Connect with Us

Analiza-Meta nxori zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ Ja si ndërkombëtarët u’a dogjën skenarët

Politikë

Analiza-Meta nxori zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ Ja si ndërkombëtarët u’a dogjën skenarët

Publikuar

-

Ka një dakortësi fantastike dhe mjaft të qartë midis presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish kryeministrit dhe liderit të djeshëm të opozitës, Sali Berisha, në deklaratat e tyre lidhur me procedurën e ndjekur për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Sot në Komisionin Hetimor parlamentar për rolin e Presidentit dhe shkeljet e tij kushtetuese, Ilir Meta ka bërë një deklaratë, që është ndoshta e treta që vjen pas qëndrimeve për djegien e mandateve të deputetëve. Sot Ilir Meta na tregoi se Parlamenti, në proçedurë kishte shkelur Rregulloren dhe ligjet me djegien e mandateve të opozitës. Këtë Ilir Meta e tha me gojën e tij.

Ilir Meta në komisionin hetimor
Ilir Meta në komisionin hetimor

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist, Bashkim Fino në lidhje me datën 13 tetor dhe shtyrjen e saj, Meta duke folur për qëndrimin e tij mbi palët, tha se Kuvendi kishte vepruar gabim me djegien e mandateve të deputetëve dhe se duhej të kishte gjetur një mundësi për një datë tjetër zgjedhjesh. Gabimi sipas Metës ishte sepse ishte shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe ligji, pasi një deputeti të vetëm do të duhej t’i jepeshin 30 ditë kohë për djegien e mandatit të tij.

Por, Bashkim Fino është përgjigjur menjëherë, duke thënë se opozita e gjitha në grup me tam tame i dogji mandatet publikisht.

Presidenti përsëriti dhe na tha atë që ka thënë edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” pak kohë më parë. Ai ishte i qartë, duke theksuar se Kuvendi kishte ndjekur proçedurën e gabuar për djegien e mandateve të deputetëve, duke treguar se kishte një qëndrim tjetër të opozitës dhe një qasje tjetër të saj në lidhje me djegien e mandateve, të cilën sot e përsëriti edhe Ilir Meta.

Duket qartë se ka pasur një skenar, të cilin e përforcon edhe një qëndrim i tretë i bërë pak kohë më parë nga Monika Kryemadhi, e cila tha se në News 24 se Kuvendi veproi gabim dhe u nxitua me djegien e mandateve të deputetëve.

Në fakt nga këto tre qëndrime kupton shumë, sidomos nga kjo e presidentit sot dhe nga linja e njëjtë e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mesa duket opozita dhe liderit politik të saj, ku luan edhe vetë presidenti, kanë pasur një skenar tjetër. Skenari i tyre ka qënë një djegie farsë e mandateve të deputetëve.

Çka do të thotë se hapi ka qënë i tillë: dërgohet në grup dhe manda

ish-kryeministri Sali berisha ne Opinion
ish-kryeministri Sali berisha ne Opinion

tet, sipas procedurës, çdo deputet duhet të shkojë në Komisionin e Mandateve, ku deputeti shpreh edhe qëndrimin e tij, afati ligjor ishte 30 ditor.

Por, duke qënë se opozita shkoi në grup në mënyrë demostative, kjo hallkë u kalua sepse nuk mund të thirreshin të gjithë në grup në Komisionin e Mandateve. Por, duke qënë se ata i dorëzuan mandatet pranë Kuvendit të gjithë përnjëherësh, u ndoq një procedurë tjetër. Iu dërguan direkt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të konstatuar se deputetët e opozitës kishin djegur mandatet, dhe këtë e kishin bërë të gjithë me deklarata personale me shkrim, të cilat ishin dorëzuar në KQZ.

Në fakt ka një detaj, Në atë kohë, pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, ka pasur një telefonatë nga Mathew Palmer, Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, i cili siç u bë e qartë dhe publikisht, që prej tij Lulzim Bashës i kishte kërkuar të mos i digjnin mandatet, por në atë kohë Luli përdori një hile tjetër. Djegien e mandateve e bëri në mëngjes. Pas një proteste të bërë në orët e paradites, pasi në SHBA ishte një orë e papërshtatshme për të komunikuar dhe gjithë proçedura ishte kryer në momentin e telefonatës së Mathew Palmer, dhe për këtë Basha tha se nuk kishte një kthim pas.

Palmer-Basha
Palmer-Basha

Këtu ka filluar dhe hapi i mëtejshëm i Kuvendit. Pas kësaj telefonate është kryer menjëherë veprimi nga Kuvendi. Mësohet se në atë kohë, përfaqësuesi i ambasadës së SHBA dhe zyrtarë të lartë të BE-së kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe më pas në zyrën e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që të përshpejtohej procedura dhe të zbatohej ligji në lidhje me djegien e mandateve të opozitës dhe mos vonohej.

