, ajo dëshiron të mbajë edhe një samit të përbashkët BE-Kinë në Gjermani. Deri atëherë, ajo duhet të zhvillojë një qëndrim të qartë ndaj Kinës. Për Merkelin, e cila një Gjermani evropiane e bëri lajtmotivin e mandatit së saj, do të ishte tragjike, po të luante me këtë sjellje./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Takimi Merkel-Putin/ Ja për çfarë do diskutohet

LEXO EDHE:  Historike/ Gjermania për herë të parë me ligj integrimi

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 51 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane bëjnë të ditur se 51 persona janë konfirmuar, të prekur nga koronavirusi.

Ansa.it raporton se 39 raste janë konfirmuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjera në Veneto. Ndërkohë, koronavirusi dy persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të virusit vdekjeprurës.

Viktima e parë ishte Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Padova, ku ishte shtruar së bashku me një tjetër person, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Mësohet se ai është banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

LEXO EDHE:  SHBA dënon pretendimet territorial në Detin e Kinës së Jugut

LEXO EDHE:  Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas së premtes së 31 janarit?

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29./ CNA.al

LEXO TE PLOTE