LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Live-Çdekretimi i zgjedhjeve/ Meta përballë Komisionit Hetimor  

9 Shtator 2019, 08:23, Politikë CNA
Live-Çdekretimi i zgjedhjeve/ Meta përballë Komisionit Hetimor

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta është paraqitur sot para Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili është ngritur pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e tij.

Mbledhja është hapur nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, i cili sqaroi edhe planin që do të ndjekë ky komision, ndersa i shpjegoi atij procedurat që do të ndiqen.

?Ndarja e pushteteve nuk është dispozitë që mund të lexohet lirisht. Por është filozofi drejtimi, e ushtrim kompetencash. Kushtetua nuk përcakton detaje për ushtrimin e kompetencave, por janë krerët e shteteve ata që vetëpërmbahen në ushtrimin e tyre. Ky sistem i adoptuar nga Kushtetuta, përpara kërkesës së luajitetit, shpreh interes të ndërsjellët ndaj secilit institucion. Këto ishin disa konsiderata të miat për çështjen në shqyrtim. Duke shpresuar në bashkëpunimin e anëtarëve sot, ju ftojmë që ti krijojmë mundësinë presidentit që të shprehet në lidhje me hetimin?, pohoi Manja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga