Connect with Us

“Çfarë komedie idiotësh”/ Vasili i “përvishet” deputetëve

Politikë

“Çfarë komedie idiotësh”/ Vasili i “përvishet” deputetëve

Publikuar

-

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me raportimin e presidentit Ilir Meta para Komisionit Hetimor Parlamentar, i mbledhur për të hetuar vendimin për shfuqizimin e 30 qershorit, si data për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilëson këtë komisioni si një “komedi idiotësh”.

“Çfarë komedie idiotësh!! Deputetët, që kanë dalë nga zgjedhjet e shtyra të 25 qershorit po hetojnë pse u shtynë zgjedhjet!?”-shkruan Vasili në postimin e tij./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet mes Metës dhe mazhorancës/ Patozi: Pasqyrë e degradimit të sistemit

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa ka komentuar përplasjet politike mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, i ka cilësuar ato si qasje dhe pasqyrë të degradimit të sistemit.

I ftuar në A2 CNN, Patozi është pyetur edhe në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën, pasi çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“Të dyja palët janë përgjegjëse për çfarë po ndodh. Mazhoranca është përgjegjëse për mënyrën e zgjedhjes së Metës.”-tha Patozi.

I pyetur nëse Meta e shkeli Kushtetutën, Patozi tha se “Unë nuk mund të përgjigjem për këtë, unë mund të jap vetëm një opinion. Mendoj se shkeljet e Metës kanë  qënë flagrante por këtë nuk e vendos unë, e vendosin institucionet”. Ndërsa shtoi me tej, se shkarkimi i Metës nuk e zgjidh krizën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjidhja e krizës do të vijë nga brenda”/ Patozi nxjerr “zbuluar” Bashën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar sot deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme tha se “Zgjidhja e krizës politike do të vijë nga brenda dhe jo nga jashtë”.

I ftuar në A2CNN, Astrit Patozi tha se “Këto deklarata patetike të sovranistëve të vonuar që këtë profesion e ushtrojnë part time më shkaktojnë humor. Mbaj mend seancën e famshme të reformës në drejtësi ku u ngritën 140 kartonë jeshil, përfshirë edhe Bashën që ishte aty prezent për të shprehur dëshirën për të votuar. Kam parë paralajmërime për protesta të frikshme por që pas një telefonate nga përtej Adriatikut kanë përfunduar në përqafime”.

Më tej, ai theksoi se sidomos tani, në situatën që ndodhet Shqipëria, është e demosdoshme prania e ndërkombëtareve.

“Sidomos tani kemi nevojë për partnerët strategjike dhe historia jonë e ka treguar. Kur ata kanë humbur pak vëmendjen ndaj politikës në Shqipëri, ne kemi rënë në gabime të tmerrshme. Përmednim këtu pazarin e dy viteve më parë dhe 30 qershorin. Roli i partnerëve ndërkombëtarë është i domosdoshëm dhe i pazëvëndësueshëm”.-tha Patozi.

Gjithashtu ai theksoi se “Ne jemi të paaftë për të zgjidhur vetë krizën”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shembujt janë ulëritës”/ Astrit Patozi numëron arsyet, ja pse duhet ndryshuar sistemi

Publikuar

-

Nga

patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, është shprehur se zgjidhje për këtë nuk është vetëm Reforma Zgjedhore, por sipas tij duhet një ndryshim rrënjësor i sistemit.

I ftuar në A2CNN, Patozi tha se “Mendoj se duhet ndryshuar sistemi. Ky sistem ka degraduar, shembujt janë ulëritës, e para që prodhoi pazar në 17 maj 2017 dhe e dyta në 30 qershor që gati çoi në përplasje civile”.

Patozi theksoi se kjo është një krizë e sistemit, i cili i kthen partitë kryesore në sulltanate të kryetarëve.

“Do doja që partnerët tanë ta lexojnë drejt, shoqëria shqiptare është koshiente, por politika reziston.

Partitë kryesore që janë përgjegjëse për alikimin e keq të sistemit, duan ta ruajnë sistemin. Mua më duken shqetësuese këto qëndrime. Dy partitë kryesore nuk e duan këtë temë”-tha Patozi.

Më tej, ai u shpreh se ka dy mënyra që ata të detyrohen të ndryshojnë sistemin.

“Ata detyrohen në dy mënyra. E para presion i të gjithë aktorëve që janë të prekur nga sistemi. Duhet të çlirojmë listat nga kryetarokracia dhe të çlirojmë institucionet, pastaj të shkojmë në zgjedhje normale.

Duhet të çirojmë komisionet zgjedhore e pastaj të pretendojmë në një marrëveshje të madhe sociale që të na shpëtojë nga kriza. Shoqëria, media dhe sidomos faktori ndërkombëtar mund t’ia dalë që ti bindë palët që kjo është rruga e vetme”-tha Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE