Connect with Us

Zgjedhje lokale në Rusi/ Opozita i sheh ato si pikë kthese

Bota

Zgjedhje lokale në Rusi/ Opozita i sheh ato si pikë kthese

Publikuar

-

Në shumë rajone ruse votohet këtë të diel (08.09) për guvernatorët e rinj dhe parlamentet rajonale. 56 milionë votues rusë janë thirrur të japin votën e tyre, votime që konsiderohen, si një test për kreun e Kremlinit, Vladimir Putin dhe partinë qeverisëse, „Rusia e bashkuar”.
Opozita ruse e sheh veten të forcuar nga protestat, megjithë mijëra ndalime dhe dënime të tjera për shkak të demonstratave të palejuara para zhvillimit të zgjedhjeve lokale. „Ne nuk pendohemi për asgjë. Unë shoh, se e kemi bërë çdo gjë si duhet. Kemi zhvilluar një fushatë të vërtetë politike,” është shprehur, Ljubov Sobol, një nga drejtueset e lëvizjes protestuese në Moskë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Dhuna e policisë nuk ka trembur askënd që të marrë pjesë në protesta. „Përpjekja për të frikësuar njerëzit ka dështuar.” Ndalimet pjesërisht brutale të policisë sollën javët e fundit një valë reagimesh ndërkombëtare.

Opozitarët në Rusi e ndjejnë veten të rrezikuar

Në muajt e verës mijëra rusë dolën në rrugë për të protestuar kundër përjashtimit të një sërë politikanëve opozitarë në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Moskës, që zhvillohen këtë të dielë.
Politikani i njohur lokal, Ilja Jashin, ish-deputeti, Dmitri Gudkov dhe juristja, Ljubov Sobol nuk janë pranuar në zgjedhjet në Moskë, me gjasë për shkak të gabimeve formale. Sipas Sobol, ajo është kërcënuar disa herë, ashtu si bashkëshorti i saj. „Ka një rrezik të lartë në Rusi të jesh njeri aktiv në politikë. Por ka vetëm një opsion – të vazhdosh të luftosh.” Soboli, e cila u fut në grevë urie u ndalua për një kohë nga policia dhe u dënua me gjoba. „Ata duan të më izolojnë dhe e bëjnë këtë me të gjitha mjetet.” Soboli punon për fondin kundër korrupsionit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Ajo ka marrë pjesë në investigime të aferave të ndryshme korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit.
Sipas saj nuk dihet, se si ka për t’u zhvilluar gjendja e opozitës. „Kremlini nuk ka asnjë strategji.” Ai është përpjekur deri tani vetëm të frikësojë njerëzit, thotë ajo. Sipas Sobol, Putini ndodhet tani para krizës më të madhe politike.

Rusia me kërkesë për Google e Facebook

LEXO EDHE:  Bllokimi i rrugëve nga Opozita/ Ja, ku do të jenë Basha dhe Kryemadhi

Para zgjedhjeve, Këshilli Mbikqyrës i Mediave në Rusi u ka kërkuar koncerneve amerikane, Google dhe Facebook të heqin nga faqet e tyre reklamën politike në fundjavë. Një moszbatim i kësaj rregulloreje do të trajtohet, si përzierje në punët e brendshme të Rusisë, u tha të premten./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Publikuar

-

Nga

kriza politike

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për euobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

LEXO EDHE:  Afrim Krasniqi kërkesë krerëve të shtetit/Hetoni ata që devijuan votat e 25 qershorit

LEXO EDHE:  Gjermania i bën thirrje opozitës/ "Merrni pjesë në zgjedhjet lokale"

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.
“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirus/ Më në fund të dhëna të detajuara nga Kina

Publikuar

-

Nga

Tek 80 përqind e të prekurve infeksioni është i padëmshëm, të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit. Skepticizmi sidoqoftë mbetet lidhur me saktësinë e shifrave të reja.

Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin deri tani më të detajuar për koronavirusin. Të dhënat e përftuara mund të ndihmojnë për të vlerësuar saktë, se sa i rrezikshëm është vërtetë virusi COVID-19.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 72.314 kartela pacientësh – 44.672 (61,8 përqind) e rasteve të konfirmuara, 16.186 (22,4 përqind) e rasteve të dyshuara, 10.567 (14,6 përqind e rasteve të diagnostikuara klinikisht) vetëm në provincën Hubei dhe  889 raste asimptomatike (1,2 përqind).

Në më shumë, se 80 përqind të rasteve ka pasur një ecuri të butë, 13,8 përqind e të infektuarve janë sëmurur rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike.

Sa më i moshuar pacienti, aq më i lartë rreziku

Vërtet të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit mbi 80 vjeç. Kuota e vdekshmërisë në këtë grupmoshë është 14,8 përqind. Të prekur janë më shumë pacientët me sëmundje të mëparshme kronike. Në krye qëndrojnë pacientët me sëmundje të sistemit kardio-vaskular, të pasuar nga diabetikët, të sëmurët kronik në sistemin aspirator si dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.

Ndërsa të rinjtë janë dukshëm më pak të rrezikuar. Midis moshës 10 dhe 50 vjeç kuota e vdekshmërisë rritet me rritjen e moshës nga  0,2 në 0,4 përqind. Tek 50 deri në 90 vjeçarët kuota e vdekshmërisë është 1,3 përqind. Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, deri tani në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh.

Vdekshmëria është më e lartë tek meshkujt me (2,8 përqind) dukshëm më e lartë se tek femrat (1,7 përsind). Sipas të dhënave të autoriteteve kineze ndërkohë mbi 12.000 vetë janë shëruar prej infeksionit.

Klinikë në Vuhan

Personeli në klinika veçanërisht i rrezikuar

Shqetësues është, se sa i lartë është rreziku për personelin mjekësor në provincën e prekur. Sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë. Prej tyre 1716 raste të konfirmuara. Pesë prej tyre kanë vdekur prej virusit gjatë periudhës së vëzhgimit të këtij studimi.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i Ramës me protesta, i pamundur/ Ja çfarë i rekomadon Gjekmarkaj opozitës

LEXO EDHE:  Afrim Krasniqi kërkesë krerëve të shtetit/Hetoni ata që devijuan votat e 25 qershorit

Studimi le të kuptohet, që rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje në përgjithësi të kurbës së epidemisë. Sipas këtyre të dhënave për zbehjen e epidemisë ka influencuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë Profesor Dr. Clemens Wendtner, shef i pavionit të spitalit infektiv dhe mjekësisë tropikale në Klinikën e Mynihut Schwabing, i sheh me sy kritik këto të dhëna: “Si mjek kam dyshim, nëse kemi të bëjmë me kthesën e shpresuar në kufizimin e përhapjes së kësaj epidemie. Sipas informacioneve nga Kina atje përkohësisht ka pasur rënie të dispozicionit në diagnostikimin e provuar (RT-PCR) , ndaj kam rezerva lidhur me shifrat e komunikuara të rasteve të konfirmuara PCR të paktën në Hubei. Atje me siguri që nuk janë diagnostikuar të gjithë të sëmurët.”

Sipas Wendtner, i cili drejton edhe njësinë speciale për infeksionet me rrezik për jetën në Klinikën e Mynihut Schwabing, shifrat kineze duhen marrë me rezervë. Ai beson, se ka një “shifër të errët” dhe se numri i pacientëve me COVID-19 në rajonin Hubei me gjasë është shumë i lartë. Kush është ai që shkon në spital tek mjeku, kur ka frikë se do ta vendosin në karantinë dhe nuk mund të largohet nga shtëpia?”

Shqetësim kanë shprehur edhe autorët e studimit të detajuar, që publikoi Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë lidhur me Koronavirusin COVID-19. Kina duhet të përgatitet për një “rigoditje të mundshme të epidemisë”, kur shumë njerëz në mbarë vendin nga pushimet e detyruara tëkthehen në vendet e tyre të punës./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë/ Ja sa vota kanë marrë të gjitha partitë

LEXO EDHE:  Rrëzimi i Ramës me protesta, i pamundur/ Ja çfarë i rekomadon Gjekmarkaj opozitës

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE