LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti në krah të Metës/ Shmangu përplasjen civile, Kuvendi po bën show

9 Shtator 2019, 07:46, Politikë CNA
Deputeti në krah të Metës/ Shmangu përplasjen civile,

Deputeti i opozitës parlamentrae, Lefter maliqi ka dalë sot hapur në krah të presidentit Ilir Meta, ndërsa ka sulmuar ashpër mazhorancën.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputeti Maliqi e cilësoi nismën e mazhorancën për shkarkimin e Metës si një showë mediatik.

Maliqi theksoi se parlamenti po diskretiton rolin e Presidentit, në një kohë që sipas tij ai duhet të merret me të tjera çështje që kanë interes publik.

?Parlamenti po shmang rolin e tij për interesat e shqiptarëve. Në vend që të ngrejë komisione për emigrimin masiv të shqiptarëve, të cilët kohët e fundit kanë ikur për të siguruar bukën e gojës, për vjedhjen e votës, për shpërdorimin e milionave eurove, nga sheikët ministra në hotelet më luksoze, për investimet në shëndetësi, etj. Në vendin që Parlamenti të merret me këto fenomene që po cënojnë shqiptarëve. Merret dhe ngre sot paturpësi për të bërë një manipulon dhje ngrihen sot për komision për Metë. Ky është shoë. Meta veproi si një sovran, dhe shmangu përplasjen civile. Veprimet e Presidentit për shmangien e këtij konflikti foli qartë edhe OSBE/ ODHIR. Shqiptarët duhet ta dinë, OSBE/ ODHIR i bëri nul zgjedhjet e 30 qershorit. Raporti foli qartë; veprimet e shtetit për mospublikimin e dekretit të datës 13 tetor ishin të jashtëligjshme. Ky shoë që do të dëgjoni për marrjen në pyetje nga Ulsi Manja, është vetëm mediatik. Duhet të ndalojmë këtë aventurë të piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës. Roli i PD-LSI në mandatin ku u bë e mundur lëvizja e lirë e shqiptarëve?, tha Maliqi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga