Connect with Us

Deponimi i Metës në Parlament, ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin që do “digjej” Parlamenti

Opinione

Deponimi i Metës në Parlament, ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin që do “digjej” Parlamenti

Publikuar

-

Nga Ylli Pata

– Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuvend se ai ç’dekretoi 30 qershorin si ditë zgjedhjesh për të shmangur djegien e Parlamentit, është komentuar në mënyrë vertikale në këto orët pas raportimit të parë të kreut të shtetit shqiptar, në një komision parlamentar të hetimit të presidentit.

Si seancë e parë, deponimi i presidentit shkoi qetë nga të dy palët, ku nuk pati ngritje tonesh apo tensionim të ndërsjelltë, ndoshta edhe për të treguar xhentilesën e duhur institucionale, megjithatë ka rënë në sy mos ngulmimi i parlamentarëve për të hartuar një grup pyetjesh në lidhje me thelbin e çështjes.

Deklarata e Metës ka qenë mjaft e forte, por edhe nga ana tjetër mjaft e çuditshme, pasi në një shtet normal demokratik zgjedhjet gjithmonë janë përveçse baza e sistemit, edhe një mënyrë për të zbutur tensionet, pasi partitë politike, si aktorë kryesorë, për të ardhur në pushtet kërkojnë të votëbesohen përpara zgjedhësve, për të arritur kështu detyrën kryesore të një force politike.

Shqipëria në gati 30 vjet pluralizëm asnjëherë nuk e ka parë anulimin e zgjedhjeve normale si një mundësi për të qetësuar situatën, përkundrazi.

Meta dha rastin e Ramiz Alisë në vitin 1991, kur si president i Republikës ka shtyrë me një muaj zgjedhjet e vitit 1991, nga shkurti në muajin mars, pas një situate të krijuar nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës dhe kërkesës zyrtare të opozitës së atëhershme-Partisë Demokratike, për të shtyrë zgjedhjet.

Kjo kërkesë u përkrah edhe nga partia atëherë në pushtet, që drejtohej nga Ramiz Alia, pra PPSH.

Në gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë rast kur presidenti ç’dekreton zgjedhjet si një mundësi për të ulur tensionet.

Në vitin 2007, presidenti Alfred Moisiu, pas një pakti të të gjithë partive politike parlamentare, i detyroi ata të vendosnin një nen kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku i lejohej presidentit në atë rast të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh, pasi opozita socialiste kërkonte shtyrje për arsyen e rritjes së sigurisë të dokumenteve të votimit.

Në rastin aktual, presidenti Ilir Meta dekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh pasi u konsultua me të gjithë partitë parlamentare, pra edhe me  opozitën, PD dhe LSI, kur këto të fundit u rikthyen në Parlament në dhjetorin e vitit të shkuar.

LEXO EDHE:  Flamur Noka sqaron dënimin / Dola i fyer nga Kuvendi

Në rastin e ç’dekretimit, nëse do të shërbente si një mjet për të ulur tensionet, atëherë do të duhej që të arrihej një pakt me palët, të cilat nuk binin dakord.

Ndërkaq, në rast se një organ ligjzbatues, siç është SHërbimi Informativ Shtetëror, ka informuar kreun e shtetit dhe sipas ligjit, paralelisht për një djegie të Parlamentit, atëherë presidenti do të duhej të merrte masat që ajo të mos ndodhë me anë të mekanizmave institucional, apo qoftë edhe duke ndërhyrë direkt në mënyrë që forcat politike të bëjnë apel për uljen e tensioneve politike.

Ç’dekretimi i njëanshëm apo i mosdakortuar nga palët, më shumë se një mekanizëm ç’tensionimi, shërbeu si një karburant për të ushqyer edhe më shumë flakët e sherrit politik.

Madje pikërisht nga akti i Metës, opozita përshkallëzoi paralajmërimin për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha foli për përplasje civile.

Ishte vetëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Mathevv Palmer, 2 ditë para zgjedhjeve në VOA, që fiku menjëherë zjarrin.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer në një intervistë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës më 28 qershor.

Ndërkohë që nga politikanë të opozitës ishte deklaruar se do të ndalonin që të zhvillohej procesi, duke përdorur militantët e tyre, zyrtari i DASH, Pamer deklaroi:

“U bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Sa për atë që tha kreu i shtetit, që nuk doja një “Rajshtag të dytë”, konteksti është krejt tjetër.

Hitleri, që ishte në drejtim të partisë naziste, nxiti përkrahësit e tij të djegin Parlamentin, duke akuzuar komunistët. Madje u akuzua një drejtues komunist bullgar, Gjergj Dimitrovi.

Pas djegies, Hitleri u bë kancelar, duke larguar kreun legjitim të shtetit…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Edison Ypi/ Mos cito

Publikuar

-

Nga

S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citimet.
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion, që mban fjalime, llomotit në kafene, e s’lë rast pa cituar mendimtarët e shquar, filozofët, shkrimtarët, ekonomistët, politikanët, ideologët;
Mos cito !
Mos cito se na e kalle datën.
Citimi është i panevojshëm për ty vetë dhe i refuzueshëm për gjithë të tjerët. Lere se ç’kan thënë të tjerët. Secili thotë të vetën. Thuaj tënden dhe mos cito.
Citatet, maksimat, kuotat, ekzistojnë, janë zbavitëse, madje dhe të vlefëshme, se gjallërojnë dhe pasurojnë mendjen, por nuk janë për tu kopjuar nga kopjacët dhe përsëritur nga papagallët.
Përdori dijet, leximet, përvojat, për të pasuruar veten që të kesh çfar të thuash vetë ti dhe të mos citosh të tjerët.
Cituesi është një vemje që shkon me shpresën e marrë se po citoi do citohet.
Padurimi për të cituar është shpallje e mungesës së kreativitetit, ngushtësisë së mendjes, pakuptueshmërisë së botës. Citon më shpesh ai që është më i varfër në ide, më bosh në stil, më shterp në fantazi, më i paaftë në improvizim, dhe në përgjithësi më i paturpshëm dhe më budalla.
Le që citojnë, por nuk citojnë çfarë duhet cituar.
Për shembull Konica ka thënë edhe këtë që nuk e citon asnjë citues;
“Shqiptari i afrohet aq tepër zjarrit të dashurisë për Shqipërinë, sa djeg veten”.
Ose shprehja e Çajupit; “Po ta zuri rrota bishtin, lere ta këpusi, se pa bisht njeriu jeton, por pa rrotë nuk ka ku shkon”. Që as këtë nuk e zë njeri me gojë dhe padrejtësisht është lënë në harresë.
Një shembull tjetër është citati cinik i Nolit të madh që duket si i menduar enkas për cituesin tonë dembel e parazit;
“Nuk është kurrë as herët as vonë për shqiptarin që s’bën asnjë punë”.
Ka dhe të tjera citate të lëna në harresë.
Citati monumental i Shekspirit për shembull; “Mos lëviz, aty ku dëshiron të ndodhesh, je !”.
“Mjerë ai lider që tregon vazhdimisht të njëjtën përrallë” ka thënë Kisingeri i pavdekshëm për liderët që nuk e ndryshojnë avazin për të mbajtur me gajret miletin.
Ka një thënie madhështore Ahmet Zogu para se të vdiste; “Vrava si gjithë mbretërit ca kokrra që e kishin hak. Ama në vrasje nuk implikova shtetin”.
Tolstoi; “Në krye të funeralit ata që do lotojnë më tepër do jenë ata që do të vrasin”.
“Të afërmit, miqtë, familiarët, të urrejnë. Të largëtit të duan”. As për këtë citat kaq të bukur të filozofit pesimist Shopenhauer s’kujtohet asnjeri.
Nuk mund të lihet pa u cituar Montaneli i madh; “Gjëja më e vlefshme që mund të bëni me gazetat, është të fshini bythën”.
Mos cito !
Budallallëku yt, pordhacllëku yt, deliri yt, shpifja jote, intriga jote, janë shumë më të dobishme se sa citimi yt.
Vështirë është të improvizosh. Të citosh është kollaj. Unë, për shembull, citimet e mësipërme i sajova. Pse të mos i sajoja përderisa ata që citojnë e kanë katandisur lexuesin t’i besojë gjithçkaje që pretendon të jetë citim.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Aeroporti i Vlorës mundësi e madhe jo vetëm për zhvillimin e transportit ajror, por edhe atë rajonal

Publikuar

-

Nga

*Inxhinier Altin Vrapi

 

– Kam shkruar dhe më parë për mundësitë që krijohen me zhvillimin e projektit për Aeroportin e Vlorës. Në këtë shkrim do të shtjelloj disa të dhëna, mbi bazën e të cilave, arsyetimi na çon në idenë e rëndësisë së zhvillimit të këtij projekti.

Nga studimi i të dhënave të viteve të fundit, të marra në një nga destinacionet më të popullura të një kompanie “Low Cost” rezultoi se:

Numri i pasagjerëve që udhëtonin për qëllime pune ishte 23 %,

Numri i psagjerëve që udhëtonin për pushime ishte 37,6%,

Ndërsa numri i pasagjerëve që vizitonin familiarët apo të afërmit e tyre ishte 39,4%.

Pasagjerëve iu bë pyetja se cilën kompani ajrore do të zgjidhnin për të fluturuar. Në pjesën më të madhe ata iu përgjigjën se dëshironin atë me çmimin më të lirë. Pra, lehtësisht vërejmë se pjesa më e madhe e pasagjerëve përthithet nga opertorët “Low Cost”.

Në ditët e sotme ka edhe një kategori tjetër udhëtarësh, të cilët bëjnë vizita të shkurtra në qytete turistike siç është Vlora, por edhe në të gjitha qytetet që shtrihen në segmentin Vlorë – Sarandë.

Nisur nga sa paraqita më sipër, Aeroporti i Vlorës, do të tërhiqte më së shumti kategorinë e fluturimeve “Low Cost”, që zgjidhet nga operatorët, për shkak të tarifave më të ulëta të shërbimeve aeroportuale. Ky shpjegim tregon se dhe infrastruktura aeroportuale e Aeroportit të Vlorës duhet t’i përshatet më së shumti këtij lloj operimi, duke ulur shpenzimet në “shërbimet terminal” apo edhe në shërbimet e tjera, duke sjellë kështu uljen e kostove të operimit për opertorët “Low Cost”. Kjo do t’i bënte ata më të interesuar për të operuar nga ky aeroport.

Për ta nxitur këtë ide po paraqes disa të dhëna të tjera shumë ineresante që janë tregues i qartë i ndikimit të fluturimeve “Low Cost” nga Aeroporti Vlorës. Nga nxitja që iu bë fluturimeve “Low Cost” në Irlandë, vend me një popullsi prej afërsisht 5 milion banorë, dhe me tri aeroporte, që operojnë fluturime ndërkombëtare, GDP pati një rritje në vlerën 7.9%, që përbën një nga shifrat më të larta në Evropë dhe të krahasueshme me rritjen e vendeve aziatike, pra shihet se operime të tilla, nëse do të nxiten dhe do të arrijnë të përthithen, do të sjellin një ndikim të madh në ekonominë e vendit tonë, e në veçanti për  rajonin e Vlorësw,

LEXO EDHE:  Kërkesa për shkarkimin e Metës/ Komisioni i Venecias i përgjigjet PS-së

LEXO EDHE:  Opozita bojkoton Kuvendin/ Mazhoranca voton dy kandidatët për KQZ

Ndikimi do të ishte shumë i madh në turizëm dhe tregti, duke sjellë kështu rritjen e punësimit, prandaj që tani duhet të parashikohet që kjo zonë të trajtohet si një zonë turistike për gjatë gjithë vitit, duke promovuar aktivitete kuturore apo sportive, por edhe traditat e zonës. Po kështu, sipërmarrësit që trajtojnë mallrat e tyre nga porti i Vlorës, do ta kishin shumë më të përshatshëm udhëtimin e tyre më shpejt përmes aeroportit. Pra, është mëse e kuptueshme se projekti i aeroportit të Vlorës realizon dy trekëndëshat kryesorë, që do të çojnë pa dyshim në rritje ekonomike. Ato janë: “Trekëndëshi i Zhvillimit”; Turizëm – Transport – Tregti dhe “Trekëndëshi i Zhvillimit të Transportit”; Transport Detar – Transport Ajror – Transport Tokësor (përfshirë dhe atë hekurudhor), gjë do të sillte rritje në volumin tregtar dhe në lëvizjen e pasgjerëve.

Nga ana tjetër duhet të mbajmë parasysh faktin se operatorët ajrorë, që përdorin tarifa më të larta, për shkak dhe të shërbimeve më të plota, zotërojnë afërsisht 20% të numrit të total të pasagjerëve, por sjellin rreth 45% të të ardhurave në transportin ajror. Ky fakt ka rëndësi shumë të madhe për të kuptuar se nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes këta operatorë, pasi nuk ka rëndësi vetëm volumi, por edhe vlera e tij.

Aeroportet për nga natyra përfaqësojnë një sipërmarrje komplekse, pasi ofrojnë shërbime të ndryshme. Ato janë një infrastrukturë intermodale e transportit të pasagjerëve. Në këtë kontekst, klientët kryesorë të sipërmarrjeve aeroportuale janë pasagjerët dhe operatorët ajrorë. Ata kanë ndikim në operimet aeroportuale, shërbimet aeroportuale që afrohen si dhe në shërbimet terminal. Bazuar në këtë koncept, si dhe në parashikimet për fazën e parë dhjetë vjeçare të operimeve, me 500 mijë deri 750 mijë pasagjerë, investimi duhet të ketë karakter “minimalist” për terminalin dhe të përqendrohet me shumë në infrastrukturën tjetër aeroportuale dhe mirëmbajtjen. Operimet në vitet në vazhdim do të përcaktojnë nevojën e zgjerimit të terminalit. Një gjë e tillë është bërë me shumë sukses në projektin e zhvillimit të aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit. Sugjerimi im do të ishte që, nevoja për zgjerim e terminalit të vinte si një nevojë e zhvillimit të kësaj sipërmarrjeje dhe të mos përbënte një detyrim për qeverinë Shqiptare.

*Master i Shkencave

LEXO TE PLOTE

Opinione

A mundet Rama ta mbylli 2020 si kryeministër?!

Publikuar

-

Nga

Nga Ben Andoni

-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë anomali që po shoqëron tanimë në mandatin e dytë çdo hap të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Me parametra ekonomikë që tregojnë se vendi do ketë një vit shumë të vështirë prej tërmetit dhe situatës së investimeve të huaja; me probleme të shumta të individëve në pushtetin lokal për shkak të caktimeve jo normale nga kreu i PS-së, por edhe procesi i zgjedhjeve monopartiake, diktuar edhe nga papjekuria politike e Opozitës; me reforma të mbetura në mes; Shqipëria po i afrohet një stadi të ri të saj me tentativën e radhës për Hapjen e Negociatave me Brukselin.

Optimizmi në mandatin e ri të shefit të Zgjerimit, por edhe burokracisë së re të Brukselit është i njohur. Në këtë rast është edhe i justifikuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Veçse kjo nuk i justifikon dot politikanët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në retorikat e tyre lodhëse. Paçka se këta të fundit me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe qeverinë tranzitore kanë krijuar një imazh më të mirë për vendin e tyre.

Kryeministri Edi Rama megjithë angazhimin e tij ndërkombëtar për presidencën e OSBE-së, premtimet për rikuperimin e dëmeve të tërmetit nuk mundet të drejtojë më natyrshëm, sikur në vend gjërat shkojnë normal. Megjithëse Opozita jashtë-parlamentare është ulur, duke kapërcyer atë ngërç dhe retorikë të ngurtë, duket se produkti i përbashkët i Reformës Zgjedhore nuk është i lehtë. Kjo edhe për faktin sepse Reforma e do një provë dhe kjo lidhet me zgjedhjet e parakohshme, që Opozita i ka bërë pothuaj të kryera. Nga ana tjetër konflikti i zakonshëm i zgjedhjeve nga dy partitë ose mosnjohja e anasjelltë dhe kushtëzimi i bën sërish ato disi të pamundura. Askush, nuk mund të thotë nëse do ndodhin, në mesjanar. Madje, edhe brenda PS.

Për më tepër, Rama, me çfarë duket nuk i do zgjedhjet, të paktën nga ajo që mëtohet prej njerëzve të tij. E para prej logjikës normale, që nuk mund të bëhet fushatë në një vend të drobitur prej pasojave të tërmetit, kurse e dyta prej dëshirës për të mos i dhënë mundësi opozitës problematike, që të futet në normalitet.

Gjithsesi, Rama ka një mundësi për të lëshuar kurse presidenti i vendit për të dekretuar zgjedhjet në tre qytetet, ku mungojnë kryebashkiakët dhe ku mund të provohet e testohet realisht sesa do të funksionojnë arritjet e Reformës Zgjedhore. Opozita, që duket e ka nuhatur më së miri të gjithë këtë ngërç, ka deklaruar për protesta. Madje, qysh pa u mbyllur reforma. Që më sa duket do t’ja bëjnë më të vështirë imazhin Shqipërisë para tentativës së radhës për hapjen e negociatave, por edhe për të treguar atë që realisht pret nga Pozita.

LEXO EDHE:  Opozita bojkoton Kuvendin/ Mazhoranca voton dy kandidatët për KQZ

LEXO EDHE:  Opozita bojkoton Kuvendin/ Mazhoranca voton dy kandidatët për KQZ

Të gjithë rebusin e shton presidenti, Ilir Meta, që në një intervistë të fundit në Kosovë do të shtonte duke u justifikuar se: “Dhe përpjekja ime edhe për çështjen e zgjedhjeve vendore ishte për të evituar përkeqësimin e vlerësimit për Shqipërinë, pasi ne e dinim shumë mirë se me zgjedhje vendore njëpartiake, Shqipëria as nuk mund t’i hapte negociatat dhe as ka për t’i hapur ndonjëherë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter bazë i Kopenhagës. Si dhe janë një detyrim që Shqipëria ka edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”.

Duket se Rama përballë kësaj situate i duhet të bëjë një zgjidhje reale dhe shumë pragmatiste. Kjo, sepse, rekordet negative të disa kryebashkiakëve e penalizojnë në retorikën e tij. Dhe, kjo, ndoshta duke u tërhequr për t’i lënë vend krijimit të një qeverie disi më teknike, ku ai vetë mund të mbajë postin e Ministrit të Jashtëm për të përmbushur angazhimin e OSBE-së, por edhe krijimin e lehtësirave për zgjedhjet në tre qytetet. Janë gjërat më të domosdoshme në këtë situate krejt anormale, që po kalon vendi dhe që me sa duket, me kalimin e kohës po bëhet normale. Ndërkohë që vendi ka nevojë për adresimin e çështjeve kryesore: përmirësimin e situatës ekonomike, Reformën Zgjedhore, Normalitetin social për të frenuar disi ikjet dhe në fund angazhimin total për rrugën evropiane.

Për të gjitha këto, ndoshta Ramës do t’i bënte mirë një tërheqje të pjesshme si kryeministër (Dihet se nuk mund të tërhiqet krejt), një sens që mund ta reflektojë që në Kongresin e ardhshëm në partinë e tij dhe ngritjen e disa kanaleve të bashkëpunimit me të gjithë spektrin politik të vendit…duke lëshuar

LEXO TE PLOTE