Connect with Us

Deputeti gjerman: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Politikë

Deputeti gjerman: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Publikuar

-

Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pavendosur lidhur me hapjen e negociatave BE-Shqipëri, vjen një vlerësim pozitiv nga deputeti socialdemokrat gjerman, Nezahat Baradari.

Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij  për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.”

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. “Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit.”

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave./ DW

1 Koment

1 Koment

  1. t

    9 Shtator, 2019 at 6:02 pm

    Pirdh,pirdh,
    Ne kete gjendje qe eshte vendi kujt i inteteson hapja e neg

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

DW për Saimir Tahirin: Zhduku Lazaratin por trafiku i drogës u rrit, po merr fund pandëshkueshmëria

Publikuar

-

Nga

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre. Vendimi jep 5 vjet burg, të kthyera në 3 vite shërbim prove

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në mbrëmjen e së enjtes ( 19.09.2019) që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fajtor për shpërdorim detyre dhe i pafajshëm për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ajo e dënoi atë me 5 vjet burg, të kthyera në 3 vite shërbim prove për  mosmarrjen e masave që do të shmangnin kanabizimin e Shqipërisë dhe përfshirjen e punonjësve të policisë.

Javën e kaluar, më 10 shtator, prokurorët e ҫështjes Tahiri dhanë  pretencën dhe kërkuan 12 vjet burg për akuzat e korrupsionit, trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në një grup kriminal. Këto akuza u rrëzuan nga Gjykata për mungesë provash. Tahiri mori pafajësinë për to dhe nuk do të bëjë asnjë ditë burg në përputhje me Kodin Penal të Shqipërisë, Gykata e ktheu dënimin nga 5 vite në 3 vite shërbim prove ose punë vullnetare, meqënëse Tahiri pranoi gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin e saj, pas hetimesh dhe një procesi gjyqësor prej më shumë se dy vitesh, gjyqtarët dhanë vendimin pas konsultimesh të gjata, rreth orës 22.00, ndonesë e kishin paralajmëruar për 6 orë më parë. Vendimi vjen disa javë para samitit të Këshillit Europian të vendeve anëtare të BE, për hapjen ose jot ë negociatave të pranimit me Shqiperinë ku rritja dhe qëndrueshmëria e rezultateve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë në krye të kushteve për një vendim pozitiv.

Tahiri: “Vendim qesharak, jam i pafajshëm”

Ish-ministri Brendshëm Tahiri e quajti “të papritur, qesharak dhe absurd” vendimin e Gjykatës së Krimeve  të Rënda të Shkallës së parë. Ai deklaroi para gazetarëve se do ta apelojë atë dhe do të japë hollësi të premten,( 20.09) se “ҫfarë ka ndodhur me procesin gjyqësor dhe akuzat ndaj tij gjatë dy viteve”.

” Për dy vjet u hetova si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge. Sot Gjykata thotë që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë  kam përdorur të njëjtën makinë me kushërinjtrë e mi jam fajtor për shpërdorim detyre. “Jam pa fjalë. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5”, tha Tahiri pas shpalljes së vendimit.

Opozita: Vendim i turpshëm, drejtësia peng i kryeministrit Rama

Opozita nuk e quan as qesharak, as absurd por “të turpshëm” vendimn e Gjykatë për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri. Kryetari i Partisë Demokratike, (PD) Lulzim Basha, në një status në median sociale shkruan se ” është një vendim i turpshëm për të mos bërë drejtësi me krahun e djathtë të Edi Ramës, një vendim që tregon se drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama”.

Tahiri: Beteja ime sapo ka filluar

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri, në mandatin e parë qeverisës të kryemnistrit Rama, 2013-2017, ka qënë një nga bashkëpunërorët e tij më të afërt. Hetimet  ndaj tij prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda nisën në nëntor 2017 me akuzën e kryerjes së veprës penale „ të trafikimit të narkotikëve Cannabis Sativa në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal, në sasira të mëdha nga Shqipëria në drejtim të Italisë.”

Ato u bazuan në përgjimet telefonike të Prokurorisë së Katanias (Itali) për grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, kushërinj të largët të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, ngaqë në bisedat mes dy trafikantëve përmendej emri i tij dhe kishte përdorur në një rast të njëjtën makinë me kushërinjtë e tij trafikantë.

Pas 7 muaj hetimesh, më maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda mori masën me arrest shtëpie ndaj Tahirit në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrest me burg. Por Gjykata e Apelit lejoi hetimin e Tahirit  në gjendje të lirë, hetim që përfundoi në shkurt të këtij viti.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë hedhur poshtë akuzat dhe kanë kërkuar pafajësi, mbështetur në mungesën e provave.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri është i pari zyrtar i lartë në Shqipëri, i hetuar dhe gjykuar për trafik droge dhe lidhje me krimin e organizuar që dënohet për shpërdorim detyre.

Ai konsiderohej një nga ministrat më të sukseshëm në mandatin e parë qeverisës të kryemnisatrit Rama, që ia doli mbanë t’i japë fund kultivimit dhe përpunimit të Cannabis Sativa në jug të vendit , në Lazarat, fshat i paprekshëm nga ligji dhe ku policia e shtetit nuk mundi të hynte për më shumë se 10 vjet. Por pas suksesit absolut me Lazaratin, vendi u kanabizua dhe trafiku i drogës u rrit.

Ish ministri i brendshëm Tahiri kërkoi nga trupi gjykues të enjten pafajësi.  “Beteja ime sapo ka filluar për të zbardhur të vërtetën”,  deklaroi Tahiri pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Shqipëria është angazhuar që me një sistem të reformuar drejtësie, me gjykatës dhe  prokurorëve që kanë kaluar vettingun të fillojë dhënien fund të pandëshkueshmërisë së ish-zyrtarëve të  lartë apo aktualë, të akuzuar për korrupsion,  lidhje me krimin e organizuar dhe abuzim me pushtetin./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela: Përse duhet dialogu mazhorancë-opozitë? Tani janë njerëz të thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të nevojshëm dialogun mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas Ngjelës, opozita jashtë Parlamentit nuk ka asnjë ngaresë juridike në kuptimin e pozicionit ligjor në Shqipëri.
“Përse duhet dialogu mazhorancë-opozitë? Opozita aktuale nuk është në parlament, çfarë force ka? Kur të vinë zgjedhjet në 2021 atëherë krijon forcën zgjedhore. Tani janë të gjithë njerëz të thjeshtë të popullit, nuk kanë asnjë ngarkesë juridike në kuptim të pozicionit ligjor në Shqipëri. Janë njerëz të thjeshtë të popullit të grupuar në parti politike. Në këto momente, partia politike kur nuk ka zgjedhje nuk ka aktivitet. Kur ka zgjedhje fillon aktiviteti, atëherë do të kuptohet forca e saj. Garancinë e zgjedhjeve e kanë marrë ndërkombëtarët me reformën në drejtësi. Nëse nuk ka drejtësi nuk mund të ketë zgjedhje.Gjermanët dhe amerikanët na kanë thënë se do t’u bëjmë pushtetin gjyqësor, po u bë zgjidhen të gjitha”, u shpreh Ngjela në “RTV Ora”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendimi për Tahirin nuk ishte surprizë”/ Çfarë zbulon Alibeaj

Publikuar

-

Nga

“Vendimi i dhënë nga Gjykata për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk ishte surprizë”, Kështu u shpreh ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora.

Sipas Alibeajt, Gjykatës së Krimeve të Rënda iu mbyll goja nga pushteti, pasi vetëm me çerekun e provave që ekzistonin për Tahirin, Gjykata ka dënuar shumë njerëz, dërsa tregoi rastin e një të riu në Kolonjë të Lushnjes, i cili u arrestua nga vetë Saimir Tahiri për një cigare dhe vari veten në qeli.

“Ata gjyqtarë dhe prokurorë ta them unë me 1001%  me siguri. Nuk janë të korruptuar financiarisht. Dy janë defektet që ka vuajtur kohë më parë dhe tani sistemi i drejtësisë. O janë të korruptuar me ryshfet, ose janë nën presionin  e pushtetit. Dhe unë them që ata gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë të korruptuar financiarisht.

Pyetja është: A ka pasur dikush interes për t’i bërë presion këtyre për të dhënë atë vendim që dëshironte?

Të gjithë e kemi parë dje dhe sa herë ka pasur seanca ky gjyq, ajo çfarë ishte kërshëri e gazetarëve dhe jo vetëm ishte cili do të ishte kodi mafioz që keqbërësi do t’i lëshonte kryeministrit. Ja lëshoi dje vëllezërit.

Prova ka pasur pafund, sepse këto gjyqe, procese që janë nën syrin e publikut dhe të medies kanë edhe një avantazh. Thuajse gjithë publiku e di fare mirë se cilat janë faktet dhe Habilajt. E di faktin e tyre të dënuar në Itali. I di lidhjet e tyre me drejtuesit e policisë dhe me ministrin. Për publikun faktet dhe provat dihen, janë  aty të plota. Provojnë përfshirjen. E vetmja gjë për tu testuar ishte: pushteti a do ishte ai që do ja mbyllte gojën sistemit të ri të drejtësisë.

Ka prova të plota që strumbullari i të gjithë kësaj është Edi Rama. Pushteti i të cilit është shtrirë deri në skutat më të errëta të krimit të organizuar në këtë vend. Për ne nuk ka qenë surprizë e djeshmja.

Me çerekun e atyre provave ajo Gjykatë ka dënuar shumë njerëz. Për një cigare hashash janë dënuar të rinj e kanë vrarë veten në qeli. Për një cigare hashash në Kolonjë të Lushnjes është arrestuar nga Saimir Tahiri një i ri i papunë, i pashpresë dhe ka varur veten. Sa e sa për energjinë elektrike janë dënuar drejtpërdrejt me burg.”

 

LEXO TE PLOTE