LEXO EDHE:  Bregu zbulon shifrën/Ja milionat që do japë BE për Shqipërinë deri më 2020

Pra, janë SHBA dhe BE, të cilat duket qartë se kanë djegur skenarët e Lulzim Bashës, LSI-së, Monës, Ilir Metës për djegien e mandateve, të cilët kanë bërë një hap. Këtë e kanë konfimuar publikisht Berisha, Meta dhe Kryemadhi.

Djegie të mandatave për të vazhduar më pas me skenarin e tyre që çdo deputeti t’i liheshin 30 ditë dhe me një llogari të thjeshtë, rreth 45 deputetë të opozitës, do t’ju duheshin të paktën 1350 ditë. Pra, do të duhej që deri në zgjedhjet e vitit 2021 mund të kishte dhe deputetë ende të pa futur në proçedurë për djegien e mandatit.

Pra, opozita kishte krijuar një skemë të tillë, që digj mandatin e parë, të futeshin nga lista. Digj mandatin e dytë, të mos hynte një tjetër. Digj mandatin e tretë, pastaj lihej një vend bosh. E kështu me radhë, e cila mund të çonte në 5 deri në 10 mandate të djegura në listat me emrat e parë në të gjitha qarqet dhe pastaj të krijonte kështu një ngërç për të mos e mbaruar kurrë këtë proces, duke tentuar të gjejë një handikap ligjor apo një hapësirë të ligjit e cila e çonte procedurën në pafundësi apo shumë gjatë.

Por, ka qënë ambasada e SHBA dhe BE të cilat e kanë bllokuar skenarin e Bashës dhe Kryemadhit. Duke ndërhyrë, kanë kërkuar zbatimin e menjëhershëm të ligjit, duke çuar listat në KQZ dhe djegia e mandateve u krye.

Më pas opozita u acarua. Filloi protestat e dhunshme. Por, SHBA dhe BE ndërhynë sërish, duke kërkuar që të tërhiqeshin nga dhuna. Duke i kërkuar të kthehen në institucione. Duke kërkuar që të njohin një pjesë të opozitës dhe të përfaqësohen me deputetë që kanë marrë mandatet dhe ndodhen në parlament.

Por, të gjitha këto Lulzim Basha nuk i dëgjoi. Dhe në fakt sot jemi përballë asaj që tha presidenti. Se u dogjën mandatet e deputetëve menjëherë dhe me një procedurë të përshpejtuar. Ç’ka tregon se opozita nuk e kishte parashikuar këtë hap, por ka pritur që koha të ecte më ngadalë. Ndërkohë, ndërkombëtarët e kanë vendosur me “shpatulla pas murit”, dhe e kanë ndalur kohën e Lulit dhe Monës, me djegien e mandateve.

Pra, edhe një herë sot duket qartë se kanë qënë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, ata që kanë çuar në këtë “burgosje” të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, duke iu djegur një hap. Për Edi Ramën do të ishte më lehtë të bënte pazarin e radhës në tavolinë, por mesa duket dhe ai vetë i ka pasur rrugët e bllokuara nga ndërkombëtarët.

Tani gjithçka ndodhet në dorë të SHBA dhe BE. Asnjë hap nuk bën dot Lulzim Basha, ashtu sikundër nuk mundet dot as vetë Edi Rama. Presidenti na i tha sot. Të gjitha duken të qarta. Një skenar për djegie mandatesh që të shkonte në pafundësi nuk u lejua dhe ndërhyrja e SHBA-së që i dogji mandatet dhe i la Lulin dhe Monën me “gisht në gojë” dhe pa pazartin e rradhës.

Tani të gjithë po përpëliten. Po përpiqen të gjejnë zgjidhjen. Por, mesa duket qenka shumë e vështirë. Koka e radhës pas djegies së mandateve duket se do jetë ajo e Ilir Metës, i cili duket se ka qënë pjesë e këtij skenari, të djegies së mandateve, ashtu sikundër tha edhe vetë Live sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Le të presim dhe pak e do të shohim si do të veprohet me Ilir Metën dhe cila do të jetë dalja nga kriza politike në Shqipëri, të cilën ndërkombëtarët në fakt dhe vetë i kanë hedhur disa herë “benzinë” për të vënë një herë e mirë një rregull dhe për të stabilizuar disa gjëra përfundimisht në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Bregu zbulon shifrën/Ja milionat që do japë BE për Shqipërinë deri më 2020

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/Aldo Bumçi reflekton për Bashën me qenin

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë”/ Deputeti: Qeveria të marrë përgjegjësitë, kemi 51 vrasje jo viktima

Publikuar

-

Nga

Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë. Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe fajtorët, pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë Prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar”, është shprehur deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nga tryeza e emisionit “Arena”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme ku ka mbledhur strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Tema e diskutimit kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.

Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale, teksa kreu demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Protesta/Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

LEXO EDHE:  Bregu zbulon shifrën/Ja milionat që do japë BE për Shqipërinë deri më 2020

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë për dialog në lidhje me situatën pas termetit, mirëpo lideri demokrat ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon të bëhët pjesë e shfaqjeve të Ramës nëpër rrjete sociale, shfaqje që ky i fundit i përdor për të bërë propagandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE