Connect with Us

Vrasja më gjeniale e KGB-së: Eleminimi në Londër i disidentit bullgar Georgi Markov

Blog

Vrasja më gjeniale e KGB-së: Eleminimi në Londër i disidentit bullgar Georgi Markov

Publikuar

-

Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar i shquar bullgar që jetonte në Londër, ishte duke ecur përgjatë Urës Vaterlo, dhe po priste në stacion autobuzin për të shkuar në punën e tij në radiotelevizionin BBC.

Paprimas ndjeu një dhimbje të fortë të pulpën e këmbës së tij të djathtë. U kthye me shpejtësi pas, dhe pa një burrë që po merrte një ombrellë të rënë përtokë. Burri tha me një zë të mbytur “Më falni!” me një anglishte me theks të huaj, kaloi me shpejtësi rrugën dhe thërriti me shpejtësi një taksi.

Katër ditë më vonë, Markov vdiq. Ai ishte vrarë nga një ombrellë helmuese. Vrasja e Markov, mund të jetë episodi më i jashtëzakonshëm, dhe më i ngjashëm me serialin e filmit “Agjenti 007” i gjithë Luftës së Ftohtë. Fundi tragjik i Markov, ishte i njëjtë me atë të paraardhësit e tij, por mjetet e vrasësit të tij ishin krejtësisht të ndryshme.

Një muaj para vdekjes, disidenti bullgar kishte marrë një telefonatë anonime, ku informohej se “do të vdiste nga shkaqe natyrore, i vrarë nga një lloj helmi që Perëndimi nuk mund ta zbulonte apo ta mbronte kundër efektit të tij”. Idetë e tij të rrezikshme do të shuheshin, kur ai të ndërronte jetë nga një vdekje e qetë “natyrale”, pra nga një vdekje e palavdishme.

Po kush ishte Georgi Markov. Ai lindi më 1 Mars 1929 në kryeqytetin bullgar Sofje. Pas gjimnazit studioi dhe u diplomua në kimi industriale . Fillimisht, nisi punë si inxhinier kimik dhe mësues në një shkollë teknike. Në moshën 19-vjeçare u sëmur nga tuberkulozi, gjë që e detyroi të shtrohej disa herë në spital.

Sprovat e tij të para letrare, i përkasin pikërisht asaj kohe. Në vitin 1957, botoi romanin “Nata e Ceziumit”, që u pasua nga disa romane të tjera dhe përmbledhje me tregime. Në vitin 1962, Markov botoi romanin “Njerëzit”, që fitoi çmimin vjetor të Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë, dhe u bë më pas anëtar i këtij Unionit, që në atë kohë ishte parakusht për të pasur një karrierë profesionale në letërsi.

Disa prej veprave të tij nisën të ndaloheshin, për shkak se nuk cilësoheshin në përputhje me ligjësitë e letërsisë së realizmit socialist. Në vitin 1969, Markov shkoi në Bolonja të Italisë, ku jetonte vëllai i tij. Ideja e tij fillestare, ishte të qëndrote aty derisa të përmirësoheshin raportet e tij me autoritetet komuniste bullgare.

Por gradualisht ndërroi mendje, dhe vendosi të qëndronte në Perëndim, veçanërisht pas shtatorit të vitit 1971, kur qeveria komuniste bullgare refuzoi të zgjasë afatin e pasaportës së tij. Markov u transferua në Londër në vitin 1972, ku mësoi anglishten dhe nisi të punojë për seksionin bullgar të Shërbimit Botëror të BBC.

Më vonë ai punoi edhe për radio Deutsche Welle dhe Radion Evropa e Lirë. Në vitin 1972, Markov u përjashtua nga Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë, dhe u dënua në mungesë me 6 vjet e gjysmë burg për dezertimin e tij. Veprat e tij u tërhoqën nga bibliotekat dhe libraritë, dhe emri nuk iu përmend asnjëherë nga media zyrtare bullgare deri në vitin 1989.

Shërbimi Sekret Bullgar, hapi një dosje për të me emrin e koduar “Ëanderer” (I kërkuari). Në 1975, Markov u martua me Anabel Dilke. Çifti pati një vajzë, Alksandrën, që lindi një vit më vonë. Midis viteve 1975-1978, Markov, raportoi vazhdimisht në lidhje me jetën e vështirë në Bullgarinë komuniste.

Reportazhet e tij, u transmetuan çdo javë në Radio Evropa e Lirë. Kritikat e forta ndaj qeverisë komuniste, dhe personalisht ndaj kreut të partisë Todor Zhivkov, e bëri Markovin armikun nr.1 të regjimit, që nuk ndenji duarkryq. Pas episodit të çuditshëm në mëngjesin e 7 shtatorit 1978 në stacionin e autobuzit, Markov mbërriti pak minuta më vonë në zyrat e Shërbimit Botëror të BBC-së.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Si e përfituan nënshtetësinë angleze shtatë vrasës të rrezikshëm shqiptarë

Ai vuri re se në vendin ku ishte shpuar me majën e ombrellës së kalimtarit njeriut, ishte krijuar një puçër e vogël e kuqe. Dhimbja nuk i ishte zvogëluar apo ndaluar. Ai i tregoi mbi incidentin të paktën njërit prej kolegëve të tij në BBC. Atë mbrëmje u prek nga ethe të forta, dhe u shtrua me urgjencë në spital, ku vdiq 4 ditë më vonë, më 11 shtator 1978, në moshën 49 vjeçare.

Policia londineze urdhëroi kryerjen e një autopsie të plotë të trupit të Markovit. Dr.Bernard Rajli, një ekspert i njohur mjekoligjor, zbuloi një topth të vogël metalik në madhësinë e një koke gjilpëre të ngulitur në pulpën e këmbës së djathtë të Markovit.

Sfera e vogël kishte një diametër prej vetëm 1.7 milimetrash, dhe përbëhej nga 90 për qind platin dhe 10 për qind iridium. Ajo kishte 2 dy vrima të vogla, që formonin një zgavër në formë X. Ekzaminimet e mëtejshme nga ekspertët, treguan se topthi përmbante gjurmë të ricinit toksik. Mjerisht në atë kohë nuk kishte asnjë antidote, për të shpëtuar prej efeketeve vdekjeprurëse të këtij helmi. Pas më shumë se 4 dekadash, ka shumë të dhëna që thonë se pa vrasjes qëndronte shërbimi sekret bullgar i kohës dhe KGB-ja sovjetike.

Gazetari investigative bullgar Hristo Hristov, ka shkruar dy libra mbi vrasjen e Markovit “Vrasja e të kërkuarit”, dhe “Jeta e dyfishtë e Agjentit Pikadili”. Ai zbuloi në arkivat bullgare një marrëveshje bashkëpunimi midis KGB-së dhe Ministrisë së Brendshme Bullgare, të nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Bullgar, Angel Canev dhe shefi i KGB-së sovjetike, Juri Andropov. Ky dokument, së bashku me kompleksitetin e ombrellës helmuese, tregon se bullgarët u mbështetën tek ekspertiza sovjetike për kryerjen e atentatit.

Deri më sot ka pasur disa hetime për vdekjen e Markov, por asnjëra nuk ka sjellë para drejtësisë autorin e vrasjes. Sipas investigimit të Hristov, vrasësi mbante emrin e koduar “Agjenti Pikadili”. Ky ishte një shtetas danez, që kishte punuar për shërbimin sekret bulllgar që nga viti 1971.

Në vitet 1977-1978, ai vizitoi Londrën 3 herë; ishte në kryeqytetin anglez në kohën e vrasjes së Markovit, dhe u largua një ditë më pas. Pikadili mori medalje për shërbimin e tij, dhe jeton ende i lirë në Evropë. Emri i tij është Françesko Gulino, lindur në Itali, por zhvendosur herët në Danimarkë.

Në vitin 1993, ish gjenerali i KGB-së Oleg Kalugin deklaroi se kishte qenë i pranishëm në takimin ku ishte planifikuar vrasja e Markov. Kalugin, pretendon se urdhri për vrasjen e Markov erdhi pikërisht nga lideri i partisë komuniste bullgare, Todor Zhivkov, i cili dëshironte t’i mbyllte gojën zërit më kritik të rregjimit të tij.

Edhe dita e përzgjedhur për vrasjen e Markov, përkonte me ditëlindjen e Zhivkovit. Pavarësisht të dhënave, Pikadili, dhe asnjë ish-zyrtar i lartë komunist bullgar, nuk është vënë përpara drejtësisë për këtë krim. Dhe kjo për shkak se shumica e dokumenteve sekrete, që kanë të bëjnë me vdekjen e shkrimtarit janë shkatërruar.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Hapi i parë drejt paqes në Libi?

Publikuar

-

Nga

Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konferencë Gjermania shpreson të arrihet stabiliteti për të gjithë rajonin.

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, sikurse theksohet në ftesën për konferencën. Libia është ende larg kësaj. Ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli nën Fajis al-Sarradsch, e cila kontrollon vetëm një pjesë të vogël të Libisë. Nga ana tjetër gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhen shumica e fushave të naftës.

                                                                     Gjeneral Haftari (majtas) dhe kryeministri Sarradsch

Gjendja ndërlikohet nga ndërhyrja e fuqive të huaja. Turqia mbështet p.sh. qeverinë në Tripoli. Ankaraja ndërkohë ka dërguar edhe ushtarë në Libi. Nga ana tjetër Rusia si dhe Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Haftarin dhe e ndihmojnë atë ushtarakisht deri diku fare hapur. Edhe BE-ja është e përçarë lidhur më çështjen e Libisë. Franca flitet se mbështet Haftarin, ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch.

Konflikti në Libi – luftime me trupat e gjeneralit Haftar

Pas shumë përgatitjesh në nivelin e nëpunësve, qeveria gjermane tani ka ftuar në kancelari në Berlin përfaqësuesit e nivelit më të lartë: Dy rivalët Sarradsch dhe Haftar, kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve më të rëndësishme të përfshira direkt ose indirekt si dhe përfaqësuesit e BE-së, të Unionit Afrikan dhe të Ligës Arabe. Meqënëse ky takim zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB.së, Antonio Guterres.

Çelësi për të gjithë rajonin

LEXO EDHE:  FOTOT/ Si e përfituan nënshtetësinë angleze shtatë vrasës të rrezikshëm shqiptarë

LEXO EDHE:  Sulmohet Londra/Një grua e vdekur, 5 të plagosur

Çfarë mund të arrijë kjo konferencë? Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thotë, se në të nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. “Qëllimi është, që aktorët ndërkombëtarë të bien dakord për kushtet, në mënyrë që ta kufizojnë influencën e tyre në terren.” Kancelarja Merkel të martën (14.01) në një mbedhje të grupit parlamentar, sipas pjesëmarrësve në të është shprehur: “Për aq kohë sa atje vazhdimisht hyjnë mallra ushtarake nga jashtë do të vazhdojnë betejat ushtarake dhe vendi nuk mund të gjejë qetësi” e po kaq shumë do të zgjasë edhe gjetja e një zgjidhjeje politike. Kancelarja e konsideron si shenjë të mirë, që presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan, vendet e të cilëve qëndrojnë në anë të ndryshme në konfliktin e Libisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por rëndësia e konferencës së Berlinit shkon përtej Libisë. Sipas politikanit kristiandemokrat të ngarkuar me punët e jashtme, Jürgen Hardt, çlirimi i Libisë është „çelësi për stabilizimin e mëtejshëm të Afrikës së Veriut dhe asaj Perëndimore. Nëse ia dalim ta orientojmë Libinë drejt një të ardhmeje paqësore, ky do të ishte një gur themeltar për të gjithë rajonin.”

Një aspekt i rëndësishëm është që të dy rivalët brenda Libisë Sarradsch dhe Haftar do të vijnë në Berlin dhe nëse ata do të takohen direkt mes tyre atje. Në takimin në Moskë të martën (14.01) me sa duket përballja direkte dështoi me refuzimin e Haftarit.

Ndërkaq gjatë një vizite të enjten në Libi, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas arriti një sukses në përpjekjet për armëpushimin në këtë vend: Gjenerali Haftar tha se so ta ruajë armëpushimin: „Pavarësisht se në fillim të javës nuk e nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, ai do ta respektojë atë”, tha ministri Maas pas bisedimeve në Bengasi me Haftarin.Po ashtu ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konferencën për Libinë në Berlin./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kopje e doktoraturës, tradhtitë bashkëshortore/ Cilat ishin anët e errëta të Martin Luter Kingut

Publikuar

-

Nga

“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i mençur amerikan. Dhe ai mund të jetë shkruar lehtësisht nga një avokat i të drejtave civile në vitet e turbullta 1960, që mund ta ketë njohur dhe të jetë zhgënjyer nga pastori Martin Luter King.

Për më shumë se 15 vite, gjatë pjesës më aktive të Lëvizjes për të Drejtat Civile në SHBA, Martin Luter King, u shfaq para kamerave dhe turmave si një shembull publik i “engjëjve” më të mirë të natyrës sonë njerëzore. Por në jetën private, King kishte një karakter shumë të ndryshëm.

Vjedhje e doktoraturës

Jeta publike e Martin Luter Kingut nisi në fillim të viteve 1950, me bojkotin që zezakët i bënë transportit publik në Montgomeri, Alabama. Në atë kohë ai ishte vetëm 26 vjeç, por njihej në mbarë SHBA-në për shkak të aktakuzës së tij të thjeshtë, por të shprehur në mënyrë elokuente të segregacionit që ekzistonte ende në jugun e vendit.

Kur njerëzit zbuluan se ky politikan i ri i rrugës, kishte edhe një doktoraturë në teologji nga Universiteti i Bostonit, fjalët e tij morën një peshë të re. Pra këtë here, ishte një njeri i arsimuar, ai që do të artikulonte atë që ishte ndoshta problemi themelor i Amerikës, dhe ta bënte këtë me një grup ekspertësh të historisë dhe shoqërisë.

Pra ishte CV-ja e tij ashtu si edhe çdo gjë tjetër, që e vendosën atë në krye të Lëvizjes për të Drejtat Civile. Por edhe kjo CV ka anët e saj të errëta. Që të quhet e vlefshme një doktoraturë, studenti i diplomuar duhet të trajtojnë një temë të veçantë studimorem në madhësinë e një libri të quajtur disertacion.

Kjo punë pritet të jetë një studim origjinal mbi atë fushë. Paneli shqyrtues e pranoi disertacionin e King në vitin 1955, që ishte një krahasim i koncepteve të Zotit në mendimin e Pol Tilih dhe Henri Vimanit, duke i dhënë atij titullin doktor. Por dekada më vonë, u zbulua se King kishte kopjuar paragrafë me shumicë nga burime të tjera, pa i cituar ato në disertacionin e tij.

Në qarqet akademike, ky akt quhet plagjiaturë, dhe është zakonisht i mjaftueshëm që titulli të hiqet. Një komitet i Universitetit të Bostonit u mblodh për ta shqyrtuar këtë çështje në vitin 1991, dhe zbuloi “probleme të rëndësishme me autorësinë” në atë disertacion. Por në fund, ai sugjeroi mos heqjen e doktoraturës për pastorin e ndjerë.

Gjithsesi, ata i bashkëngjitën asaj një letër me një përmbledhje të gjetjeve të tyre, e cila mbetet aty edhe sot e kësaj dite. King ndodhej nën një presion të madh kur e shkruajti atë disertacion. Angazhimi me Lëvizjen për të Drejtat Civile, nuk i linte shumë kohë të studionte.

Madje sipas atë Lerri H.Uilliams, që ishte qenë shoku më i ngushtë i King në vitet 1940, predikimi i tij i parë publik ishte gjithashtu një plagjiaturë. King e mbajti predikimin e tij në Kishën Baptiste Ebenezer në Atlanta, dhe siç u rrëfye më vonë Uilliams, ai kopjoi pjesë të mëdha të tij nga një predikim tjetër, i quajtur “Jeta është ajo që ju bëni” nga Herri Emerson Fosdik.

Studiues të tjerë kanë zbuluar se në librin e parë të King “Hapi i madh drejt lirisë”, ai kopjoi shumë paragrafë nga libra të ndryshëm pa i cituar ato. Irikonisht, shumica e fjalimeve dhe letrave publike të King, mbrohen aktualisht nga të drejtat e autorit. Përdorimi pa leje i ndonjërit prej tyre, mund të sjellë paditjen në gjykatë.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Si e përfituan nënshtetësinë angleze shtatë vrasës të rrezikshëm shqiptarë

LEXO EDHE:  Edhe Law në Londër

Tradhtitë bashkëshortore

King u martua me Koreta Skot në vitin 1953, dhe ata duket se kanë qenë të lumtur me njëri-tjetrin, deri në vdekjen e tij në vitin 1968. Besimi i përbashkët tek të drejtat civile, ndihmoi që martesa e tyre të mbetej e tillë. Por një element pak i njohur, ishte aftësia e Skot për të bërë një sy qorr ndaj lidhjeve panumërta jashtëmartesore që kishte King.

FBI nisi të përgjonte telefonatat e King në pranverën ose verën e vitit 1963, dhe më vonë vendosi përgjues edhe në dhomat e hoteleve ku ai qëndronte kur ishte në udhëtim. Në fillim, FBI ishte e shqetësuar për infiltrimin e komunistëve në grupin e King, për shkak të shoqërimit të tij me komunistët e njohur siç ishte Stenli Levison.

Por nga përgjimet, ajo që ra në sy nuk ishte komploti komunist, por marrëdhëniet seksuale me shumë gra që ai takoi gjatë udhëtimeve të tij. Në shumë raste, King kontaktoi shumë gra – të cilat duket se ishin një përzierje aktivistesh dhe prostitutash, që mund të jenë paguar me paratë e SCLC – pas fjalimeve që mbante. Ato varionin nga takimet e thjeshta, deri në orgji që përfshinin disa njerëz.

Fundi i dhunshëm

Ndoshta historia më e përfolur e marrëdhënieve të King me gra të tjera, vjen nga nata e fundit e jetës së tij. Në librin e tij të vitit 1989 mbi Lëvizjen për të Drejtat Civile, miku më i ngushtë i King, Ralf Abernati shkruan se pastori dhe disa miq u larguan nga kisha ku King mbajti fjalimin e tij të fundit, për të shkuar në një festë që po mbahej në një shtëpi.

Thuhet se ai u tërhoq në një dhomë gjumi me një vajzë të re, dhe nuk doli prej andej deri rreth orës 1 të mëngjesit. Më pas Abernati dhe King u larguan nga shtëpia së bashku, dhe u rikthyen në hotelin që kishin prenotuar, ku predikuesin e priste një juriste. King u zhduk sërish në një dhomë gjumi me gruan, ndërsa Abernati u shtri për të fjetur.

Rreth orës 8 të mëngjesit, King e zgjoi dhe i kërkoi ndihmë për t’u marrë me një grua të tretë, e cila sipas tij e kishte pritur gjatë gjithë natës, dhe ishte shumë e zemëruar. Abernati shkoi me King në dhomën e këtij të fundit, dhe ishte dëshmitar i një debati të ashpër, që shpejt degradoi në dhunë.

Në fund King e goditi gruan e panjohur emër aq fort sa ta rrëzonte në shtrat, dhe ajo u largua duke qarë pak çaste më vonë. Ishte 4 prilli i vitit 1968. Rreth 10 orë më vonë, pak pas orës 18:00 të pasdites, King doli në ballkon për pirë një cigare, ku u qëllua për vdekje nga një snajper./ Allthatsinteresting-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Putin do që të mbetet përjetë në pushtet, kjo gjë premton telashe për botën

Publikuar

-

Nga

Nga Luke McGee, “CNN”

* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheqjen të mërkurën, edhe analistët më të vjetër të Rusisë u kapën në befasi. Më herët gjatë ditës, presidenti Vladimir Putini kishte njoftuar planin e tij për të ndërmarrë disa reforma, që do ta bënin pasardhësin e tij një president më pak të fuqishëm, duke e rishpërndarë pushtetin në një mënyrë të tillë, që parlamenti dhe posti i kryeministrit rus të kenë një ndikim më të madh.

Ai i falenderoi zyrtarët e dorëhequr për shërbimin e tyre, por tha se “jo çdo gjë ka funksionuar”. Gjatë 2 viteve të fundit, popullariteti i Putinit ka pësuar një rënie, pjesërisht si pasojë e reformës jopopullore të pensioneve, dhe një ekonomie në stanjacion.

Ndërkohë, viti 2019 u shoqërua me protesta në rrugë për zgjedhjet lokale, kur opozita e fragmentuar e vendit, shprehu pakënaqësi ndaj presidentit dhe elitës qeverisëse, se kanë qëndruar në pushtet tej çdo kufizimi ligjor. Gjithsesi, ndërsa detajet e sakta të kësaj dorëheqje masive – të udhëhequr nga kryeministri aktual dhe ish-presidenti Dimitri Medvedev- janë ende të paqarta, ishte e qartë se kjo nuk ishte një formë proteste ndaj reformave të propozuara të Putinit.

Presidenti Vladimir Putin dhe kryeministri, Dmitry Medvedev  

Në deklaratën e tij të dorëheqjes së kabinetit qeveritar, Medvedev tha se po vepronte në mënyrë që t’ia lehtësonte jetën Putinit. Ai tha se presidenti “kishte prezantuar një numër ndryshimesh themelore në kushtetutë”, dhe se “në këtë kontekst, është e qartë se ne, si qeveri… duhet t’i ofrojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme, në funksion të tyre”.

Këto ndryshime, duket se janë një rishpërndarje e pushtetit, duke i dhënë parlamentit fuqinë për të emëruar kryeministrin, që më pas do të ndërtojë një kabinet qeveritar, i cili do të votohet nga parlamenti. Sipas fjalëve të Putinit:”Në këtë rast, presidenti do të jetë i detyruar t’i emërojë ata; pra ai nuk do të ketë të drejtë të refuzojë kandidaturat e miratuara nga parlamenti”.

Kushtetuta ruse e ndalon Putinin të rikandidojë si president në vitin 2024. Sidoqoftë, nuk ka asgjë që e ndalon atë të bëhet sërish kryeministër, si në vitin 2008, kur ai dhe Medvedev ndërruan rolet për 4 vjet. “Pikëpamja ime personale, është se kjo është një rrokadë midis Putinit dhe Medvedevit”- thotë Valeri Akimenko, një analist i vjetër i Rusisë, që aktualisht punon në Qendrën e Studimit të Konflikteve.

LEXO EDHE:  Premtimi i Bashës: Nuk do të lejojmë taksë në rrugën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Premtimi i Bashës: Nuk do të lejojmë taksë në rrugën Tiranë-Durrës

“Medvedev nuk është një figurë e pavarur, dhe nuk ka bërë asgjë kundër Putinit, gjatë kohës që ishte president. Siç ndodhi në vitin 2008, edhe kjo duket si një marrëveshje e ndërsjellë midis të dyve”- shton ai. Por jo të gjithë analistët, besojnë se është e pashmangshme që Putini të bëhet sërish kryeministër.

Oleg Ignatov nga Qendra për Politikën Aktuale, një think-tank me qendër në Moskë, tregon se Putini foli edhe për ndryshimin e rolit kushtetues të Këshillit Shtetëror të Rusisë, një organ këshillues për kreun e shtetit. “Ka zëra se Putini mund të udhëheqë Këshillin e ri Shtetëror, në vend se të bëhet sërish kryeministër. Në rast se ndodh kjo, ka gjasa që fjala e tij të jetë fjala e fundit. Ai nuk do të interesohet për detajer teknike, por gjithçka do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e tij”- tha Ignatov për CNN.

Edhe Akimenko bie dakord që ky lloj roli, mund të ishte në favor të Putinit. “Roli i ardhshëm i Këshillit të Shtetit, është aktualisht i papërcaktuar. Por ai mund të jetë një arbitër, çka do të thotë se kur ka një mosmarrëveshje, Këshilli i Shtetit mund të ketë fjalën e fundit”-mendon ai.

“Megjithatë, unë mendoj se Putini ka më shumë gjasa të bëhet sërish kryeministër”- thekson ai. Sido që të jetë rezultati, tashmë po shfaqet një narrativë e Putinit, që e konsolidon kontrollin e pushtetit të tij. Aleksei Navalni, udhëheqësi më aktiv i opozitës ruse, deklaroi në rrjetet sociale se “qëndrimi përjetë në pushtet, marrja në pronësi e një vendi të tërë, dhe përvetësimi i pasurisë për vete dhe miqtë e tij, është qëllimi i vetëm i Putinit dhe regjimit të tij”.

Duke ndërmarrë hapa të tillë për të forcuar kontrollin e tij, Putini po i dërgon gjithashtu një mesazh gjithë botës. Më shumë Putin në Rusi, do të thotë më shumë Putin në skenën ndërkombëtare. Dhe nëse vitet e fundit na kanë mësuar ndonjë gjë, kjo do të thotë një Rusi më të gatshme të veprojë si një rivale direkt për ndikim, në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-ja, duke hkaktuar më shumë “dhimbje koke” për Amerikën dhe aleatët e saj./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE